| E enjte, 06.03.2014, 08:44 PM |
ALPAZAR DHE MINISTRIA
Kritikë
NGA NEBI DRAGOTI
Sikur të shkonin punët si në vaj edhe ministri do të kishte më pak, edhe administratat e çdo ministrie do të ishin më të vogla, kështuqë do të paguhej më pak personel, por… edhe punë do të bëhej më shumë.Pra, puna ka rëndësi:sa e bën, si e bën, përse e bën, a bëhet në masën e duhur dhe si mund të jetë sa më e mirë kjo puna e kryer?Pra, do të ishte më mirë kështu, se sa të ketë fryrje burokratike punësimi fiktiv, ku të punësuarit do të shikojnë njëri-tjetrin, se kush punon dhe se kush është i tepërt apo dredh zinxhirin.Me këtë desha të them, se ka shumë material ku të ushqehet Alpazar, që është shfaqe e kalibrit kohor pluralist dhe që, aktualisht, e kërkon situata më shumë se kurrë .Nëpërmjet artit skenik, nëpërmjet fjalës plot kolorit, humorit, sarkazmës goditëse, tehut të mprehtë satirik lozet duke e marrë materialin nga jeta, që është bërë në këto vite si një pazar i keq, kuptimi i së cilës materializohet në Alpazar me drejtues të talentuarin Agron Llakaj.Kjo shfaqe televizive, edhe pse për nga numri i aktorëve është i vogël, është bërë për publikun shfaqja më e dashur që pritet me padurim në ekranin e televizorit Vizion Plus.Bagazhi artistik që i serviret teleshikuesit është meritë e trupës aktoriale, në përgjithësi, dhe, në veçanti, e drejtuesit Llakaj.Ka aktor potencial si Behar Merja, si Aja me emrin e dashur të personazhit skenik e të tjerë, që rrisin popullaritetin e Alpazar-it.Nëpërmjet seriozitetit e lëvizjeve plastike në Alpazar të kënaq edhe trupa e baletit drejtuar me mjeshtri nga Elton Merja.Brenda gjithë kësaj trupe modeste ka talente që janë të rinjë, që nuk kanë bërë emër, por me punën e tyre pasionante duke u stërvitur, këta do të arrijnë personalitetin prej artisti të kompletuar.E them të kompletuar, sepse aktori duhet të pajisi veten e tij për të interpretuar shumë role prej artisti dhe asnjëherë nuk duhet të kënaqet vetëm duke qënë këngëtar, ose vetëm duke qënë personazh komik a pantonimik, ose valltar etj.Në skenën e shfaqes duhet të jesh i aftë për të lozur gjithë zhanret e skenës.Pra, duhet jo vetëm plastika trupore, por edhe ajo zanore, siç duhet gjuha e kuptueshme për të realizuar objektivin, që kërkohet të përcillet tek spektatori.Pra, nuk është mirë të dalësh në skenë vetëm me të njëjtin profil strikt, sepse bëhesh monoton dhe i mërzitshëm, sepse skena kërkon risi profilesh në të gjitha drejtimet.Pra, për mendimin tim kjo, nuk duhet vetëm një profil i ngurosur aktorial siç edhe shihet shpesh.Shmangia nga zhurmat e kota duhet të jetë detyrë e përhershme.Kështu duhet kuptuar edhe krijimi i individualitetit.Ky individualitet duhet të jetë sa më i zhdërvjellët.Përsa i takon materialit të shfaqes duhet të jetë i parapërgatitur dhe i mirëmenduar që të godasi në shenjë, sigurisht, që të bëjë kështu efektin e duhur.Vetë shoqëria ka problematika të ndryshme, pra , edhe materiali duhet të rroki gamën më të gjërë të këtyre shqetësimeve të shoqërisë.Nuk duhet që ky kënd tematik të jetë i ngushtë dhe të fokusohet më shumë vetëm tek politika, siç bëhet hera-herës, madje, edhe stërzgjatet me monologje në kohën e interpreimit skenik.Dëgjojmë aq shumë politikë, flasim aq shumë për politikën, shkruajmë aq shumë për politikën, jemi mërzitur aq shumë me politikën;në majë të hundës na ka ardhur dhe na vjen inat, kur politikanët nuk mësojnë prej verejtjeve e sygjerimeve tona, por mbyllin veshët dhe sytë.Atëherë, na mbetet që, të qeshim me të madhe me qëndrimin e tyre!Prandaj, edhe skena e Alpazar-it me interpretimet që bën, duhet të jetë më konçize, më e saktë, më goditëse, më e matur, më e sinqertë në lokuencën e fjalës.Në aspektin politik, më pozitivja e Alpazar-it, është se qëndron i paanshëm dhe sarkazon atje ku shfaqen dukuritë negative.Misioni i Alpazar-it është shtysë për të ecur përpara edhe politika , edhe shoqëria.-Mirë mirë, por kujt ia thua këto? do të thotë dikush.E, megjithatë, , kjo trup aktorësh bën detyrën e vet, që, me të vërtetë quhet mision fisnik e atdhetar.Aktivizimi në këtë shfaqe edhe i talenteve të shumta nga rrethet me gjinitë e shumëllojshmërisë së artit duhet vlerësuar në maksimum.Ky aktivizim është dashamirës dhe detyrë e nismës vullnetare të Alpazar-it.Shtimi i këtij aktiviteti e bën më të larmishëm, i shton freskinë, i rrit vlerat Alpazar-it edhe në prizmin mbarëkombëtar.Ka stacione anësore televizive, që bëjnë zhargon humori duke përdorur një gjuhë amorale, se, gjoja , kështu bëhet për të qeshur teleshikuesi.Në këtë aspekt, është një kënd tepër i ngushtë shikimi dhe llogjike.Këta stacione dëmtojnë moralin, karakterin njerëzor të shqiptarit dhe me gjuhën që përdorin bëhen tejet bajat.Vlen të përmendet, se edhe humori popullor ka në thelb moralin, kulturën, edukimin prej të cilit duhet mësuar.Këta stacione përfitojnë në mënyrë abuzive, se, meqë jemi në pluralizëm, gojën mund ta bësh edhe b…Kjo nuk është kulturë me vlerë pozitive, që i serviret aq më tepër çdo moshe.Nuk janë këto kategoritë pozitive të fjalëve të shqipes, sepse dalim, pastaj, tek të bërit humor për humor.Aktorët që merren me këto zhargone tregohen mediokërr, të varfër dhe nuk e kuptojnë ç’rol dhe efekt ka arti në shoqëri.Këta stacione janë shumë larg nga të bërit humor me përmbajtje pozitive, janë shumë larg nga të qënit rrezatues kulture.Ministria e Kulturës, optika e së cilës është shumë e ngushtë, duhet të shtojë aktivitetin, ta zgjerojë atë dhe të jetë shumë më aktive.Në këtë tranzicion ne nuk kemi patur Ministri Kulture që të luaj plotësisht funksionin e vet në pozicionin e vet qeverisës.Ajo nuk ka shikuar larg, nuk e shikon detyrën si gjithëpërfshirëse në mbështetje dhe inkurajim të të gjitha arteve tona në gjithë hapsirën etnike ku jetojnë shqiptarët.Kjo nuk duhet të përqëndrohet vetëm tek mirëmbajtja dhe restaurimi i monumenteve të kulturës, por të kujdeset, të ndjeki hap pas hapi zhvillimin e të gjitha kulturave të artit shqiptar.Në këtë aspekt kemi minuse të mëdhaja që janë të pafalshme.Të gjitha artet(edhe ajo vegla e klarinetës apo muzika popullore e gjithë trevave etj.etj.)janë kultura e Shqipërisë, janë identiteti ynë.Nëpër skena duhet të gëlojnë përditë e më shumë.(Na ka shurdhuar së tepërmi muzika e huaj, sa na duket vetja sikur jemi në një shtet tjetër!?).Politika e jonë, në gjithë këtë tranzicion, e ka humbur toruan, e ka harruar se ç’forcë ka arti.Ministria e Kulturës ka për detyrë të drejtojë, të ndërhyjë atje ku dëmtohet, të inkurajojë, të vlerësojë, të investojë, të përdori edhe stimulantë vlerash monetare për t’i nxitur talentet në fushat e artit, që këto të bëjnë veç përpara.Djersa e artistit nuk vlerësohet aspak.Nuk jipet nga kjo ministri qoftë edhe një copë letër falenderimi.Pra, shkurt e qart duhet të ndjehet dora e shtetit në çdo kohë, në çdo pushtetmbajtje politike, qoftë majtas a djathtas qoftë.Mbyllja e gazetës Drita qe gabimi më i madh, që u bë nga politika e pushtetmbajtësve djathtistë.Ridalja e gazetës Drita duhet të jetë në varësi të kësaj ministrie që duhet të punojë akoma më shumë për Rilindjen.Kjo duhet të organizojë e të nxisi aktivitetet artistike në fushën e letërsisë, pikturës, muzikës etj.etj. se kështu ajo do të jetë në funksion të drejtimit shtetëror, që e ka për detyrë.Por, kjo, nuk do të thotë që arti të vihet në shërbim të një politike.Arti i takon kombit.Arti duhet të ruaj me konseguencë idetë e shëndosha dhe ngjyrat e shumta pluraliste, por, ama, pa kaluar caqet e etikës që përkojnë me shijet njerëzore.Duhet të ruaj liritë dhe të vejë në zbatim të drejtat e autorit, që janë shkelur dhe nuk respektohen, edhe pse, hera-herës, vetëm është folur për këto të drejta.Sa mirë do të ishte të fokusohej dhe realizohej shikimi vizionar i programuar në lëmin e kulturës për të patur një të vetme Ministri Kulture Shqipëri-Kosovë! Ky është edhe objektivi madhor i Qeverisë së Rilindjes.Vendet e tjera harxhojnë shuma marramendëse për kulturën.Kultura është ushqim vlerash ideore e shijesh dhe ndikon direkt për të patur gjendjen social-politike të shëndetshme dhe të qetë.