| E enjte, 06.03.2014, 07:48 PM |
Xhevahir
Cirongu
Emrin e ka nënë
Hapësirës së qiellit pashë yjet
Pastaj, si gonxhe zambaku të bardhë,
Udhës së qumështit, diku ata ndaluan.
Atje gjetën zemrën e nënës
Me dashuri derdha si petalet
Kujtimet e lotët si ujvarë.
Ndriçon loti im si ylli polar
Nënën kërkon çdo ditë në thërmija dheu,
Kaluanë vitet e loti u bë ar
Me dashuri puthi yllin në qiell
Se ai si nëna i ngjau.
Ah, kjo botë pa nënën se si qënka
E veshur me fustan akull të antraktidës,
Të gjitha fjalët heshtin si statuja
Dhe shkrihen si meteorët në hapsirë
Nga fjala e zjarrtë që emrin e ka nënë!
Durrës, shkurt 2014