Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Antivdekja

| E enjte, 06.03.2014, 07:42 PM |


Luan Kalana

 

ANTIVDEKJA

 

Pranvera perëndeshë vjen e ikën,

lulet bukuritë, ngrohtësinë,të gjtha,

edhe vellon ia le pa tapi vjeshtës,

me frutat e arta dhe ajo ikën e s'vjen,

po kurrë s'vdes !

 

Vjen dimri me qyrkun e bardhë serbes,

një vit mplaket,thinjet e me mjekër,

një djalë  i ri me vrap vjen,

a thua se çdo gjë vdes ?!

 

Njeriu lind,

një mrekulli vjen,

bebja qan ,

vdekja pas e ndjek,

shtohet  si  një zgjoj bletësh,

gumzhin një jetë me këngë,

gatuan nektarin e bën mjaltë,

qan e qesh,lotë e buzagas,

vjen një ditë e ikën ters,

mos thuaj vdes.

 

Kthehu njeherë mbrapa kur ec,

një hije të ndjek pas,

e ke parë o Njeri,

ti largohesh ajo të ndjek,

vdekja të kërkon,s'të braktis,

ti o Njeri e di,

por s'do t'ia dish.

 

Dashuria e vetmja shpresë,

ajo lind me njerine,

s'eshte hije,ri ne zemer,

ti zgjat ditet,kur vjen.

 

Vdekja çdo orë të troket,

ti mos ia hap derën,

mos i dëgjo zërat,

besimi çelësi sekret.

 

Kur njeriu ikën në qiell,

jeta flijohet në shpirt,

është vetëm një kthes,

ti o Njeri do të rosh,

dashuria kurrë s'vdes.