| E merkure, 05.03.2014, 08:55 PM |
Koha e
Nga Kastriot Myftaraj
Qeveria e re socialiste e Edi Ramës kërkon qartësisht që t’ ia kalojë shërbimit të fshehtë të vendit (SHISH) përgjegjësinë institucionale për valën e atentateve me dinamit që ka përfshirë Shqipërinë që prej katër muajsh. Për këtë qëllim ishte thirrur sot për të raportuar në Komisionin e Kuvendit për Sigurinë Kombëtare drejtori i SHISH, Visho Ajazi. Ironia e madhe në këtë situatë është se atentati më spektakolar me shpërthim që ka ndodhur në historinë e Shqipërisë dhe që është ende krejt i pazbuluar, i përket kohës kur në krye të SHISH ishte Bahri Shaqiri, i emëruar në kohën që PS ishte ende në pushtet, në 2005. Bahri Shaqiri, i cili e mbajti këtë detyrë edhe gjatë shtatë viteve kur PD ishte në pushtet, deri në gusht 2012, u mbrojt fort nga PS e Edi Ramës gjatë gjithë kësaj kohe, kur PD donte ta shkarkonte nga detyra.
Kur ndodhi shpërthimi i Gërdecit në Shqipëri, në 2008, SHISH i drejtuar nga Bahri Shaqiri tregoi një mungesë të qartë dëshire për të hetuar seriozisht në pistën e atentatit terrorist. Është e vërtetë se në Gërdec ishte ngritur një skemë abuzimi dhe korrupsioni qeveritare, për këtë gjë nuk ka dyshim. Por vetë shpërthimi, për nga mënyra si ndodhi dhe koha kur ndodhi ishte një akt i qartë terrorist, i kamufluar si një incident. Kur hetohen akte terroriste të kamufluara si incidente, kqyren me vëmendje të gjitha aspektet e ngjarjes, duke përfshirë edhe kohën se kur ka ndodhur ngjarja. Kohëndodhja përbën një aspekt të rëndësishëm të një akti terrorist. Atentatet e 11 shtatorit 2001 në SHBA nuk ndodhën rastësisht në përvjetorin e ditës kur Presidenti Bush sr., kishte mbajtur fjalimin e famshëm për Rendin e Ri Botëror. Presidenti Bush sr. e pati mbajtur këtë fjalim në 11 shtator 1990. Dhe pikërisht në vitin e parë në detyrë të djalit të tij, Presidentit Bush junior, ndodhën atentatet e 11 shtatorit 2001. A mund të besohet se kjo është një coincidence? Rendin e Ri Botëror për të cilin foli Presidenti Bush sr. në 11 shtator 1990 nuk e donte jo vetëm Al-Qaeda, por as fuqi të tjera të mëdha si Rusia dhe Kina, të cilat duhet t’ i kenë dhënë ndihmë të tërthortë Al-Qaeda-s për të kryer atentatet. Si Rusia, ashtu dhe Kina donin shumë që SHBA të merrte një goditje të fortë në territorin e saj, për të marrë fund miti i paprekshmërisë së territorit kontinetal amerikan. Por SHBA nuk parapëlqeu që të bënte të ditur të dhënat e plota që kishte për shtetet e huaja që kishin asistuar Al-Qaedën, se atëherë duhet të hynte në një luftë botërore me dy fuqi të mëdha bërthamore. Për më tepër që SHBA ishte e vetëdijshme se si Rusisë, ashtu dhe Kinës, u kishte borxhe të mëdha, nga pikëpamja e Realpolitik, me ndërhyrje amerikane në këto vende.
Shpërthimi
i Gërdecit ndodhi në 15 mars, një ditë kjo me një simbolikë të veçantë në
marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Në 15 mars 1991 u nënshkrua në
Një nga librat më të mirë për konfliktin gjeopolitik mes SHBA dhe Rusisë në vitin 2008 është ai me titull “A little war that shook the world: Georgia, Russia, and the future of the West”, me autor Ronald D. Asmus, i cili ka qenë Asistent për Çështjet Europiane i Sekretares së Departamentit të Shtetit, Madeleine Albright, në kohën e Presidencës së Clintonit. Në këtë libër tregohet me hollësi gjithë kronologjia e përplasjes gjeopolitike ruso-amerikane në vitin 2008, që para mbledhjes së nivelit të lartë të NATO-s të prillit të atij viti e më tutje. Në kontekstin e fakteve që jepen në këtë libër, është e qartë se shpërthimit i Gërdecit ishte një atentat i sponsorizuar nga shërbimi i fshehtë rus, ndoshta edhe me asistencën e shërbimeve të vendeve të tjera.
Ajo që të bën përshtypje në çështjen e shpërthimit të Gërdecit është se si Prokurorja e Përgjithshme e kohës, Ina Rama, ashtu dhe drejtori i SHISH i kohës, Bahri Shaqiri, qenë të dy shumë të interesuar që shpërthimi i Gërdecit të konsiderohej një incident i ardhur nga abuzimet me detyrën të zyrtarëve përgjegjës. Unë kam përshtypjen se çelësi për të kuptuar valën e shpërthimeve me dinamit që ka përfshirë tani Shqipërinë, është pikërisht te shpërthimi i Gërdecit. Opozita e kohës kur ndodhi shpërthimi i Gërdecit, që sot është në pushtet, e vinte në lojë qeverinë e kohës, që ishte e PD (sot në opozitë), sa herë që qeveria e asaj kohe përpiqej ta paraqiste shpërthimin e Gërdecit si akt terrorist. Dhe çuditërisht sot Qeveria “Rama” kërkon t’ i quajë si akte terroriste atentatet me dinamit që kryhen për motive ordinere. Është e vërtetë se Qeveria “Berisha” dikur kërkonte ta paraqiste shpërthimin e Gërdecit si akt terrorist për të mbuluar përgjegjësinë e saj, por edhe që të mohohet atentati terrorist se kjo i konvenonte Berishës, do të thotë që të mohohet e vërteta e ngjarjes.
Nëse do të ketë një angazhim të SHISH për të hetuar shpërthimet me dinamit në vendin tonë, ky hetim duhet të përfshijë domosdoshmërisht edhe shpërthimin e Gërdecit, se nga ai do të dalin shumë pista interesante edhe për ngjarjet e fundit. Sot është shumë e thjeshtë të bëhet ky hetim. Rëndësia dhe serioziteti i ngjarjes së Gërdecit është e tillë që është e justifikueshme të veprohet ashtu siç veproi Prokuroria e Përgjithshme të nesërmen e 21 janarit 2011 kur lëshoi urdhra ndalimi për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës. Edhe tani duhet të lëshohen fillimisht urdhra ndalimi si persona që kanë lidhje me hetimin për gjithë zinxhirin zyrtarëve të Prokurorisë së Përgjitshme dhe SHISH, të cilët hetuan për shpërthimin e Gërdecit. Ata duhet të vihen para zgjedhjes, që ose të pranojnë të bashkëpunojnë me hetimet, duke treguar se për llogari të kujt nuk morën parasysh të dhënat dhe provat që tregonin se shpërthimi i Gërdecit ishte një akt terrorist, ose të arrestohen me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe bashkëpunimit për fshehjen e autorësisë së një akti terrorist.
Ky mund
të duket një qëndrim radikal, por në kohën e sotme, kur Rusia ka nisur një
ofensivë gjeopolitike, këto masa radikale janë të domosdoshme, se shpërthimi i
Gërdecit tregon që sa herë Rusia preket në atë që e quan si sfera e saj e
natyrshme e ndikimit, në kufijtë e saj, reagon në hallkat më të dobëta të
NATO-s, dhe një prej tyre është Shqipëria. Pra, do të kemi përsëri goditje ruse
në Shqipëri. Këtë gjë duhet ta kuptojë mirë edhe stacioni i
Ata që duan të kryqëzojnë Visho Ajazin për valën e shpërthimeve me dinamit, dhe të harrojnë përgjegjësinë e Bahri Shaqirit për Gërdecin, në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse zbulojnë se thjesht duan ta përdorin për agjendën e tyre kaosin që shkaktuan në vend me teorinë e tyre se duhet të bashkohemi me të gjithë qelbësirat për të rrëzuar Saliun. Ata vërtet erdhën në pushtet me një milion votat e bëra me ndihmën e të gjithë qelbësirave që ka ky vend, sipas sloganit “Qelbësira të gjithë Shqipërisë bashkohuni! Vendi i grumbullimit oborri i Partisë Socialiste”, tani kanë humbur kontrollin mbi qelbësirat, të cilat mendojnë se kanë të drejtë të përfitojnë çfarë të duan për kontributin në fitoren e zgjedhjeve të vitit të kaluar. Jo më kot, tezën se opozita e drejtuar nga Edi Rama duhet të bashkohej me të gjithë qelbësirat për të rrëzuar Saliun nga pushteti, e shpalli anëtari i bordit të Fondacionit “Soros”, Mustafa Nano, dhe nga kjo tezë doli qeveria e sotme që është Çeta Plakë e Sorosit.
Tani që
Mustafa Nano e hodhi këtë tezë dhe ajo funksionoi a mund të shkojë të pyesë Edi
Ramën, Saimir Tahirin dhe Artan Didin se djali i cilit politikan të lartë të
mazhorancës së një milionë votave, banonte në pallatin ku jetonte me qera në
Tiranë i arrestuari më i bujshëm për atentatet me dinamit, Julian Sinanaj?
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, kur analizoi në një dalje televizive
shpërthimin në një shtyllë të tensionit të lartë në Milot, tha se ai nuk beson
te koincidencat. Kjo do të thoshte sipas Tahirit, se fakti që te shtylla u
gjend një pankartë me parulla kundër rritjes së çmimit të naftës dhe taksave,
të çon te përfundimi se ky akt terrorist është i frymëzuar nga opozita, e cila
një ditë më parë kishte folur në parlament kundër rritjes së çmimit të naftës
dhe taksave. Kështu na
Në Shqipëri gjendja e rendit publik ka dalë jashtë kontrollit për arsye se për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar përgjegjës për rendin publik janë dy burra si ministry Saimir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, të cilët kanë dëshirë të madhe të jenë burra me mustaqe, por janë bërë qesharakë se natyra nuk u ka dhënë mundësi të kenë më tepër se mustaqe prej miu. Këta dy mustaqeminj me origjinë nga Tepelena, turpërojnë edhe Tepelenën e cila ka nxjerrë burra me mustaqe të famshme, si Ali Pashë Tepelena, të cilin udhëtarët e huaj të famshmë, me talent piktori e kanë paraqitur me mustaqer dhe mjekër të bollshme. Tepelena ka patur edhe burra me mustaqe të famshme të mëdha, si Tafil Buzi, i cili vetëm me mustaqet e tij i tmerronte turqit, prandaj populli i ka kënduar: “Tafil Buz mustaqeziu,/ në dorë palla ç’ u ngriu!”
Si mund
të pretendojnë Saimir Tahiri dhe Artan Didi se kanë një Polici me drejtues
profesionistë, kur në komunikatat zyrtare të Policisë së Shtetit për
shpërthimet me dinamit, nuk përdoret emërtimi profesional i lëndës plasëse që
është Trinitrotoluene (akronimi: