Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Nëngurra: Dhurata e Zotit

| E premte, 07.03.2014, 09:05 PM |


DHURATA E ZOTIT PER NANË SHKURTEN E BABË SADIKUN

Nga Selim M. Nengurra

Fshati Gri i Tropojës me 08 Mars 1949 ndëgjojë krisëm mauzerri  dhe jehonen e zanit të Malësorit, ... O ndegjoni ore, Sadik Selmanit i lindi djalë ....oooheeheheheee.

Jehona e onomatopeja e zanit shkonte e perplaseej nga shpati në shpat tue ushtue nëpër tanë Grin, Geg-Hysenin, Torpojën dhe Malësin e Gjakovës.

Nji za fëmije që Zoti e solli në jetë me piskamat e ti thue se prishi qetësinë e heshtjes së pritjes të Sadik Selmanit se çka i ka dhurue Zoti .

Djalë i thanë Sadikut dhe fëtyra e këti burri malësor u mbulue nga nji buzqeshje e ambël. U gëzue shumë atë dit babë Sadik Selmani sikur ta kishte parandje se ati i lindi nji kreshnik, nji poet e nji njeri me plotë njerzi që do bahet i njoftun per të gjitha trojet shqiptare.

Andaj me plot arsye kërciti edhe mauzeri dhe jehoj zani gjithandej,  Sadik Selmanit i fali Zoti djalë. Zeqir ja lan emnin.

Sot pas 65 vjetve, Zeqir Sadiku si djalë i ri atje në Amerikë në Nju Xhersi, jeton e punon bashk me zonjën e ti Sabrien dhe padyshim se zonja Sabrie i ka pregaditë nji torte urimi per Ditlindjen të dashurit të saj Zeqirit.

Meqë mu me ndan largësia e madhe nga kusha im Zeqiri vendosa që kështu simbolikisht per ditlindjen e Ti  ti shkruej këtë urim dhe po i thamë;  Urime Zeqir vëllau, i bafsh 120 vjet, me shendet, me gëzime, me suksese jetësore e profesionale dhe gjitha të mirat që ti ja dëshron vetvetës tande.

Nana Shkurtë ( pastë ndjesë ) ka qenë e lumtun sepse Zoti asaj i fali dhuraten ma të mirë per 8 marsin, të fali Ty dhe ja sot neve miq e shok të kemi kolegë e mik.

Ti ishe per nanën Shkurtë dhurata ma e mirë. Jo shumë gra në botë kan pas dhurata të tilla nga Zoti per diten e grave.

Të paqim sa Alpet tona shqiptare.

Me respekt

Selim M. Nengurra

Sarpsborg

Norvegji