Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fazli Maloku: Letër e Hapur Këshillit të Evropës

| E merkure, 05.03.2014, 09:04 PM |


Letër e Hapur Këshillit të Evropës

Evropë, Shqiptarët dhe Kosova e pritën dorën tënde, jo shqelmin tënd!!

Nga Fazli Maloku, Prishtinë

Për më shumë se një shekull, më sakt që nga viti 1913-të, kur në Konferencën e Londrës, pra me vendimin e saj, Shqipëria dhe Shqiptarët morren  "shqelmin e parë"mga ti Evropë, sepse me tehun e shpatës preve gjymtyrët jetike të Shqipërisë, duke lënë jashtë teritorit të saj krahinat më të plleshme e më të pasura: Kosovën e Çamërinë, e kjo ishte jo më pak se gjysma e Tokës dhe e popullit të Shqipërisë, për ti kënaqur orekset grabitçare të shteteve fqinje: Serbisë, Greqisë e Malit Të Zi! Një shekull luftë e pandërprerë e shqiptarëve për Çlirim e Bashkim Kombëtar. Rrodhen lumenj gjaku në trojet Arbënore nga luftëtarët e lirisë, por hiletë tua bënë që kjo të mos realizohet deri më sot. Me Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-Dalëzotëses së Atdheut, por edhe me ndihmën e Aviacionit Të Natos, Kosova e fitoi Lirinë. Te Shqiptarët u kthye shpresa e humbur se më në fund Evropa, gjegjësisht Qeveritë dhe Diplomacia jote, do të bëj "korrigjimin e historisë"për padrejtësinë që ua bëre Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Por kjo deri më sot nuk ndodhi! Pas luftës së shenjt të UÇK-së, Ti Evropë, nuk pate vullnetin ta pranosh Shtetin e Ri të Kosovës, në mënyrë që të trasohet rruga për Bashkimin Kombëtar. Jo vetëm kaq, por dërgove në Kosovë struktura ndër më kompromitueset: Unmikun dhe Euleksin, me detyra ekzekutive dhe kësisoj ngulfate të gjitha Institucionet e Kosovës në të gjitha fushat. Njëra nga detyrat parësore të tyre ishte, "minimizimi për aq sa të ket mundësi i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e sidomos Drejtuesëve të saj, duke inskenuar akuza e duke kërkuar fajësi për gjoja "krimet e luftës", me një fjalë duke akuzuar për krime lufte çlirimtarët, ata që sollën lirinë dhe çliruan vendin, ata që shpetuan qindramijëra jetë-popullatë civile, nga ushtarët. policët e paramilitarët fashistë serbianë!! Çlirimtarët, të cilët populli i dinte për Heronjë të gjallë si Ramush Haradinaj , Fatmir Limaj me shokë, ju, në bashkëpunim me Serbinë Fashiste, krijuat dosje të rrejshme në Gjykatën e Hagës e gjykata të tjera, derisa ju doli tërsisht boja dhe u turpëruat para Botës Demokratike, sepse këta çlirimtarë në mungesë të fakteve Gjykata i shpalli të pafajshëm, por i mbajti me vite në burg. Prokurorët dhe Gjykatësit tu Evropë edhe sot e kësaj dite i lanë të lirë kriminelët e Millosheviqit dhe të Serbisë Fashiste, jo vetëm në territorin e Serbisë, por ata sot lëvizin lirshëm edhe në gjithë territorin e Kosovës, bile tani në ditët e fundit po zën vende kyqe edhe në strukturat serbiane që veprojnë në Kosovë. E gjithë kjo bëhet me "reçetat" e juaja të cilat me përpikëri i zbatojnë ata shqiptarë mjeranë, të cilët e shitën bythen për kolltuqe e për tu pasuruar me djerësen dhe paranë e pasurinë e popullit të vet. Evropë, ti solle "specialitat"më të "mirë" që i pate, i vendose në vende kyqe me detyra ekzekutive, në të gjitha fushat: në ekonomi, në gjygjësi, në politikë, në arsim, në shëndetësi... dhe sollën vetëm varfëri, skamje e mjerim duke e sjellur popullin shqiptar të Kosovës në prag të një lufte civile. Ekonomia e Kosovës është shkatërruar tërësisht. U shitën po thuaj të gjitha fabrikat me të vetmin qëllim që ato të mos funksionojnë më kurrë! Sot në Kosovë mbretëron skamja, korrupcioni, hajnia, prostitucioni, analfabetizmi me diploma e tituj, shëndetësia në kolaps dhe e mjerueshme. Me një fjalë nuk hetohet dora e shtetit. Sot Kosova është i vetmi shtet në Evropë në terrin e plotë dhe vrima e zezë e saj. Vetëm shqiptarët nuk lejohen të lëvizin lirshëm në Evropë!! Edhe pse Evropa është këmbëkryq në Kosovë. Pas çlirimit të Kosovës nga dalëzotësja-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjithçka na u imponua: Flamuri i Kosovës, Kushtetuta e Ahtisarit, e cila përmes strukturave serbe e ka futur Serbinë në zemër të Kosovës, Kosova quhet "Shpopulli shqiptarë është shumicë apsolute me mbi 90% të gjithë popullatës. Evropë, çelsin e vendimeve të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës e le në duartë e Deputetëve serbë pakicë! Evropë, ju në vend që ta dënoni Serbinë fashiste, gjenocidiale, kriminele ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, ju e shpërblyet së fundmi edhe me kandidaturën për Këshillin e Evropës! Evropë, largoje shqelmin ndaj Kosovës dhe Shqiptarëve dhe në vend të shqelmit shtrija dorën si nëna fëmijës! Dhe mos harro se shqiptarët nuk janë më të shekullit XIX dhe të shekullit XX. Rruga e shqiptarëve është integrimi, në rend të parë ai shqiptar dhe pastaj edhe integrimi europian. Rruga e shqiptarëve është si rrjedha e lumit. E pastër si loti. E drejtë univerzale dhe e pandalshme. Prandaj,  kthjellu Evropë nga gjumi shekullor dhe ldiru një herë e përgjithmonë nga turpi ndaj Shqipërisë e Shqiptarëve .