| E diele, 02.03.2014, 07:30 PM |
Antika e jonë dhe vjedhja e saj
nga serbët!
Nga Fahri Xharra
Luis Benlou, Studiues Francez, “La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877. “Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra ajo është gjuhë shqipe. Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”. (Halis quhej një lum në lindje të Azisë së Vogël).
A. Vasiliev, Autor i vëllimeve të shumta për Perandorinë Bizantine, “E vërteta është se edhe sot e kësaj dite shumica e ishullit ARQIPELAG dhe gati e gjithë ATIKA deri në ATHINË janë SHQIPTARE”.
Padashtas
, më vjen një pyetje: Pse ky ndryshim në
mes të serbeve dhe nesh ? Deri sa ata mundohen me rrenat e tyre të
certifikohen edhe në historinë e vjetër ,
deri sa ata nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë Ë të kalarën “ e tyre (!), , deri
sa ata nuk lënë histori pa u futur në te
dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë
shekuj para se të kishin lindur ; ne shqiptarët, edhe pse më të herëshmit në
këto toka, me ndihmën e disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve
tanë e kërkojmë certifikatën tonë të lindjes
dhe mundohemi të bindim edhe botën se kemi lindur, jo ma herët se ardhja
e osmalive në këto anë. A nuk është ky
një tentim zhburrërimi i një të kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe t`a
quajme vehten kaotikë të historisë.?
Gënjeshtrën nuk e kemi hak e as që na nevojitet, se ne i kemi faktet dhe provat të cilat e trondisin botën e sinqertë. shkrimi nuk mëton të jetë studim historik ; por vetëm një kënd tjetër i vështrimit të pafytyrësise serbe në vjedhjen e historisë sonë.
“Asnjë
popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e
perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. “”. (Johan Tunman, 1774,
E pse ishim të pannjohur ;edhe pse jemi populli kryesor, i lashtë, i rëndësishëm dhe se çdo historian ( jo serb, jo grek jo turk) na njifte dhe me historinë tonë e plotësonte zbrazëtin e madhe në historinë e vjetër të Europës.?
Ne ishim
të nënshtruar, ne ishim fatkeq
ne ishim të pa fuqishëm, dhe historianët ( serbët, grekët dhe dashamirët
e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëëllimshëm)) shpesh ishin aq të padrejtë, sa
terësia e jonë historike u
copëtua në copëza të pa përfillëshme.
Një shkrim në një gazetë zvicërane (2008) paska pas shkruar se Libri i Oliver Shmitit per Skënderbeun paska pas ngjallur zemërim tek shqiptarët . Jo nuk ka ngjallur zemërim, por ka ngjallur kundërshti ndaj shkrimeve të asaj historijeje të porositur, që nuk i jep lavd asnjë shkencëtari të shkencave historike. Edhe ne shqiptarët, i kemi historianët tonë edhe ne dijmë kur të “ zemrohemi.”
Për përshkrimin e ndërgjegjëshëm të
pandërgjegjshërisë serbe në trillimet e saja në historinë e saj i morra për
analizë (zbërthim) tri libra të cilat të japin një ide të vërtetë se deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e
vetvetës ( sllavizmit- serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer's Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for
the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të
Roberto Salinas Price-it; “O
trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano –sllav) të Branko
Vukosiqit (Ish ambasador i Serbise në Meksikë ) dhe “„Montenegro– Cradle of
Homer” (
Është për t`u vajtuar guximi i pafytyrë i historiogarfisë serbe në këmbëngulësinë e saj në një përvetësim
të një historije të gjatë mijëra vjeqare; e vaji duhet të jetë edhe më i madh që historiografia shqiptare heshtë dhe nuk gjen mjete as materiale e as morale që me fakte e dhe dokumnete t‘i kundërvihet asaj. Bota i beson vetëm librit ; e ne atë nuk e kemi se jemi zhytur në thellësinë e një vetngulfatjeje nga e cila po e kemi vështirë të dalim.
“Disa
autorë e cekin sa Shqiptarët ( Albanci) kane ardhur nga krahina me te njejtin emër (
Autori i lartëpërmnedur e mbronë qëndrimin se Troja dhe dhe tokat e Trojës janë në Ballkan ( qendrimi i Jusuf Buxhovit, gjithashtu) por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav, duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thot se Troja është në Luginën e Neretvës, vendi i quajtur Gabela, por duke shkuar edhe më largë: Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër(?). Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872, kur historiani serb Milosh S.Milojeviq në faqën 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872) “thot se trojanët ishin serb”. E bukur kjo, apo jo ?
A nuk është një guxim i madh i serbëve që vetën ta quajnë trojan;kurse ne, vetës ia mohojmë të kaluarën tonë. ?
Novak Andesiliq në librin e tij: “ Mali i Zi, djepi i Homerit, Gjuha trojane është sllave” shkruan: “ Autori Straboni ne librin e tij “Gjeografia” shkruan se Ilirët, Eporotët dhe Maqedonasit e flasin të njejtën gjuhë.duke qenë se Frigasit jetonin në mes të këtij trekëndëshi, e logjikshme është se eddhe gjuha e tyre ishte ilire, ne të të njejtën kohë maqedone dje epirote. Historiani i shek XIX-të, Xhon Kembel shkruan: ” Në perëndim të Maqedonisë jetonin Dardanëet dhe Ilirët, dy emra që e shënojnë të njejtin popull- popullin serb” .
Duke parë që historia po flet ndryshe, dhe bota shkencore po flet ndryshe, serbet po mundohen që faktet për ilirët të cilat më nuk po mund t`i mëshefin, atëherë po kërkojnë lashtësi të stërlashtë për vehte. Ky është me të vërtetë një qëndrim tejet arrogant ndak historisë, me të vërtetë një vjedhje e pafytyrë në pikë të ditës. .. Kurse ne e humbim kohën duke u marr me vetvehten dhe i tregojmë botë papjekurinë tonë kombëtare duke e mohuar çdo gjë shqiptre, dardane, ilire dhe pellazge.
Profesori i Sorbonës në pension, linguisti i njohur Milan Ristanoviqi, e ka botuar një studim pas 4o vjete pune në te dhe me të cilën dokumenton që bredhja e Odiseut ka ndodhur në Adriatikun Jugor, prj Korfuzit e deri në Split, dhe që Posejdoni ishte Perëndi Ilire. Ai thirret në studimin e spikatur të historianit amerikan Mozes Finli, i cili në veprën e tij “ Bota e Odisesë” vërteton që mënyra e jetës se Iliadës dhe Odisesë me të vërtetë ka qenë.
Serbët gjithmonë të joshur dhe favorizuar nga bota, mendojnë qe ende iu hecin “pallavrat” dhe, lexoni se çka shkruajnë: “ Shkodra- Troja Serbe, dhe vazhdon autori Novak Andeseliqi, ilirët janë Serb, a serbët janë sllav, kjo tregon se Trojanët janë bartës të civilizimit serbo-sllav të antikës, sepse Troja- shkodra është kryeqyteti antic Sllav. “ Bukur, hë! serbët në këto anë që 25 shekuj?
Gjuhëtari sllavo -maqedonas Odisej Belqevski, paska pas gjetur që në Iliadë dhe Odisenë e Homerit, fjalë të njejta që po u përdokan n gjuhen e sotme sllavo-maqedone dhe në atë të sotme serbe. Mrekulli që serbishtja i paska ruajtur ato fjalë.
“ Vepra më e vjetër helene-ilire Iliada dhe Odiseja, janë të skruara me t`ashtuquajturin heksmetër, të cilat paskan shumë ngjajshmëri me këngët epiko-lirike serbe. Me qenëse është përdorur gjuha jonike me ate eolike, e gjithë kjo trego se Homeri ishre Ilir, dhe këto gjuhë Ilire. Në shkrim është përdorur alfabeti iliro -helen” . “ Fanula Papazoglu, mendon që Frigija ishte krahinë kufitare me Ilirinë, dhe ësht krejt e kuptueshme që ky ishte shteti i Trojës. ilirët e kanë marr emrin nga kryeqyteti i tyre, që në at kohë ishte Sarda, sepse Ilirët ishin Sardë, gjegjësisht Sardanë( Dardanë), pra serb.”
Shikoni
se sa të vjetër qenkan serbët: “
Autori serb vazhdon: ” Profesori Radivoje Peshiqi, bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparativelinguiste të veprës së Homerit, me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me saktësi të drejton në komponentën e fuqishme sllave te Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët, pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë ( pra, serbe) “