Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kimete Berisha: Akademikët Socialistë mbrojnë...

| E diele, 02.03.2014, 05:57 PM |


Akademikët Socialistë mbrojnë Qosjen

Nga Kimete Berisha

37 akademikët e Partisë Socialiste të Shqipërisë e kanë ftuar popullin shqiptar të Kosovës që urgjentisht të fillojnë ta konsiderojnë Rexhep Qosjen si temë-tabu, si fetish, si idhull, si Zot që vran e kthjell!

Akademikët socialistë, i janë drejtuar popullit me jë letër, ku i kanë dhënë të drejt vetëm Rexhep Qosjes që të shajë, etiketojë e mallkojë kë të dojë, ndërsa Rexhep Qosjen e kanë marrë në mbrojtje nga populli, anipse kur ka qenë i Ri, Rexhep Qosja ka qenë baba i kombit të tij, anës së Kosovës, jo Malit t'Zi.

Kontributi i Rexhep Qosjes kundër Sali Berishës dhe PD-së është aq i madh, sa po shqyrtohet mundësia që Kuvendi i Ilir Metës urgjentisht ta bëjë një Ligj që ndalon me burg fjalën e keqe për Rexhep Qosjen.

Meqenëse Hivzi Islami, Kryetari i Akademisë të Kosovës, e quajti Rexhep Qosjen 'macho man' që ka pas femra gati sa Allen Delloni, me Ligj do të ndalohet që një 'shtëpi publike' të emërohet me emrin e akademikut.

Modeli është adaptuar nga Franca, sipas idesë së Paskal Milo i Riu, ku me Ligj është e ndaluar ta pagëzosh qenin tënd me emrin Napoleon.

Mimi Kodheli po sillet vetmohuese, si pastruese. Ushtria shqiptare e saj meqenëse po sillet si OJQ e si Kompani pastrimi i mbeturinave, është në gjendje gatishmërie që së bashku me shamanët, ta ruajnë Qosjen nga fjalët e këqija e nga ofendimet, si Buda i Vjetri që e ruante nga 'bota e keqe' birin e tij, Budën e Ri.

Akademikët e Shkencave Socialiste të Shqipërisë asnjëherë nuk janë tubuar për të kërkuar nga Serbia, nga Turqia dhe nga Greqia që të ndalojnë fyerjet, etiketimet dhe propagandën në librat dhe artin e tyre kundër kombit shqiptar.

Veç për President nëse e propozojnë Rexhep Qosjen, për kontributin e tij në krijimin e profilit të manjakut për Sali Berishën, atëherë ka kuptim!

facebook.com/kimete.berisha