| E shtune, 01.03.2014, 09:04 PM |
Gëzuar ditëlindjen Nazime!
Nga Meri Lalaj
Kushedi
sa djem dhe vajza më 3 mars do të festojnë njëzetvjetorin e lindjes. Njëra ndër
ta është edhe Nazime Visha. Këto vajza dhe djem mezi e presin këtë ditë sepse
do të mbushin njëzet vjeç dhe njëzet vjeç është një mrekulli e moshës, të duket
se krejt bota është e jotja. Këta njëzetvjeçarë ëndërrojnë për dhuratat që do
të marrin, për vendin ku do të festojnë, për miqtë që do të ftojnë për të
gëzuar së bashku. Tok me ta gëzojnë edhe klubet ku këndohet dhe kërcehet deri
në agim. Prindërit lumturohen që biri apo bija e tyre do arrijë këtë moshë kaq
të bukur. Mundet që dikush të marrë për dhuratë një udhëtim mbresëlënës në
Londër,
Edhe sot
e kësaj dite sjell në mendje ditën kur unë mbusha njëzet vjeç: qiellin e
kaltër, diellin e ngrohtë, tufën e madhe me gladiola, kukullën e vockël që më
vuri tek nënkresa
Më 3 mars
do të ketë ditëlindjen Nazime Visha. Nazimeja ndodhet në Burgun e Grave në
Tiranë sepse ka vrarë një burrë që e dhunonte. Ajo këtë 3 mars do të jetë e
mbyllur në burg, po kështu në burg ishte edhe vitin e kaluar kur mbushi
nëntëmbëdhjetë vjeç, nuk e di nëse do të kujtohet dikush për ta uruar a për t’i
dhuruar një tufë lule. Ndoshta gjyshja e saj do t’i gatuajë ndonjë ëmbëlsirë.
Unë kam parë në televizor fytyrën e saj të bukur të pafajshme, sytë e saj të
pastër dhe për mua ajo është krejtësisht pafaj sepse gjithçka e ka bërë vetëm
për vetëmbrojtje. Mirëpo në Shqipëri drejtësia jonë përsa i përket dënimeve e
anon më tepër dhe rëndshëm peshoren në anën e femrave kur duhet që t’i dënojë,
ne e dimë mirëfilli se kemi një shoqëri maskiliste.
Gëzuar ditëlindjen! Do të vijë një ditë kur ti Nazime do të jesh e lirë si të gjitha vajzat e tjera, do ta fillosh jetën nga e para, përkrah do të kesh një djalë që do të dojë sepse ti je një vajzë e bukur, e vërtetë dhe do vijë një ditë kur do të kesh në krahë një vajzë tënden e do të jesh e lumtur. Duhet të ëndërrosh Nazime sepse jeta është kaq e bukur, e mrekullueshme. Unë të dua ty sepse je vajzë e mirë. Ne femrat duhet ta duam më shumë njëra tjetrën dhe kështu do ta duam edhe më shumë Shqipërinë, Atdheun tonë, që do të bëhet vetëm me dashuri. Të përqafoj Meri Lalaj.