Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Për ty Kosovë

| E premte, 28.02.2014, 07:15 PM |


Dibran Demaku

 

PËR TY KOSOVË

(në përvjetorin e Pavarësisë)

 

Për ty Kosovë

për ty moj Nënë

është pak një rreze

pak është një hënë

 

Është pak një qiell

me gjithë planete

pak është një diell

oqeane e dete

 

Para madhështisë tënde

gjithçka është pak

dhe zemër e trimit

që derdhi gjak

 

Unë jam yt bir

dhe t`i njoh hallet

në ëndërr a delir

“bota në ty le të kallet” *

 

* varg i Ali Podrimjes