| E enjte, 27.02.2014, 06:30 PM |
(O n o m a s t i k ë)
GJURMË TË ADMINISTRATËS TURKE
NË TOPONIMINË E DUSHKAJËS
Nga Prof. mr. SKËNDER R. HOXHA
Gjatë vjeljes së toponimeve nëpër katunde të
krahinës së Dushkajës, sidomos në një pjesë të krahut jugor të saj e në ndonjë
vendbanim tjetër, gjeta të gjallojnë toponime të formuara nga etnonimi Çerkez.
Emërtime të kësaj rrjedhoje: Arat e Çerkezit, Kodra Çerkezit, Ledinat e
Zotërimi i dikurshëm i pronave nga ana e bejlerëve, agallarëve, spahinjve e të tjerëve, gjetëm të jetë reflektuar edhe në makrotoponime e mikrotoponime të territorit të Dushkajës. Të kësaj rrjedhe po shënojmë: 1.Toponime që lidhen me titullin be:j (beg): Ara Begit, Mahalla Begit, Zabeli Begit (Bërdesanë); Ara Begit, Livadhi Begit, Shpati Begit (Vraniq); Ara Begit (Rashkoc, Bec); Arat e Begit (Zhdrellë); Arat e Begit, Kroni Begit, Livadhi Begit, Trojet e Begit, Zabeli Begit (Gërgoc); Mullini Begit (Cërmjan); Te Nalloga Begit (Kralan); Dardha Zotnisë (Zhabel) etj. 2.Toponime që lidhen me titullin Aga: Lugi Shaban Ag’s (Marmull); Mali Mustaf’ Ag’s (Zhdrellë); Arat e Tahir Ag’s, Kroni Ag’s, Ledina Ag’s (Zhabel); Ara Ali Ag’s (Kralan); Ara Beqir Ag’s (Rashkoc); Ara Fetah Ag’s, Ara Halit Ag’s (Vranoc i Vogël); Ara Mehmet Ag’s (Ratishi i Poshtëm); Livadhi Murat Ag’s (Palabardh) etj. 3.Toponime sipas emrave a mbiemrave të bejlerëve apo agallarëve, por që nuk ju përmendet titulli: Lugi Xaj’s, Fusha Domit, Pozheget (Marmull); Ledina Kusarit (Dashinoc); Mali Bunjâkit, Lluga Kaçit (Vraniq); Livadhi Malazogit (Janosh); Livadhet e Babalive (Gërgoc); Lugi Bujâkit, Ara Shllakit (Doblibare); Livadhi Nushit (Ratishë i Poshtëm); Arat e Bakallit (Cërmjan) etj. 4.Toponime që lidhen me tituj feudalësh a nëpunësish të Perandorisë Osmane: Rruga Spahive, Guri Spahive (Dashinoc); Lugi Pash’s (Bërdesanë); Lâma Spahive (Gërgoc); Lâmtë e Spahive (Cërmjan); Mali Spahisë (Bec); Ulica Spahive (Marmull), etj. Ndërkaq, në Bërdesanë gjetëm të gjallojë mikrotop. Livadhi Sarait, për të cilin thonë se aty dikur kishin qenë sarajat.
Në Bec edhe mikrotoponimet Ara Kavazit dhe Gjiri Kavazit, pjesa e dytë e të cilave – kavaz, si duket është fjalë arabe e turke, Kavvas – ushtar i armatosur që më tepër ka qenë i angazhuar në përcjelljen mbrojtëse të ambasadorëve, të eprorëve apo të pasurisë, në kohën osmane, të cilëve, mbase, për ndonjë meritë do t’iu kenë dhënë si shpërblim edhe prona të patundshme, tokë, siç është rasti me këto të Becit të sotëm. Ndërkaq, Gjiri në Dushkajë i pusit të thellë në lumë.
I kohës osmane na
Një tufë emërtimesh toponimike të Dushkajës janë të sajuara mbi bazë të institucioneve dhe autoriteteve fetare, pronë e të cilave kanë qenë apo janë edhe sot, si: Zharet e Xhamisë (Radoniq), - male që dikur kanë qenë pronë e Xhamisë së Radoniqit; Ara Kish’s (Cërmjan); Ulica Tyrbes (Bec); Ara Shehit, Kroni Hoxh’s, Toka Efenisë (Bec); Ara Shehit, Kodra Shehit, Livadhi Shehit (Doblibare); Gryka Hoxh’s (Bërdesanë); Ara Hoxh’s (Sapot) etj., të cilat në ndërtimin kuptimor të tyre paraqesin pronën dhe pronarin.
1) Për gjurmët e çerkezëve në toponiminë e Dushkajës kemi bërë fjalë në një punim të veçantë, shih: Prof. Skënder R. H o x h a, Doblibare ve Vraniçe k?ylerinin yer adlari bilgisinde çerkezlerin izi, (shqip: Gjurmët e çerkezëve në toponiminë e katundeve Doblibare e Vraniq të Dushkajës), Çevren, Pristine, sayi 72, Temmuz – Augustos 1989, f. 39 – 40.
2) Dr. M. B. B a r j a k t a r o v i ?, Jeta dhe zakonet e shqiptarëve…, “Përparimi” nr. 7 – 8, 1955, Prishtinë, 1955, f. 406.
3) Nedim F i l i p o v i ?, Ilustrimi shqiptar nga historia e hershme e sistemit të timareve në Ballkan, Simpozium për Skënderbeun, IAP, Prishtinë, 1969, f. 93, 94.