Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Markokaj: Amaneti i t'parëve

| E marte, 25.02.2014, 08:16 PM |


AMANETI I T'PARËVE

-Poemë-

Nga Gjon Markokaj

 

O, Evropianë,

T' Kohës Moderne!

Me,"shpirt", t'pastert

Me dorë në zëmer,

Gjykoni për shqiptarët!

 

Konferenca e Amasadorëve

Ne "Akordin e Londres"

Evropa na futi gërshëret

Jasht arësyes e deshirës!

 

Me, trojet

e, "Bijëve, t'Shqipës"

Plotesuan "lakmitë”:

E vendeve shoviniste..,

 

Ishin, "fajsi të mëdha"

Kombin e vjetër Shqiptar

Me e nda e m'e perça

Zëmra s'mundë t'i falë!

 

Shqiptarët asnjiherë

- S' u dakortësuen...,

Luftuan per Çlirim

Duarkryq, nuk ndëjten!

 

Me pushkë e pënde

I mbrojtën trojet e veta

Populli u thuri kengë:

Deshmorëve e Heronjëve

 

Udhetimi drejt

Lirisë e Pavarësisë

Ishte nji rrugetim:

Me vdekje e vorre...,

 

N' Evropen  Demokratike;

Kerkojmë atë që na rrëmbyen:

-Shqipërinë tonë Etnike!

Identitetin që na shpërdoruan ...,

 

- Sot, shovinizmi i ri,

S'ndryshon nga "ojnja e vet"

Thonë: “Ujku nderron qimen

e, s' e ndërron zakonin”….,

 

Versulen, t'na kafshojnë:

"Si llava e ujqërve, të pa ngopun"

Ata vetëm gjak kërkojnë…,

-  S'e ndryshojnë, kurrë vesin!

 

N' gjashtë shtete: jemi, t' ndarë

Jo pse, s' kemi luftuar.....,

- Po nga, "padrejtesia" Evropiane!....,

Jemi të ndarë, shqiptari me shqiptar!

 

Genocidi, mbi shqiptarët

- Mbetet “kulëm padrejtësishë”:

Burgosje, shpërngulje, me dhunë

E, grabitje teritorësh...,

 

Ne Kombin tim:

"Gjak e varrre" pandarë….,

Ne trojët e të parvet:

"T' vrasin e, s' të lenë, me kjajtë”!

 

..., Kjajë, o, Shqipe, kjajë!

Mbajte pesha, t' rënda

-  S'durohen këto plagë!

Mbi kurriz, gjithmone...,

 

Zoti, s'te ka mallkuar!

"Shpirtin e ruajtëm gjalle"

Ai jetoi për, t' treguar:

Ekzistëncen e Kombit vetë

 

Jemi popull i vjetër

- Kujtoni fisnikët, mbretërit

Epirioto - Iliro - Dardanë

Evropës, i dhanë histori

- ... Përpara, eres se re....

 

- Nen, drejtimin

e  Heroit tonë Kombëtar,

Gjergj Gjon Kastriotit.....,

Ne "mesjeten e vonë”:

Luftuem njëzet e pesë vjet

Kundra ushtrive, turke

 

Heroi ynë, Gjergj Kastrioti:

Përcaktoi pikën më të ndritur

Në historinë Kombëtare

-- Formimin e Shtetit Shqiptar

Toskë e Gegë, pa dallime

Arbëria  e - Dardania

U, bashkuen - në nji shtet

Zot të trojevet, të veta

Me flamurin e Kombit

Me Shqipen, dy krenare, n' mes!

 

Luftuem, heroikisht

Njëzet e pesë, vjet rrjesht

..., Rrëzikun ushtarak Osman

Jau, larguem Evropianëvet

 

Perballë Grabitqarëve osman:

Mbas vdekjes Gjergj Kastriotit

Njimbëdhjetë vjet rrjesht rezistuam

Nën drejtimin e Leke Dukagjinit

 

U, perball Gjon Kastrioti

...., -- Skenderbeu i ri

"Qielli lart e toka forcë"...,

"Luani e mundi ariun"

 

Krenaria dhe shpirti i lirise

Qe gufoi, n’ zemren e Kastriotit

Qendroi fuqishem, gjate shekujve

N' zëmrat e mëndjet e shqiptarëvet

 

- Heroi, i Kombit tonë

Ati Ynë, Gjergj Kastrioti

Qendron i pavdekshëm

Edhe sot, n' zëmrat tona

 

- Urtinë dhe trimërinë e tijë

E, ruajten shekuj, të fortë si guri

Levizë, në damarët e gjakut

......,- Te çdo, - Shqiptari

 

Ju, evropian, të sotëm!

A, besoni, n' Zotin;

Qe, nese beni keq...,

..., Ai, - Zoti, s'u falë !!

 

E verteta, për shqiptarët;

..., - S'është e lehtë:

Njiqind vjet, "luftë e gjakë”

=..., Po kerkojmë të drejtë!

 

Katerqind e pesëdhjet vjet...,

Zgjedha Osmane, na kaploi

....., Na zuni frymen;

Rrezen e diellit, na ndaloi !

 

Luftuem e derdhem gjakun:

Per nji Shqipëri, t' Pavarur

Fituam - Pamvarësi gjysmâke

Lirinë e vertetë, s' e kemi gjetur

 

E verteta e Shqiptarevet:

-- Eshtë përvëluar

Nga llava e vullkanit...,

-- Eshtë zhuritur e djegur!

Nga padrejtësia Evropiane

 

Zgjedha e gjate:

..., Na la me plagë

-  Na "ndrydhi", qafen

Ne udhtimin e gjatë

 

Populli Shqiptar -- Duroi:

- "Mortën e Murtajën"

Qendroi e, s' u gjunjëzua

Na, vranë, - ne, u shtuem...,

 

-- S' u përlyen, me të tjerët

Ruajtën, Gjuhë, doke e zakone

I dhanë frymëmarrjen Kombit

..., Shpresuen në të ardhmën!

 

Edhe ne Demorai

Po na terhjek ngapak...,

" Vorbulla e gllabërimit":

- Prej - Sllavo - Islamistëvet....,

 

Ata, po sulmojne:

- Gjuhën, artin e kulturën,

Me fe e forma, të ndryshme

- S' po na ndajnë të zezën...,

 

"Jemi Shqiptarë, s'merremi veshë”

Më shumë, t' i ruajmë sot!

Gjuhe, tradita, doke e zakone

Te kethehem ne identitet…,

 

- Shqiperia Etnike

Eshtë amaneti i t'rënëvet

Këthimi në identitet

Eshtë: Bashkim, jo ndarje!

./.

-Botohet per here te pare në ZSh, nga Washington State, fund-Shkurti 2014-