| E marte, 25.02.2014, 09:05 PM |
Njëvjetori i vdekjes
së dr. Fadil Sylejmani
Dr. Fadil Sylejmani na ishte një hero i madh i dijes shqiptare...
Ekskluzive nga Tefik Selimi
Para një
viti, pikërisht më 15 shkurt të vitit 2013, erdhi kumti se vdiq nga një
sëmundje e pashërueshme prof. Dr. Fadil Sylejmani, një gjuhëtar, pedagog,
studjues dhe themelues i Universitetit
Shtetëror të Tetovës. Siç dihet, njerëzit e mëdhenj e të mirë nuk e jetojnë
gjatë jetën e “tjetër” të tyre. Ata e japin kontributin e tyre sa jetojnë dhe
“ikin” në përjetësi. E dr. Fadil Sylejmani ishte një njeri më i veçantë nga të
kolegët tjerë, sepse ai do të mbahet në mend, në radhë të parë si njeri, si
themelues të Universitetit në Tetovë dhe, ai do të mbahet në mendje të shumë
studentëve në Universitetin e Prishtinës, i cili ishte një dijetar i madh i
shkencës së Albanologjisë dhe ligjëroi bukur lëndën e Morgologjisë. Edhe autori
i këtyre radhëve e pati profesor, tek i cili pashë një njeri të urtë, të pasur
me dije, i afërm me njerëz të rinj e të tjerë, por edhe shumë ekskpeditiv në
punë. Ishte i tëri dijetar i rrallë i shkencës së Gjuhësisë shqiptare. I pati
hije fjala, por i pati hije edhe qëndrimi i tij prej pedagogu. Ai vinte në
ligjërata ashtu modest. Na përshëndette, por edhe ne e nderonim përherë kur
mbante mësim në katedrën e Albanologjisë së Fakultetit Filozofik të Prishtinës.
Atë kohë, ai ishte në cilësinë e asistentit të dr. Latif Mulakut. Por, gjatë
mësimeve, herë-herë i qeshej kur dëgjonte për format që nuk ishin të drejta.
Reagonte shpejt dhe aty për aty mbette duke sqaruar “problemet” e trajtave të
morfologjisë. E respektonim, se ishte punëtor i madh dhe i pa lodhur. Vinte dhe
shkonte gjithmonë i buzëqeshur. I kishte hije qanta e mbushur me libra, por
edhe figura e tij prej profesorit të
merituar të katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Mësojmë se, dr. Fadil Sulejmani u lind më 5
dhjetor të vitit 1940 në katundin Bozovcë të Malësisë së Sharrit të Tetovës.
Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe në qytetin e Tetovës, kurse Shkollën e
Lartë Pedagogjike në Prizren dhe Fakultetin Filozofik, drejtimi gjuhë dhe letërsi
shqipe, e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare për magjistraturë i kreu
në pameritueshme në
kafenë. Atlasi albanologjik i trevave shqiptare pa këtë gjuhëtar do të ishte i
mangët. Do të rrezatojë edhe pas vdekjes albanologjikisht. Sot ndihet mungesa e
madhe e tij kudo”. Ilirida Ismaili, duke ndjerë dhembjen për profesorin e
nderuar, dr. F. Sylejmanin, ajo thotë se, gurethemeltari i parë i Universitetit
të Tetovës ishte ai. “Edhe pse u ballafaqua me apartehejdin sllav, tërë kohën ,
kur as një hap prapa nuk u tërhoq nga idealet e tij kombëtare për t’i bërë
dritë “ILIRIDËS ME TEMPULLIN E DIJES” që e mori emrin Univërsiteti i Tetovës .
Të qoftë i i lehtë dheu aty ku të pushojnë eshtrat, F. Sulejmani. Sepse vepra e
tij u bë e pavdekshme. Nderim i përjetshëm i qoftë nga mbarë kombi shqiptar!”
Një ish student, shton: “E pata pasur profesor të dyfishtë të nderuarin
Sylejmani. Në një rast pata deklaruar se personalitetet që bën më së shumti për
shqiptari, janë pikërisht profesorët të nderuar: Anton Qetta dhe Fadil
Sylejmani. Ipari më i njohur për veprën e bërë nga opinioni kosovar, pra
pajtimn e gjaqeve ndër shqiptarë, derisa
profesor Sylejmani për themelimin e Universitetit të parë shqiptar në Maqedoni,
Tetovë. Për të qenë dhimbja edhe më e madhe me t’u djegur shtëpia, nga lufta u
dogjën edhe ai numër modest librash me gjithë dokumentacionin tim nga e kaluara
ime si nxënes, student dhe punëtor arsimi. E ndiej vehtën të vogël dhe të
padenj të shkruaj për këtë kolos kombëtar dhe do të përfundoj duke i
ngushëlluar familjen, miqtë ish nxënësit dhe studentët e tij si dhe kolegët.
Lavdi për jetë e mot!” Na ishte njeri që rrallë i lind natyra të tillë heroj të
punës e të çështjes sonë kombëtare. Ky ishte dr. Fadil Sylejmani, i cili
gjithmonë do të përkujtohet dhe do të nderohet nga e gjithë masa shqiptare kudo
që jetojnë e veprojnë.