| E hene, 24.02.2014, 08:43 PM |
Artistët dhe debati
Nga Dr. Ilir Muharremi
Njerëzit
kanë debatuar për artin për shekuj të tërë, gjithnjë për atë se çfarë është
arti dhe pse radhitet si i madhërishëm? Artin duhet kuptuar si diçka të
madhërishme, ekstazë, dehje, instinkt, luftë drejt të përsosurës, efekt tonik
që shton forcën dhe ndez kënaqësinë apo ndjenjën e forcës. Por, a duhet të kemi frikë dhe të pohojmë se
a është i vërtetë arti ngaqë e vërteta është absolutisht e vërtetë në vetvete
dhe e vërteta ka të bëjë me identiken e vetvetes, dhe çfarëdo qenie koftë ajo
që e percepton, fitorja e kësaj trumbeton dhe aspak nuk mund të mohohet. E
vërteta paçka një rregull absolut, por edhe arti që buron nga e vërteta në
esencën e saj, por kur arrin të lirohet e humb atë gjenezën e vërtetë në vete,
dhe na
Artistë
dhe ekspertë, shpesh me ide fare të ndryshme nga njëri-tjetri, janë grindur keq
mes tyre. Piktori francez, Manet, pat debatuar shumë ashpër me një kritik, saqë
e ftoi në duel. Ekzistojnë shumë pyetje polemizuese, por përgjigjet nuk janë
kurrë të drejta apo të gabuara. Njerëzit formohen me shije të ndryshme dhe
pikërisht këtu secili vendos mendimin, disa edhe vulosin për atë që shohin,
duke mos njohur relativen në art. Ka nga ata që mendojnë se arti duhet të jetë
i bukur apo realist; të tjerë mendojnë se e rëndësishme është të kapen gjendjet
dhe ndjesitë e caktuara, disa besojnë se arti ka zanafillën tek idetë. Të
tjerët klithin mbi shijen. Njerëzit pikturonin pamjet jetësore të kohës së
tyre, derisa të tjerët krijonin zbulimin e efekteve të dritës mbi objekte. P.sh
piktori Edgar Degas në pikturën “Krehja e flokëve” (1896), ka përdorur ngjyra
të ngrohta e të kuqërreme, për ta bërë këtë skenë të ndjehet e ngrohtë dhe
intime. Ai që nuk pëlqen ngrohtësinë dhe intimitetin, mesiguri se do kërkojë
diç tjetër dhe do debatoj për mangësitë e veprës. Ndjesia është intime, egoiste
dhe ndodhet thellë tek krijuesi. Krijuesi duhet ta pranoj debatin, por mos të pajtohet
me të nëse nuk është nevojshme. Piktori Ingres nxjerrë në debat veprën: “Madamë
Moitessier” (1856). Megjithëse shumë realiste, Ingres bënë lojë me cepin e
pasqyrës, ku reflektohet profili i Madamë Moitessier-së. Dimensioni i tretë,
perspektiva, përmes anës vizuale depërton në pikturë. Por, nuk do të thotë se
duhet pëlqyer realizmin, dikush gjen shijen, por nuk e vlerëson si vlerë.
Atëherë debati i nënshtrohet shijes e jo korrektësisë, sepse korrektësia
distancohet nga shija dhe shija është unike, peshon në origjinalitetin e
krijuesit apo vështruesit. “Detaje nga banjo dielli në Ansieres” nga Goerges
Seurat. Kjo pikturë ka shkaktuar reagime të forta për mënyrën si paraqiten, në
të, njerëzit e zakonshëm. Në vështrim të parë, piktura të jep përshtypjen e një
pamje të paqtë, me njerëz që pushojnë buzë lumit Ansier, në rrethinat e
Parisit. Shumë njerëz u tronditën nga madhësia e veprës. Në atë kohë, telajot e
mëdha zakonisht përdoreshin për tema të rëndësishme historike. Nuk
Arti nuk
mund të tejkalohet pa debat, debate të mirëfillta nëpër Galeritë tona mungojnë.
Ekspozitat hapen dhe lavdërohen punimet, krijuesi ndjehet i privilegjuar dhe i
madh natën e hapjes. Por, kjo është në dëm të opinionit dhe artistit, sepse e
vërteta që u tha në fillim nuk
Sot, më shumë se kurdoherë, theksi i vihet prodhimit të një arti origjinal. Artistët gjithmonë e më shumë po i zgjerojnë kufijtë, edhe pse të shtypur brenda një klani dhe revolte, ata disi përpiqen të triumfojnë. Duhet të debatohet për të , për çmimet e larta. Ndër objektet e ekspozuara nga artistët, mund të jetë edhe një rrotë biçiklete mbi një stol, piktura e një lule me nënshkrim, një pirg tullash, telajo e bardh, pirg gjërash të mbetura pas feste, shtrat i pandrequr. Shtrohet pyetja? A duhet të duken art këto? Këto nuk krijohen nga artistët, janë objekte të gjetura prej tij. Nuk e kanë vendin në Galeri dhe as që përpiqen ta kenë. A duhet t’i quajmë art? Ato zgjojnë reagime të ndryshme, të fuqishme që merr një kahe tjetër dhe këtu qëndron arsyeja e kësaj gjetje, si arrogancë më ndryshe, pa ndjenja, rastësore, por gjithmonë e krijuar nga natyra, kafsha, dhe njeriu. Arti është i pamenduar, buçet nga një ndjenjë force që nuk e percepton mendimi, pastaj bëhet trup dhe objektivizohet, por në esencë nuk qe ajo e vërtetë që peshon në brendësi. “Ne asnjëherë nuk komunikojmë mendime, komunikojmë lëvizje, shenja mimike, të cilat i lexojmë dhe i kthejmë në mendime.” Shënon filozofi Nietzsche.