Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kristaq Turtulli: Majmunët

| E diele, 23.02.2014, 06:40 PM |


MAJMUNËT

Apologji për vete dhe për të tjerët. (Pjesa e katërt)

NGA KRISTAQ TURTULLI

Data e 20 shkurtit ka hyrë në historinë e re të popullit shqiptar si një ngjarja e madhe, një përmbysje, një ndryshim i rëndësishëm shoqëror.

Lëvizja masive i rinisë shqiptare, studentore. Revolta e gjithë popullit, për liri, drejtësi, barazi dhe mirëqenie. Më pas, tërheqja me kavo, shkulja dhe rrëzimi i monumentit të diktatorit. Përdhosja, tërheqja e busteve zvarrë, nëpër rrugët e Tiranës, Korçës, Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë. Më në fund populli u shkund, u zgjua pas një periudhe të gjatë diktatoriale, vrasje, internimeve, persekutime, radhëve të gjatë, varfëri e tejskajshme e gjithë popullit. U bë realitet rrëzimi i mitit, shkundja nga themelet e komunizmit, por nuk mund të thuhet se ka ndodhur plotësisht, është realizuar, shkuar deri në fund shkërmoqja, pluhurizimi përfundimtar i tij...

Qysh atëherë kanë rrjedhur rrëmbimthi  vitet. U bënë 23 vjet. Shumë gjëra kanë ndodhur përgjatë këtyre vetive. Krijimi i partive të reja, zgjedhje të reja demokratike. Zgjimi i menjëhershëm i popullit të shumëvuajtur. Hapja tërësore ndaj botës. Ikja nga sytë këmbët drejt Evropës deri në skajet më të largëta të globit. Emigracioni klandestin, prostitucioni. Etja për tu pasuruar, me të gjitha mjetet, pa asnjë çmim. Më pas ndodhi hapja e depove, ngjarja e dhimbshme e vitit të mbrapshtë 1997. Krahas saj vjen korrupsioni galopant.  Hajt të themi se do ta luftojmë korrupsionin. Thuhet se nga të dy anët e forcave politike bëhen gjithnjë përpjekje për tu afruar dhe për të qenë pjesëtarë të barabartë të Evropës së bashkuar. Sepse historikisht sa herë janë pjekur kushtet për të qenë pranë Evropës. Kemi sakrifikuar edhe jetë njerëzish, bij nënash, jemi bërë mbrojtës për këtë Evropë, aksidentalisht, ose marrëzisht stuhia e ngjarjeve na ka çuar jashtë dhe shumë larg saj.

Gjithsesi duke kujtuar dhe shpresuar se ajo kohë e rëndë dhe ngjarje të rënda nuk kthehen më, provon një farë lehtësimi në shpirt. Thuhet se kërkohet një farë kohe për ndërgjegjësimin e vetes dhe të shoqërisë. Le ta bëjmë pse jo, të gjitha varen nga ne dhe ndërgjegjja jonë, përderisa bëhet për të mirën tona. Thonë se uji që të pastrohet, të bëhet i pijshëm, i duhet të kalojë nëpër dyzetë guriçka. Le ta lëmë ujin të rrjedhë e të kalojë nëpër dyzetë guriçka. Ka më shumë se njëzet vjet që thuhet se ne jemi në fillimet e para të një shoqërie të re dhe të ekonomisë së tregut. Le të jetë kështu siç thuhet. Hajt pra të mbledhin forcat dhe ti vëmë krahun njëri tjetrit.

Befas dëgjon zëra të zhurmshëm, diku përtej, ata thonë, se duan të riabilitojnë të shkuarën. Me nuanca të reja moderniste dhe progresiste. Diku në sfond, në ndonjë festë, si gjoja rastësisht shfaqet portreti i diktatorit... Me pak fjalë: Të kthejnë, të nxjerrin prej honit errësirën. Të rivrasin të vrarët. Të riburgosin ish të burgosurit. Të persekutojnë sërish të persekutuarit. Të mbjellin mjerim mbi të mjeruarit...Por ne akoma nuk kemi rivendosur të drejtën e pronës dhe të së vërtetës. Nuk kemi shpërblyer të pa shpërblyerit. Nuk kemi rivendosur dhe ndërtuar akoma të sotmen? Kur ndërtohet ura e çelnikët dhe shtrohen udhës e së sotmes atëherë mund të mendosh për atë që shkoi dhe të bësh një lëvizje ndryshe. Mos është tragjedi komedi e dramës së njohur shqiptare?!

Flitet se filozofia, morali e lejon të jetë, zgjidhja e realitetit në dukje, urtësia (mençuria) tragjiko-komizmi. Bota dhe mendësitë si lojë në përshpejtimin e ngjarjeve, të nostalgjive dhe qëllimeve të fshehura. Pjesëmarrja e individit në „lojën e botës dhe të zgjimit të shpirtrave të  fjetura“ etj. Pra influenca e diktatorit dhe e sistemit diktatorial në mendjet e mefshtëta, të fjetura, ndërsa për të tjerët të qëllimta. Të cilat reagojnë si drejtim jo të tërthortë por frontal, në kohë dhe ngjarje, e që është vështirë të rrethohet me mjegullën dhe të kërkohet me domosdoshmëri rikthimi i së shkuarës, zgjimi i mitit. MITI, sado i zhvleftësuar, vlen për te tjerët, për të përmbushur qëllimet e tyre. Jo vetëm për efektin që ka, kapacitetin e tij paralizues, imponues, apo ekzaltues edhe pse të krijuar artificialisht në kushte dhe në një kohë të caktuar...

Mu kujtua jo pa arsye biseda e shkurtër në rrugë, në nxitim e sipër, me një i njohuri tim, shumë vite më parë. Mero Ballçani e kishte emrin. Më parë punonte mekanik me shkollë të mesme profesionale dhe mëngjes, drekë, darkë rinte me kominoshe. Por meqenëse ishte komunist i flaktë dhe vinte prej klasës punëtore, e dërguan për studime në institutin e studimeve Marksiste Leniniste. Fill pas përfundimit me sukses të shkollës së partisë. Si kuadër i lartë i përgatitur e emëruan shef kuadri në njërën prej fabrikave më të rëndësishme të qytetit tonë.

‘Si duken punëtoret atje o Mero, me gjykimin e tanishëm, si shef kuadri?’ e pyeta kur e takova një ditë në rrugë. Ai qëndroi me mëdyshje, dhe rëndoi në njërën këmbë. Unë i ndeha dorën për ta takuar. Ai më zgjati vetëm majat e gishtërinjve. E pashë që takimin me mua e bëre i pa shumë dëshirë. Ai kishte veshur një kostum të errët, këmishë të bardhë, kartë dhe kravatë të kuqe. Në dorë mbante një çantë të madhe lëkure. Më vështroi ngultas, ftohtë, gjithë dyshim, mos fshihja ironi. Pastaj luajti kryet rëndë-rëndë dhe me ton autoritar mu përgjigj:  ‘Punëtorët! Ç’të them, janë pararojë, të urtë, të bindur, si kudo tek ne. Unë i dua shumë dhe partia i do.’ Dhe u largua me nxitim.

Rastësisht pyeta më vonë një komshi që punonte në fabrikën ku ishte shef Meroja. Si duket shefi i ri i kuadrit? Doja të vazhdoja që e njihja, por komshiu nuk më la të vazhdoja, dhe pa e fshehur vrerin u kollit dhe më tha:’ Sa për dijeni, zyra e kuadrit e shokut Mero, nga brenda është e thurur me hekura dhe aty mblidhen grerëza.’

Kështu Mero djali, u bë shoku Merro me ‘r’ të fortë dhe dalë ngadalë, me përkushtim partishmërie, me detyrën e vështirë të përzgjedhjes së kuadrit, ngjiti një nga një shkallët e karrierës. Ai fliste gjithnjë me seriozitet të përkushtuar, mes miqve dhe eprorëve: Ne jemi të lumtur që kemi një popull luftarak, trim, sypatrembur, punëtor, të urtë, të bindur dhe paqedashës. Unë e dua shumë popullin tim. Bashkëbiseduesit luanin kryet me bindje të plotë. Kush guxonte të thoshte të kundërtën, që populli ishte në të njëjtën kohë luftarak dhe paqedashës.

Mbas disa vitesh shoku Mero Ballçani u bë sekretar i komitetit të partisë së rrethit. Karriera e tij politike me katapultë shkroi deri në anëtar i Komitetit Qendror. Nuk e shihja më si dikur nëpër rrugët e qytetit. Ai lëvizte nxitimthi me benz të zi. Fotografia e tij ngjitej nëpër mure. Si të thoshte vazhdimisht: Unë, Mero Ballçani ju dua shumë.

  erdhi nëpër mend thënia e Niçes: Dashuria juaj është keqardhje, që  është përftuar nga  dhimbja; e vërteta juaj, po të jeni të ndershëm, kjo është  jo aq e këndshme, dhe mund të njihet vetëm nëpërmjet vuajtjes; dhe sa për  bukurinë, a ka gjë më të bukur se tigri që ja detyron madhështinë dhe shkëlqimin e vet egërsisë së tij? Jo, në se Zoti do të vendosë për botën tënde, kam frikë se ne të gjithë do të vdesim nga mërzia.”

Këto thënie të madhit Niçe, janë kuptimplotë dhe sot e kësaj dite. Sepse Mero Ballçenë nuk ranë prej pushtetit. Ata janë sot e gjithë ditën në pushtet në Shqipëri. Fotografitë e tyre vazhdojnë të ngjiten nëpër mure. Si të thonë vazhdimisht: Ne, Merot Ballçanët ju duam shumë. Kanë kaluar shumë vite, plot shtatëdhjetë.  Shtatë dekada. Ata, kanë qenë dhe janë deputetë, ministra, qeveritarë dhe më të pasurit e Shqipërisë tonë të varfër.

Më mrekulloi karikatura shumë intriguese: Politikani dhe qytetari’ realizuar me mjeshtëri dhe fantazi dhe ndjenjë qytetare, prej piktorit të talentuar Agim Sulaj. Artist shqiptar, i përmasave ndërkombëtare, tashmë i njohur në të katër anët e botës dhe me të drejtë ky artist u vlerësua nga OKB. Në qendër të kësaj karikature janë dy veta, politikani me pallton gube krahëve, i shëndoshë, vetëkënaqur, me vështrim babaxhan dhe përballë tij i përulur, gjithë përvuajtje qytetari. I cili është i varfër, i zbathur, shtrëngon në duar kapelën e zbardhëllyer. Gjithë përgjërim pret me bindje të ardhmen e ndritur. Bie shi dhe politikani mban në duar një çadër. Çadra nga ana e tij është e mbuluar, ai është i mbrojtur prej lagështirës së keqe. Ndërsa mbi qytetarin qëndrojnë ndehur vetëm telat e çadrës. Ai është i përvuajtur dhe në mëshirën e fatit, politikanit, e të natyrës. Kjo karikature e fuqishme, i kapërcen përmasat e një Shqipërie problematike, me urrejtje patologjike dhe kriza të njohura politike.

“Jo ndoshta,”thotë Buda, “por nëse doni dhimbjen, dhe për dashurinë që keni për jetën, por është një mashtrim. Po ata që e duan jetën realisht, do të jenë të lumtur, me që askush nuk mund të jetë i lumtur në botë ashtu si është ajo.”

Kam biseduar gjithnjë me mikun tim egjiptian Magdi, profesor në universitetin e Aleksandrisë. Familja shqiptare e Mehmet pashës ka mbretëruar tek ne në Egjipt për njëqindepesë vjet, më thotë ai. Po atëherë kishte Shqipëri, më pyet. Jo, i thosha. Ishim nën Turqi. Mehmet pasha mbahet e sot e kësaj dite, sepse u bë themelues i shtetit modern të Egjiptit edhe pse nuk dinte të shkruante të lexonte, dhe në moshë të shkuar filloi të shkruajë e të lexojë.

Miku im më vështron i menduar dhe shton, aso kohe e gjithë lindja e mesme kishte guvernatorë shqiptarë, të cilët ishin të plotfuqishëm. Doja ti thosha që aso kohe, pashallarë dhe vezirë me origjinë shqiptare nuk kishte vetëm lindja e mesme por e gjithë perandoria osmane, por heshta.

Më pas fillojmë dhe flasim për ngjarjet e vrullshme, ndryshimet shoqërore, përmbysjet e presidentëve, vënien e tyre përpara bankës së akuzuarve. Revolucionet dhe kundra revolucionet, që erdhën dhe u ngritën shkallë- shkallë. Vështirësia për tu bindur se mbretërit dhe presidentët mund të hiqen prej fronit lehtë, prej forcës të papërballueshme së masës. Erërat forta e të ndryshimeve, më pas erdhën dhe lëvizjet  e vëllazërisë islamike. Ngjarje më të fuqishme dhe më të forta ndodhën në Egjypt. Në këtë vend me qytetërim të lashtë, ku mbretërit dhe presidentët ishin të plotfuqishëm, njëlloj si faraonët e lashtë. Të cilëve u ngrinin piramida dhe sfinksa dhe u faleshin si të ishin Zot. Në sheshin e Madh Tahir u mblodhën milionave demonstrues, qëndruan në shesh muaj me radhë. E filloi lëvizjen rinia egjiptiane, me qetësi dhe civilizim, me kërkesë për punë, drejtësi, përparim dhe luftë të papajtueshme korrupsionit që ishte në pushtet.

Thonë se rënia e Mubarakut është moment i rëndësishëm për tërë botën arabe, sepse shënon momentin kur e ashtuquajtur “valë e tretë” e demokratizimeve, e filluar me rënien e regjimeve autoritare në Portugali, Spanjë dhe Greqi në vitet 1970 dhe e vazhduar në Amerikën latine dhe Evropën lindore për gjatë viteve 1980 dhe 1990, më në fund kaplon edhe Lindjen e Mesme dhe Afrikën veriore.

Ndërkohë në lindjen e mesme si më delikate, filloi mes demonstruesve lëvizja e kaheve të mendësive ekstreme të demonstruesve. Përfitimi dhe drejtimi i protestave prej vëllezërve islamikë në interes të qëllimeve të tyre. E njëjta gjë po ndodh sot në Siri, e filloi lëvizjen e pranverës rinia me një qëllim madhor, për përmbysjen e drejtimit të keq të korruptuar, për punë, drejtësi, liri, përparim. Tashmë ndryshoi kahu, thonë që është luftë për çlirim. Por ka elemente obskurantiste fetare dhe luftë midis grupeve rivale.

Më së fundi janë ngjarjet e përgjakshme të Ukrainës. Rrugët e lashta të qytetit të Kievit u mbushën me të vrarë dhe të plagosur. Protestat dhe dhunimet po dëgjohen ne Venezuela dhe gjetkë.

Si kudo një lëvizje progresiste e fillon rinia, ku është aq shumë kuptimplotë thënia e Sartit: ‘Revolucionet, ndryshimet e mëdha sociale e fillojnë ëndërrimtarët e vazhdojnë heronjtë dhe frytet i marrin në duar zvarranikët.’

Do të tregoj një historinë majmunë? më pyeti miku im Magdi. Unë e aprovova me kokë. Ai i menduar nisi të më tregonte historinë me majmunët:

Dikur, shumë vite më parë, mbyllën në një kafaz të thurura me hekura nga të katër anët, një majmun të rrëmujshëm dhe shumë kryeneç. Thuhej që ky majmun ishte dhe prijësi i majmunërisë së tufës. E lanë dy ditë pa bukë. Ditën e tretë, lart në njërin prej hekurave i varën një banane. Majmuni kishte dy ditë pa futur gjë në gojë dhe sa i varën bananen menjëherë kërceu me shkathtësi, e rrëmbeu dhe filloi të hante gjithë uri.  Por pa përfunduar së ngrëni gjysmën e bananes, dera e hekurt u hap me vrull. Ia hoqën bananen me forcë prej dore dhe katër duar të fuqishme e rrëmbyen majmunin e ngritën peshë, e përplasën për dheu, pastaj filluan ta shqepnin në dru, pamëshirë. Majmuni i gjorë klithte bërtiste, ulërinte, mundohej tu shpëtonte prej duarve, por ato e kishin mbërthyer keqas dhe shkopinjtë lëndonin trupin e tij. I mjeri majmun nuk kuptonte përse rrihej çfarë kishte bërë, që ndëshkohej aq rëndë?!

E lanë majmunin të plandosur përdhe, të përmbytur nga gjaku dhe dolën. Ai lëpinte plagët e shkaktuara prej drurit dhe rënkonte. Të nesërmen i varën tek hekurat e sipërme një banane tjetër. Majmuni siç ishte i uritur dhe i kopanisur kishte nevojë për një kafshatë ushqim. Me vështirësi kërceu e rrëmbeu bananen e varur, por nuk pati kohë të hiqte lëkurën e bananes dhe të kafshonte gjysmën e saj. Dera u hap me shpejtësi dhe katër duar e mbërthyen majmunin, e lidhën  dhe nisën ta rrihnin shumë më ashpër se herën e parë. Majmuni rënkonte, ankohej, protestonte, donte të mësonte, përse e ndëshkonin, ku ishte faji i tij. Dikur kishte qenë i lirë, luante, lodronte, kërcente pemë më pemë, pyll më pyll, me majmunët e tjerë. Më thoni, më tregoni fajin tim të tmerrshëm, donte të thoshte, por nuk kishte gojë. Ditën e tretë dhe të katër, ndodhi e njëjta histori. I varej në hekurat e burgut një bananeje  bukur, e mrekullueshme, plot shëndet dhe shije. Ai i uritur, i persekutuar, i rrahur pa mëshirë, kërcente ta hante, më pas hapej dera e qelisë dhe niste ndëshkimi i tmerrshëm, tortura. Ditëm e pestë i varen një banane plot aromë. Ai nuk guxoi të kërcente dhe ta merrte, ta prekte dhe pse i vinte zali prej urisë. Më në fund majmuni nisi të kuptojë se shkaku i vërtetë i ndëshkimit të tij ishte, banania. Ditën e gjashtë u hap dera dhe i hodhën për të ngrënë, askush nuk e preku, i dhanë dhe ujë të freskët për të pirë. Banania qëndronte e varur lart në hekura. Kështu kaluan dy javë të qeta. Askush nuk e prekte majmunin. Përtej hekurave vështronte jetën që rridhte, por ngushëllohej së paku nuk kishte kërbaç.

Në krye të dy javëve i futën në qeli një majmun tjetër, femër. Të dy majmunët u afruan pranë njëri tjetrit dhe gjithë dëshirë u puthën, u lëpinë. Fjetën të përqafuan një natë, bënë seks. Majmuni fluturonte prej gëzimit iu çel pak jeta, nuk do ta vriste më vetmia. Por majmunin e parë pa zbardhur dita dhe i pa dalë gjumi e ngritën dhe filluan ta rrihnin së bashku me të dhe ardhësen. Majmuni i parë nuk po kuptonte arsyen. Besoi e nuk do prekej më,  torturuesit po silleshin mirë me të. Por kur ngriti sytë. Lart në hekurat e qelisë banania nuk ishte. E kishte përlarë ardhësja. Ai nisi të qante, të ankohej, të klithte me të madhe: përse duhej të ndëshkohej aq mundimshëm kur bananen nuk e hëngri ai por dikush tjetër. Për fat të keq torturuesit nuk dëgjonin dhe as nuk i jepnin shpjegime, vazhdonin ta shqepnin në dru, shumë më ashpër se herët e tjera. Majmuni vështroi tjetrën gjithë urrejtje, gati ta shqyente.

Ditën tjetër e vendosën si zakonisht bananen, lart në hekur. Majmunia e harroi kërbaçin e djeshëm. Ajo akoma nuk e kishte kuptuar përse bëhej fjalë për këtë ndëshkim dhe sa hap mbyll sytë kërceu, rrëmbeu bananen dhe ja nguli dhëmbët. Sakaq fshikulloi kamxhiku mbi të dy duke i bërë për qepë me kripë. Ata, torturuesit  mbyllën  derën me lloz dhe ikën. I lënë majmunët përdhe të torturuar, të përgjakur. Por majmuni i parë nuk mund ti a falte majmunes ndëshkimin e pamerituar. Gjithë egërsi u turr mbi të dhe nisi ta kafshonte dhe ta çirrte me thonj. Filloi një përleshje dhe hata mes dy majmunëve. Kjo gjakosje e pamëshirë vazhdoi edhe disa ditë të tjera. Njëra hante bananen, të dy ndëshkoheshin, pastaj ata dhunonin njëri tjetrin me keq se torturuesit. Ata tërhiqeshin në qoshe të veçanta, lëpinin plagët e përgjakura dhe vështronin njëri tjetrin gjithë urrejtje. Më në fund majmunia e kuptoi arsyen e ndëshkimit prej xhelatëve dhe të përgjakjes me majmunin e tjetër. Arsyeja ishte, mos prekja e bananes. Ndryshe e priste terrori. Pas kësaj banania qëndroi e paprekur, dhe të dy majmunët nisën ta jetonin të qetë në qeli, pa shqetësime të veçanta.

Në krye të javës brenda në kuvlinë e tyre të thurura me hekura, futën majmunin e tretë. Një majmun të shëndosh e kokëshkretë dhe shumë të uritur. E kishin kapur me rrjetë në mes të xhunglës. Atij menjëherë i shkuan sytë tek banania e varur në hekura e qelisë. Ai morri vrull për të kërcyer dhe marrë bananen. Por përgjohej prej dy majmunëve të tjerë. Ata rrëmbimthi e mbërthyen nga krahët dhe e ulën me forcë përtokë. Majmuni i uritur, çori, kafshoi, grushtoi të dy majmunët e tjerë. Ata e dinin tashmë fort mirë që ajo banane ishte ndëshkimi më i tmerrshëm për ta, ishte sfinks i lemerishëm dhe nuk dukej prekur. Por kur dy majmunëve i këputi gjumin, majmuni ardhës, përgjonte, kërceu dhe rrëmbeu bananen, e hëngri. U hap dera e hekurt e qelisë dhe të tre majmunët u shtruan në torturë të tmerrshme. Kështu, kjo histori u përsërit me të gjithë majmunët e tjerë që hynin në qeli deri sa askush nuk e preku bananen. E lanë të varur në hekurat e qelisë...

Kështu ka ndodhur në mijëra vjet i forti shtyp të dobëtin. Neroni dogji Romën për një trill. Xhinxhis Khani ngriti male me koka dhe dogji qindra qytete. Ivani i tmerrshëm vrau preu dhe në moshë të shkuar e përndiqnin shpirtrat e viktimave të tij. Hitleri gjakatar vuri në satër miliona jetë njerëzish. Stalini diktator e ktheu Siberinë në një kamp përqendrimi. Enveri një shtet të vogël, sa një pikë në hartë e bëri vend eksperimental të mizantropisë së tij...

Shumë diktatorë dhe shumë gjakderdhje. Dhe fetë e ndryshme kur janë obskurantiste, kur veprojnë në kundërshtim me aspiratat dhe progresin e shoqërisë, ato bëhen pengesë, vrastare.

Kështu ka ndodhur në Shqipëri më parë, dhe në vitet e parë të viteve dyzet në Shqipëri. Shpronësimet masive, vrasjet, persekutimet. Kooperativat, tufëzimet, vullnetarët e Enverit, kthimin e individit në turmë pa personalitet dhe kuptim jete.

Le të kujtojmë festivalin e 11 të radio-televizionit. Festivali i 11-te, u  bë kurban për të goditur: ‘’ Komplotistët.’’ Nuk kishte grup komplotistësh, nuk kishte armiq të Shqipërisë, nuk ishte festivali modern me veshje slogane siç u akuzua nga diktatori Hoxha. Kishte vetëm çmenduri dhe injorancë të Enver Hoxhës, që duhej bërë dikush kurban për të prerë koka të reja njerëzish dhe këtë fat tragjik të të bërit kurban e pati Festivali i 11-të si dhe gjithë ata organizatorët e pafajshëm. Festivali i njëmbëdhjetë ishte shkak të terrorizonte Shqipërinë.

Thjeshtë, kjo nuk është një histori, më tha miku im Magji. Apo një teori e transformuar në mit, e destinuar të shndërrohet në mite, religjione që i lë njeriut pak shpresë më shumë për një jetë më të mirë apo fuqinë „për ta ndryshuar jetën“. Dhe vazhdon mendimi se Individi mund ta rijetojë përjetësisht jetën e vet, pa ndërruar asgjë, pa e zbukuruar me asgjë dhe pa mundur t’i ikë kësaj gjendjeje. Ja për çka duhet bindur njerëzit dhe për çka duhet të jenë objekt i predikimeve të ardhme sepse këtu është mënyra të ndahen dy llojet e njerëzve: të fortit dhe të dobëtit, ata që thonë PO dhe ata që thonë JO.

Për tu futur dhe parë më thellë konceptin e së vërtetës, konceptin e njohjes, konceptet metafizike, sikur nocionet e gjithsecilit, të botës, konceptet siantifike, sikur atë të forcës, konceptet logjike, duke nënkuptuar nocionin e kontradiktave.

Prandaj duhet gjithnjë vëmendje dhe kujdes. Ndoshta, ngaqë në një mënyrë apo në tjetrën historia përsëritet. Demokracia është e herët në kokë e aplikuan grekët e lashtë, ashtu siç është e lashtë e ashpër e pamëshirët dhe diktatura...