Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Lufta e Shtymjes

| E diele, 23.02.2014, 12:07 PM |


Rrustem Geci

 

LUFTA E SHTYMJES

 

Në ekuacionet e luftës

  shekullit     15-të

në Shtymë të Kosovës

ishte edhe sulltani vet;

 

E  sëmura   e  Bosforit

sjellë  mijëra   ushtarë

në Shtymje të Kosovës

Kosovën  për  ta  vrarë

 

K o n s u j t  e Evropës

raportonin në V j e n ë

Azinë     S h t y m ë

as   fushat   s' e   zënë!...

 

Në Luftën  e  Shtymjes

humbja çmend sulltanin

ai  hahej  me  kufomat

mua, pse  s´ më  vrani!

 

Në Shtymje të Kosovës

grusht ishte ndërgjegja

mes Smirës e Shtymjes

Luftë  ishte  përgjigjja!..

 

p.sh. Gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, qytezen e Shtimjes e quanin, Shtymje!

Poezi nga libri “ Dora e zjarrtë „