Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Uka: 25-vjetori i grevës se minatorëve

| E marte, 25.02.2014, 07:44 PM |


20 Shkurti, 25-së vjetori i grevës se minatorëve të Kombinatit Trepça!

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Skena politike kosovare vlonte si pasuli në vegsh dikush ja jepte thumbit e dikush potkoit por asesi të gjendej rruga e vërtet se çka dhe si duhet të punohet dhe veprohet për ti treguar Serbisë se forca e saj ushtarake dhe ekonomike është shumë më e dobët se dëshira e popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Serbia tani mendonte se Kosovën  kishte arrit ta mposhte edhe politikisht edhe ekonomikisht dhe e pritke momentin se kur shqiptarët do ta shtrinin qafen dhe ta futnin nen zgjedhën e saj që javë kishte përgatit e për jetë e mot ta pranojnë rrolin e shërbëtorit brenda Serbie e as gjë më shumë. Ku do dhe nga do për Kosove dëgjoheshin këngë  nga çetniket Serb kundër shqiptarëve dhe lirisë së tyre kudo për Kosovë gumzhonte në mënyrë shumë të zhurmshme dhe te frikshme makineria ushtarake Serbe të cilën e kishte sjell për ti frikësua shqiptarët e Kosovës dhe për ta pranuar robërinë të cilën robëri e kishte përpunuar dhe stilizuar qeveria Serbe së bashku me akademinë e shkencave dhe të arteve si dhe kishën Ortodokse Serbe edhe më të vrazhdët se të asaj çka kishte propozuar Vaso Qubrilloviqi.

Politika si dukej kishte marr fund Serbia e kish fut forcën në Kosovë dhe e lunte lojën mere ose le e ofronte robin,nënshtrimin, në kompensim për jetën në të kundërtën nëse ishe kundër kësaj Serbia vringëllonte me armë dhe tu kërcnojke me hapjen e varreve. Pra,alternativa tjera Serbia nuk afronte për pos këtyre të dyjave sepse pa marr para sysh çmimin që do të paguante kishte vendos që mu në token e Kosovës ta vendos Serbin e madhe.

Përfaqësuesit e zgjedhur nga populli i Kosovës për të përfaqësuar në federatën Jugosllave Serbia i kishte fut nen një presion shtetëror të rreptë dhe i kërcënonte që ata duhet të pajtohen me ata çka donte Serbia ta bënte në të kundërtën do të mund edhe të arrestoheshin për thirrje në rrezistenc .Çdo kund dhuna e përdorur në mënyrë që të përkrahët Serbia për veprimet e saj të kundër ligjshme kishte krijuar një huti dhe mos gjeturi edhe të njerëzve që kishin provoj politike me dekada,Nuk mund ta ndërmarrshin atë çka u’ a garantonte ligji sepse forca policore e ushtarake e Serbisë ishte prezentë çdo kund dhe ligji ishte dal jashtë përdorimi në shprehje ishte vetëm forca ushtarake dhe policore që Serbia duhej të behej unike si me territor si me politik. Pa dy krahinat që ishin drejt,të lidhura si element konstuitiv i federatës Jugosllave.

Tubimet e Serbëve e Malazezve mbaheshin në çdo qytet e rrethin të Kosovës nga këto tubime vinin në adresë të shqiptarëve kërcënime dhe fyerje shumë të rënda dhe porosia nga këto tubime ishte e çart,që ata shqiptar që e refuzojnë krijimin e Serbisë unike ata duhet të shpurren përtej Bjeshkëve të Nemuna .Serbet që ishin fqinje të afërt me shqiptar  tani më nuk përshëndeteshin në mes veti me këta Serbet jepnin shenj se janë duke përkrah pushtetin krejt çka ju kishte dhanë instruksione që ma me shqiptar nuk ka bashkëjetesë të barabartë por shqiptarët duhet ta pranojnë nënshtrimin gjithsesi.

Këngët çetnike Serbe dëgjoheshin an e mban Kosovës fyerjet në drejtim të shqiptarëve,sa vinin e shtoheshin për çdo dit rrahje maltretime bastisje,besa edhe plaçkitje policia ishte e porositur që popullata në komunikacion gjithë sesi të gjobitet e plaçkitet sipas dëshirës së policisë .Edhe se institucionet kosovare e ngritshin zërin kundër këtyre veprimeve Serbia moti e kish qit veprimin institucional prej veprimit sa i përket Kosovës për Kosovën dhe shqiptaret vlenin vetëm ligjet e rrugës.

Për tubimet e Serbëve e malazezve thirreshin parulla anti shqiptare që e kërkonin vdekjen e tyre me ngulje në hu ku politika e Beogradit kujdestaronte dhe këto tubime i vlerësonte si tubime paqësore nga njerëzit që vuajtën shumë,kinse nga nacionalistët shqiptar,kurse vërejtja e politikanëve shqiptar se në këto tubime po thirren parulla kundër shqiptarëve shkonte në vesh të shurdhër.

U vrejke mirë se Serbia nuk do të heq dorë nga qëllimi i saj kishte vendos ti shkoj deri në fund jo vetëm me shqiptar po me të gjithë ata që e kundërshtonin themelimin e Serbisë së madhe Millosheviqi e qiti në pah qëllimin e tij duke u deklaruar se aty ku është një Serb aty do të jetë prezent Serbia.

Krejt këto veprime anti shqiptare të Serbëve e Malazezve të pushtetit në Beograd si dhe veprimet e kishës Ortodokse,Serbe nga punëtoret e Trepçës u përcilleshin me vëmendje të madhe dhe u vrejke se qëllimi i politikes së barazisë nacionale brenda federatës Jugosllave më kishte marr fund për shqiptar .Shqiptarëve ju sugjerohej që të dorëzohen e të thonë ashtu siç do Beogradi duke menduar se republikat tjera do të shpëtojnë nga sindromi i veprimit nacionalist,Serb  në dëm të tyre .Pra shqiptaret nga popujt tjerë u shpallen kurban vetëm e vetëm për ta ruajtur rahatin në shtëpinë e tyre gjë që u dike se Serbia tani e kish vendos që një pjesë të Bosnjës Kroacisë e Maqedonisë ti fut nen terrioitorin e vet.

Pazaret me Kosovën dhe rreth saj çart u vërejtshin çdo mbrojtje që vinte për Kosovën nuk vinte nga institucionet e Jugosllavisë por vinte nga ndonjë individ me mendim të vetin personal dhe,tani ai individ me dit të tera sulmohej nga shtypi i Beogradit kështu që u krijua një mjegullnajë politike e rrezikshme dhe shumë vështir ishte njeriu të përcaktohet kah dhe si të gjendet .Atëherë kur Serbia dhe Jugosllavia menduan se shqiptarët ju dorëzuan dhunës politike ndodhi mëngjesi i 20 shkurtit të vitit 1999 pra Minatorët e Stan-Tregut i than jo robërisë jo nen Serbi dhe jo Kosova pa kushtetutë e pa autonomi.

Duke u mbyll ne nëntokën e minierës dhe duke u zotuar se pa realizimin e kërkesave të tyre nuk do të ketë dalje nga zgafellja e minierës për së gjalli.

Greva e minatorëve të Trepçës gjeti përkrahje te madhe edhe nder punëtorët tjerë të Trepçës nxënësve studentëve klasës punëtore në përgjithësi por e dhe të krejt popullatës kosovare në veçanti .Ma në asnjë repart të Trepçës nuk prodhohej greva shkurt dhe shqip kishte karakter politik ata çka politika në institucione nuk e kishë ber në favor të Kosovës tani minatorët e Trepçës çart u deklaruan se ose do të jemi të barabartë në Jugosllavi ose nuk do të ekzistojmë fare .Milloshoviqi ishte mësuar të linte me kartën populiste e fuqinë e vet politike nuk e pake brenda institucioneve por tani e kishë fut në funksion rrugën duke i paraqit Serbet të shumë vuajtur kinse nga nacionalizmi shqiptar i cili kinse ishte shumë aktiv në Kosovë kundër tyre. Fuqia dhe bashkimi dhe unifikimi i popullit shqiptar rreth grevës së minatorëve e tronditi Millosheviqin dhe më nuk kishe mundësi me llogarit në qëndrimet e partisë të cilën parti e kishë fut nen tutelën e vet dhe krejt partia thuaj mendonte qysh mendonte Millosheviqi .Ma zinxhiri i kontaktit përmes partisë në Trepçë dhe Kosovë ishte shkëput ma partia, brenda Trepçës nuk funksiononte pasi qe kjart ajo qa vike për tu zbatuar nga lart vike e shkruar plot urrejtje e shpifje kundër shqiptareve kurse lavdëroheshin dhe përkraheshin tubimet e serbëve e malazezve qe thirrshin për vdekje shqiptarëve, shqiptarët ne hu dhe shqiptarët përtej bjeshkëve të Nemuna.

Shumë ishim të vet dijshëm se puna e filluar kundër Miloshoveçit dhe makinerisë se ti luftarake që e kishte sjellë në Kosovë nuk dot jetë e letë mirëpo, fort ishim të bindur që bashkimi i popullit rreth minatorëve dhe folja me një zë e krejt popullit shqiptar herdo kurdo do ti jap rezultatet e veta dhe një dit edhe pse te dërmuar nga rrahjet e maltretimet dot shpëtojmë nga kthetrat e dhunës qe Serbia i kishte sjell ne Kosovë. Kisha ortodokse serbe, kriminelet që bëjshin krime mbi shqiptar gjatë ditës ata naten i bekonte.

Ngjarjet politike zhvilloheshin me shpejtësi të madhe Beogradi bënte propagandë anti shqiptare për neper mjet mjeteve te informimit mirëpo edhe mjetet e informimit kosovare aq fort ishin aktive dhe te pregaditura sa qe propaganda e Beogradit anti shqiptare nga mjetet e informimit kosovar demantohej me sukses.

Shumë njerëz që ishin ne vende kyçe politike brenda Trepçës i kishte kapur panik,dhe nuk ishin te vet dijshëm se po ndodh një akt shumë i madh. Shkurorëzimi i shqiptarëve me një sistem  një partiak qe brenda ati sistemi e gjeten edhe afirmimin e vet por në të kundërtën shpesh here edhe partia qe ishin shumica brenda saj dike të sjell vendime e qëndrime në dëm te tyre gjatë bashkëjetesës me popujt tjerë.

Trepça si tersi ma nuk prodhonte secili nga punëtoret ju kishin afruar pran njeri tjetrit dhe zotoheshin se prodhim nuk dot ketë për jetë e mot në Trepçë nëse Milosheviçi vazhdon qe te na dhunoj dhe ne mënyrë te dhunshme te na i marë te drejtat qe i kemi te garantuara me kushtetutën e vitit 1974. Kërkesat e disa individëve qe ne Trepçë të fillohet me prodhimin e tjetër kush të merret me çështje politike kjo kërkesë te punëtoret e Trepçës shkoj në vesh te shurdhur, dhe zotimi i tyre ishte qe atëherë kur minatori i fundit të dal nga galeritë e zgafelles së Trepçës atëherë  edhe dot ja fillojmë punës.

Minatorët e Trepçës krahas qëndrimit në grevë brenda minierës filluan edhe tu drejtohen përmes mjeteve te informimit te cilat ishin shumë aktive, organeve krahinore republikane dhe atyre të Jugosllavisë si dhe OKB-ës për te bëmat e kundër ligjshme te Serbisë kundër shqiptarëve.

Kjo çfarë bën minatorët e Stan Tergut i zuri ne befasi politikajt e mbar Jugosllavisë dhe askush në kërkesat e minatorëve nuk mujke me dhanë përgjigje pasi që më në vend  politike vepronte dhuna e Milosheviçit dhe kishte vendos pa mare para sysh çmimin qe do ta paguante do ti shkoj deri ne fund, dhe kjart tregonte se të gjithë ata që nuk pajtohen me politiken e ti letë shkojnë kah të donë se per ta nuk ka vend brenda Kosovës.

Mirëpo, këto deklarata fshisoide te Sloboan Milosheviçit veç sa i irritonte minatorët dhe i forconte, ma frika ishte hidh pas shpine dhe haptas kerkoshin si klasë punëtore qe Kosova të avancohet në statusin e republikës. Stipe Shuvari edhe se erdh ne zgafellen e Trepçës nuk tha kurgja me një fjalë çka u shike ne veprimin e tij ishte dorëzuar para veprimit te Milosheviçit dhe e kishte rrok derti për Kroacinë e ti. Minatorët tradhtar shqiptar dhe bashkëpunëtorët e ngushtë te regjimit te Beogradit i tradhtuan e i nxirren nga zgafellja dhe pas daljes nga miniera te minatorëve mendoshin se gjendja në Trepçe do të përmirësohet e Serbia tani e ndinte veten krenare se arriti përmes klyshçive të vet të bëj mashtrime.

Mirëpo,minatorët dhe punëtoria e Trepçës mund te mashtrohej për një moment por ati mashtrimi  ju përgjigj me veprime edhe ma të fuqishme duke vepruar me një pa dëgjueshmëri të madhe ndaj atyre qe donin te vendosnin masat e dhunshme brenda Trepçës, mirëpo këto masa nuk pranuan nga minatorët ne radhë të par e ma pastaj su pranuan në asnjë mënyrë në asnjë organizatë punuese të Trepçës. Pra,  brenda ne themelet e Trepçës u varrosen veprimet kriminale te partisë së LKJ që i bënte krye ne veti sipas dirigjimeve të Miloshoviçit ju ndërpre prodhimi dhe financimi një shteti I cili ndaj kombit shqiptar ishte armiqësor dhe më as minatorët e as punëtoret tjerë të Trepçës nuk e dhanë asnjë gram prodhim. Kur Milosheviçi e pa pathyeshmërinë e minatorëve të Trepçës aktivizoj makinerinë e ti policore dhe masovikisht minatorët dhe punëtoret e Trepçës nga të gjitha repartet i përzuri nga puna.

Minatorët e punëtoret e Trepçës bën një luftë heroike patriotike sa i përket lirisë se Kosovës dhe rregullimit te statusit te saj. Sepse shumë politikan dhe intelektual ishin ra nen lajthitje te thella mendore dhe Serbin e pashin si fuqi dhe shumë deklaroheshin se kësaj fuqie duhet ti dorëzohemi e të futemi nen përbërjen e saj. Por, minatorët e Stan Tergut së bashku me punëtoret tjerë të Trepçës i than jo këti propozimi dhe çdo veprimi të përbashkët me shtetin serb ju dha fund në Trepçë dhe shqiptareve të Kosovës ju dha rasti te organizohen politikisht dhe të punojnë dhe veprojnë për interesa të veta ngadalë dal me peripeci e sfida te shumta arritëm deri te shteti i pa varur.

Sot, pushtetarët e sistemit demokratik përkrahësit e grevës se minatorëve të dikurshme plot gojën e kanë fjalë miradije për grevën dhe rrugën patriotike te asaj gjenerate të minatorëve. Por trajtimi i tyre social dhe material si atij shëndetësor nuk ndryshon shumë nga trajtimi i regjimeve të ma hershme te minatorëve. Sot qindra minator i kemi qe vuajnë nga sëmundjet e helmimit me metale te rënda nuk kanë kurfar përkujdesje shëndetësore, me dhjetëra minator kemi qe lypin për të ngrënë diçka neper kontinjer të mbeturinave e përkujdesje sociale ndaj tyre nuk ka kurfare, me qindra fëmijë të minatorëve nga pa mundësit materiale kanë mbet pa shkollë dhe kanë mbet te pa punë. Pra, sillja e pushtetit te sotshëm ndaj gjeneratës së minatorëve  që dha shumë për lirin e Kosovës është sjellje  shumë diskriminuese,j o njerëzore dhe jo humane jo qe minatorët janë faktor shumë i fuqishëm për lirin e pavarësinë e Kosovës por ky pushtet po sillet ndaj tyre si kur minatorët të ishin kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në kët përvjetor të 25 vjetorit te grevës madhështore të minatorëve të Trepçës dhe punëtorëve te saj, pushtetarët duhet ta ndryshojnë qëndrimin dhe diskriminimin dhe sjelljen ndaj kësaj gjenerate e cila me veprimet e veta te pa mohueshme e trasoj rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Prandaj, nëse dikush brenda Kosovës e meriton një përkujdesje institucionale për veprim heroik dhe patriotik ne dobi te lirisë se vendit ata janë minatorët e Stan Tergut se bashku me punëtoret tjerë të Trepçës po edhe gjithë Kosovës.

Minator e punëtor të Trepçës urime përvjetori i 25 të i grevës madhështore qe e shkurorëzoj shqiptarin nga një regjim që për shqiptaret dinte të hap vetëm plagë e varre, kurse institucioneve te Kosovës ju sugjeroj qe fjalët miradije nuk na duhen e nuk na duhen aq ma pak kur ato fjalë i përdorni si parvan për të mbuluar diskriminimin të cilin jeni duke e bërë kundër njerëzve që e futi Kosovën në revolucion për lirin e pavarësinë e vendit.

Ismet Uka - ish punëtor i Trepçës, tani pensionist.