Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Thani Naqo: Pëllëmbët me gishta te shenjta

| E diele, 23.02.2014, 11:46 AM |


Thani Naqo

 

PËLLËMBËT ME GISHTA TË SHENJTA?

 

Pëllëmbët e tua, të vogla,

Shenjtërojnë çdo gjë që ti prek.

Shenjtërojnë fustankat belholla,

Edhe arne e kopsa kur qep.

 

Gishtat e tua shenjtërojnë,

Lakrorët përqark me tegel.

Për hatër, tinëz, mashtrojnë,

Kulaçit me lek i vë shenjë.

 

Dimrit me erë të ftohtë,

Fishkëllimat unë ja përqesh.

Kam çorrape e bluzë të ngrohtë

Nga gishtat e shenjtë peshqesh.

 

1985-2014