Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Vaçe Zelës

| E merkure, 19.02.2014, 07:48 PM |


Dibran Demaku

 

PËLLUMBESHË E PAQES

(Vaçe Zelës)

 

Si ta qëndis vargun për një Kanarinë

njërën nga këngët e solli në Prishtinë

Motrës së Madhe Nexhit me emër

i mori një lule, i dhuroi një zemër.

 

Si ta ndal lotin mos të rrjedh në faqe

për Mbretëreshën e këngës, për të Madhen Vaçe

Që erdhi si flutur e iku si flutur

atdheut i dhuroi këngën më të bukur!

 

Një këngë krenare e këndoi për Nënën

me këngë i bashkoi Prishtinën e Tiranën

atëherë kur një vijë ndante gjakun e atdheut

zëri i saj pushtonte shtigjet e gjuhës së Skënderbeut!

 

Tash ajo u shndërrua në një Pëllumbeshë paqe

e dlira e bukura e Madhja Vaçe

zëri i saj në shekuj do fluturojë nëpër eter

kombit e atdheut krenari e nder!...