| E merkure, 19.02.2014, 08:55 PM |
MILLO GJUKANOVIQ, SYNON QË
GJITHËNJË
T'I MBAJË, SHQIPTARËT NËN KONTROLL !
Nga Xheladin Zeneli
Lidhur me
formimin e kualicionit paszgjedhor në Komunën e Ulqinit,këto ditë u prononcua
edhe kryetari i
Gjuha
tipike e z. Gjukanoviq është karakteristikë e gjuhës së diktatorëve të cilët
pretendojnë që me çdo kusht të kenë nën kontroll çdo gjë dhe kur diçka iu
Vertetë
që
Megjithate, subjektet politike shqiptare fituan rreth 54% të votave të përgjithëshme dhe si rrjedhim i kësai formimi i pushtetit paszgjedhor reflektoi rezulltatin e zgjedhjeve. Kështu që dy subjektet poltike shqiptare që fituan më shumë vota , Forca e Re Demokratike dhe Kualicioni " Për të ardhmen e Ulqinit",të cilat fillimisht negocuan edhe me UDSH- në,për formimin e shumicës parlamentare,por pas tërheqjes së kësai të fundit,kualicionit të bashkëqeverisjes në mandatin e ardhshëm të Komunës së Ulqinit,iu bashkangjit partia opozitare "Mali i Zi Pozitiv".
Pra, formimi i kualicionit paszgjedhor është ligjor, demokratik dhe në përputhje me normat e marrjes së vendimeve në mënyrë të lirë dhe të pavarur nga ana e palëve garuese të dala nga zgjedhjet e 26 Janarit.Është e pakuptueshme që kreu i një partie e cila e quan vetëvehten Partia " Demokratike" e Socialistëve , përmes deklaratave tendencioze mundohet të pengojë proceset demokratike në një komunë me popullsi shumicë shqiptare. Dhe jo vetëm kaq.Kryeministri i një shteti, nga qendra e Podgoricës tenton të përzihet dhe t'ju impunohet proceseve zgjedhore të administrimit lokal të një komune,pra të Komunës së Ulqinit dhe vullnetit të tyre të lirë në formimin e shumicës qeveritare.
Për të gjithë ata që e njohin mirë z. Gjukanoviq nuk janë të befasuar me deklaratën e tij të fundit dhe gjuhën e tij urryese e cila dëshmon edhe një herë fëtyrën e vërtetë të Gjukanoviqit dhe është dëshmi se Ai nuk i dëshiron shqiptarët të bashkuar,por të përçarë. Gjithashtu edhe një herë u dëshmua se z. Gjukanoviq ka pasur dhe gjthënjë vazhdon të ketë një synim: të kontrollojë me udhëheqjen politike e administarative të Komunës së Ulqinit ,por edhe me udhëheqjet administrative të vendbanimeve të tjera shqiptare me qëllim që të dominojë me resurset dhe pasuritë e tyre natyrore dhe t'i mbajë ata nën kontroll.
Sa i
përket asaj se a do të " ndëshkohen", apo a do të ketë ndonjë
hakmarrje eventuale politike ndaj partive shqiptare në të ardhmen, për mos
bashkëpunim me PDs- në ,çka z. Gjukanoviq aludon në deklaratën e tij, kjo nuk
do të jetë diçka e re sepse Komuna e Ulqinit është e ndëshkuar tash 24 vite nga
ana e pushtetit qendror të Podgoricës me të cilën udhëheq
Vlen të
përmendet se Komuna e Ulqinit është ndëshkuar edhe atëherë kur partitë
shqiptare kanë bashkëpunuar me
Gjatë
tërë kësai kohe sa është në pushtet qendror
Sjellja e fundit e z. Gjukanoviq dhe tentimi i tij i shtypjes së vlerave demokratike të popullit autokton shqiptar do të duhet të jetë alarm për qendrat e vendosjes së Bashkimit Europian ,pjesë e të cilit Mali i ZI aspiron që të bëhet, kurse për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare do të duheshin të konsideronin rishqyrtimin e marrëdhënieve me një "lider" të Ballkanit me mentalitet mesjetar i cili n'a përkujton kohën e kaluar të Millosheviqit.