| E marte, 18.02.2014, 08:32 PM |
ZËRA NGA KOPSHI I KOSOVËS LETRARE
Nga Lucian Gruia
Monica Mure?an (shq. Monika Mureshan) është e preokupuar me normalitetin e fenomenit letrar (krijimtari dhe receptim), subjekt të cilit i ka dedikuar deri më tani dy vepra të rëndësishme: një me intervista me shkrimtarë dhe artistë të shquar (Ushtrime të vetmisë, Ed. Criterion Publishing, 2009) dhe tjetra me ese (Fjalë për ardhmëri, Ed. Amanda Edit, 2013). Në këto vepra autorja analizon në hollësi gjenezën e krijimtarisë artistike, receptimin e kësaj, si dhe problemet sociale të shkrimtarëve kontemporanë (bashkëkohorë), në konditat e shpupurisjes postmoderniste të vlerave. Si absolvente e Fakultetit të Filologjisë (dega Rumanisht-Frëngjisht), pas lekturimeve të shumta, autorja dëshmohet si një njohëse e mirë e letërsisë rumune, fakt i argumentuar edhe përmes frekuentimit të saj në faqet e pjesës dërmuese të revistave tona letrare.
Duke parë vlerën e librave të përkthyer kohëve të funidt nga shqipja në gjuhën rumune, Monika Mureshan i është rekur hulumtimit të shkrimtarëve nga Kosova. Poezitë e këtyre, me gjithë frymëmarrjen e tyre të gjerë, inkuadrohen në normalitet, duke manifestuar respekt për idealet humane dhe për fjalën e shkruar. Postmodernizmi, në spektrin e degjenerimit njerëozor dhe pornografik, ende nuk i ka prekur shkrimtarët e Kosovës, dhe ndoshta as që do t’i prekë. Për shkak të kësaj rezonance afektive, para tre vitesh, autorja botoi vëllimin e parë me portrete letrare, Kosova letrare (Ed. Marafet, 2010), duke përfshirë 13 poetë të lindur në këtë zonë. Meqë shkrimtarët shqiptarë të analizuar, paraprakisht nuk ishin të njohur në Rumani, autorja i ka prezantuar edhe me disa burime bibliografike të nevojshme, para se të merret me recensionimin e veprave të botuara.
Me vëllimin e saj të dytë, që del në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Zëra nga kopshi i Kosovës letrare, me nëntitullin Impresione lekturimi (Ed. Amanda Edit, 2013), Monika Mureshan vazhdon studimin e shkrimtarëve të lindur në zonën gjeografike të përmendur në vëllim, Janë tetë poetë nga Kosova e diaspora dhe një me origjinë nga Shqipëria: Jeton Kelmendi, Fehmi Kelmendi, Mëhill Velaj,Veli Veliu, Skënder R. Hoxha, Nezir Prokshi, Sadik Përvetica, Lulzim Tafa dhe Adelina Dokja, të rikënduar në gjuhën rumune nga i njëjti poet i palodhshëm (Baki Ymeri), ai që nuk kursen përpjekjet për t’i bërë të njohur veprat e bashkëkombasve të tij në Rumani. Njësoj si në rastin e vëllimit të parë, recensionistja prezanton disa burime bibliografike të autorëve, të vlefshme edhe për lexuesit e vendit tonë.
Autorja observon disa veti tematike të përbashkëta
të poetëve me prejardhje nga rajoni i Kosovës: patriotizmi i përfituar me
vështirësi nga luftërat për çlirim kombëtar, pesha e ekspresionit, qëndrimi
civik radikal, luhatja ndërmjet planit real dhe atij fantastik, mahnitja ndaj
mrekullive të natyrës, kultivimi i poezisë së dashurisë. Monika Mureshan analizon me syrin kritik
tekstet e poetëve të recensuar, duke relevuar edhe karakteristikat e veçanta
stilistike. Kështusoj, te Jeton Kelmendi, anëtar i Akademisë Europiane dhe i
Shoqatës së Gazetarëve Europianë, laureat i Çmimit Ndërkombëtar „Solenzara” (
Subjektet kryesore të lirikës së Fehmi Kelmendit janë liria kombëtare dhe pasojat e mërgimit (poeti është vendosur në Zvicër për të shpëtuar nga kthetrat e robërimit). Revolta shpërthyese e determinon të shfrytëzojë ironinë, hiperbolën, madje edhe mallkimin. Një poet tjetër i mërguar është edhe Mëhill Velaj, i vendosur në Amerikë. Shpirti i tij i ndjeshëm, revoltohet kundër rendit të ri botëror, në të cilin vendet e vogla janë transformuar në tregje për shitjen e mallërave të vendeve të fuqishme të industrializuara. Në vizionin e autores, poezia e Veli Veliut përfaqëson një replikë kundër postmodernizmit, falë religjiozitetit të afirmuar, elozhimit të traditave, si dhe specifikut nacional. Një nga vëllimet e tij i dedikohet Nënës Tereze, shqiptarja që e përfitoi Çmimin e Nobelit për Paqë më 1979, për aktivitetin e saj të jashtëzakonshëm humanitar.
Skënder R. Hoxha i përkushton vargje Zotit dhe krijimit të universit fizik. Rezulton një poezi eseistike, metafizike dhe e esencializuar. Sa i përket këtij autori, Monika Mureshan nxjerr në pah ndjenjën e tij të veçantë për kapjen e detajeve esenciale. Nga disa linja skematike, poeti kosovar bën çmos që të faniten vetitë përcaktuese të subjektit të trajtuar. Nezir Prokshi kultivon një poezi të ashpër, dedikuar elementit të natyrës. Autori vetë e revendikon ashpërsinë nga guri që e ka stërvitur t’u rezistojë rebesheve të historisë. Stili i Sadik Përveticës zhvillohet në mënyrë komplementare: rëfimtar, evokues, retorik apo përdëllimtar, herë i përmallshëm e herë protestues. Një ironi e ëmbël dhe e hidhur përpëlitet në tekstet e fakturës sociale, kurse në poezinë patriotike ngre zërin e revoltës kundër masakrave të provokuara nga pushtuesit.
Lulzim Tafa u përket poetëve vitalistë, neoromantikë, të ekzaltuar. Dëshmohet si një analist psikologjik subtil, duke kultivuar nganjëherë një humor të bindshëm sarkastik. Poetja Adelina Dokja, e emigruar në Itali, ka debutuar vonë, me një vëllim vargjesh të shkruara në një tonalitet të drejtëpërdrejtë, të sinqertë dhe autentik. Ajo vjen në drejtim të lexuesit me shpirtin në shuplakë. Temat e trajtuara janë: dashuria, përgëzimi, shpresa, përmallimi dhe shqetsimi. Mund të konkluzionojmë se analizat letrare të elaboruara nga Monika Mureshan, dëshmojnë profesionalizëm, një frymë të shquar për sintezë dhe participim rezonues me tekstet e lekturuara. Shpresojmë se lexuesit do ta vlerësojnë edhe këtë libër, që për ne paraqet një urë të re të shëndetit dhe miqësisë ndërmjet dy gjuhëve, kulturave dhe civilizimeve.