| E marte, 08.02.2022, 08:33 PM |
A
TË KUJTOHET O GJOKË BECI…?
Nga Zeqir
Lushaj
-Per
herë të parë në shoqerinë tonë mbi 45 vjeçare, sot unë po flas me ty e nuk e di
se Ti a po më ndegjon o Gjokë Beci? Sepse Unë nuk e di a degjojnë të vdekurit!
Se Ti sot je në shtratin
e percjelljes perfundimtare per në atë botë, per në at’ botë ku ne poetet kemi
qenë jo rrallëherë me fjalët e letrat tona. Por Ti sot po shkon edhe fizikisht
aty, dhe një mik i ngusht nga Amerika, me lot në sy të thotë: -Rruga e mbarë
Gjokë Djali i Mirdites e i krejt Shqiperisë.
Ndihem afer asaj
makine te zeze qe sot po ecen ngadale neper rrugët e Tiranës per të mos lenduar
shpirtin e brishtë të poetit i cili pati aq lendime, plagë e vuajtje në ketë
jetë… Nuk e di se ku do të varrosesh, në Mirditë apo në Tiranë, por di diçka
tjeter më me rendësi: Per Gjokë Becin hapsira mbareshqipetare e Shqiperise
Etnike eshte NJË. I tillë ishte e mbetet shpirti yt ndaj saj. Edhe njehere: -Lamtumire vella i
dashur e i paharruar Gjokë Mirdita! Unë nuk do te te percjell duke qarë se
burrave nuk ju
1.
A të
kujtohet Gjokë makina e shkrimit…ajo makine që ta solla nga Tirana diku nga
vitet ’80 dhe e vendosem në tavolinen e punes tende në katin e tretë të atij
pallati ne radhen e dyte të pallateve mbas sheshit kryesor të qytetit? …Mbasi me
falenderove tej mase per kete gjë, me the jo pa merak: -Zeqir, une e di se
makinat e shkrimet ndiqen jo pak nga Dega e Puneve te Brendeshme…
-O
vellai im je fantastik, por nuk dua që të të vijë, larg qoftë, ndonjë problem
nga unë…, -the’ Ti dhe më perqafove.
2.
E more
Gjokë eee? Ç’ka me të kujtue sot më perpara? Nuk po të flas per librat se ato i
din gjithkush por po te “gudulisi” me ndonjë gjë të vogël, “midis nesh”.
A të
kujtohet Gjokë kur të kishin ngarkuar të besh një leter në emer të grave të Mirdites
per Enver Hoxhen? (Oooh,
more Gjoke Beci sa të tilla kemi per te kujtuar sot, po droj se rruga e
kortezhit mbarohet shpejt e fjalet e mia mbeten pergjysem…). Dhe ti me ato
letra në dorë nga Mirdita trokite tek shtepia ime në rrugen “Asdreni” të lagjes
“Ali Demi”dhe sebashku vazhduam
punen me ore të tera . ..
Hahahaha!
O Gjokë, pash Zotin a te kujtohet kur ne darkë vonë, Sabrieja na kish shtrue
buken e ne të dy nuk po ndaheshim nga letrat tuj shkrue e tuj thane, gati me të
madhe “gratë e Mirdites…gratë
e Mirdites…”, aq sa Sabrieja
duket u merzit se po ftofet gjella e na u drejtue:
-More
Ju, gratë e Mirdites a doni me hanger darkë sonte?
Dhe
qeshem aq shumë at natë të paharruar o Gjokë vëllai…, sa ti na e kujtoje në çdo
takim të mëvonshëm!
3.
Shiko
Gjokë Mirdita. Unë të kujtoj shumë e shumë here në biseda me shokë e miq. E di
Ti Gjokë se cilen “qyfyre” (qyfyre halli), ju tregoj me shumë? At rastin kur të
thirren në Komitetin e Partisë per të bere raportin e Konferences . Ti ishe i
zenë duke shkruar vjersha dhe mbasi “ata” insistuan se duhet të vish tani
patjeter, Ti , me at humorin tend brillant ju drejtove atyre:
-E dini
si eshte kjo punë o shoket e Partisë? … Sikur një grua eshte në urgjencë te spitalit
per të lindur
i thone mjeket: -Do të lindësh
mbasi ta hapesh kete kanalin 20 metra ketu në mes të rrugës…!!
4.
Nuk ka
sesi te mos kujtohet kur një dite, nga Amerika të erdha në zyre, atje në Tiranë
të Re dhe vertete u befasove…por më shume u gëzove. Dolem në kafe ku me fole
per nderin që të kanë bere në Kosovë per pervjetorin e lindjes tende o mik.
Pastaj, drejte e në shtepine time ku, shumicen e kohes ja kushtuam poezive dhe
ti më the: Zeqo. Une e njof doren tende edhe po te mos veshë emrin në krijime. Por sot, me lejo te
gezohem me shume se per poezitë tua antologjike, per kete shtepi të bukur që
paske ndertuar…Dhe vazhdove: -Miku Jot do vdesi fukara, pa një shtepi si kushi…!
Te
kerkoj falje miku im Gjokë, por kete fakt te dhimshem te jetes tende ma
rikujtoi mbreme Ndue Lazri i cili
E di si
shkruante Ndou? Jo, jo, nuk e di se sot eshte dita e pare ne jete qe Gjok Beci
nuk lexon gazeta as nuk e hape kompjuterin. Ndaj, po ta rikujtoj ne respekt
ndaj Jush e autorit Ndue Lazri: “Nuk u gjend dot një shtëpi e denjë
për të. Një varg i tij vlente më shumë se një shtëpi. Po, pushtetarët tepër të
angazhuar për të ngritur vila e pasuri brenda e jashtë shtetit për vehte me
lekët e popullit, nuk u kujtuan të shikonin se ku banonte poeti i madh. Sot,
ata, me hipokrizinë vrasëse, do ta qajnë poetin, nuk do ia kursejnë fjalët e
mëdha. Se natyrisht, streha e tij e fundit është dy metra dhe e nuk do u
kërkojë investime-.
5.
Fillimet
e levizjes demokratike. Me Ty o poet isha ne shtepine e oficereve në Rreshen.
(Kurre ne jeten time, nuk kalova neper qytetin e Rreshenit, pa u takuar me Ty,
or mik i shtenjtë).
-Zeqir…,
te lutem me thuaj ç’te duash. Gabim le të jenë bërë gjithçka! Vetem një gjë mos
ma thuaj se e kemi bere gabim, te pakten Ti dhe Une…
-Aman,
vetem mos me thuej se kemi bere ndonjë gabim që kemi shkruar aq shumë per
Kosoven…
-Jo
more Gjokë, ajo eshte ndoshta gjeja me e mirë qe kemi mundur të bejme…dhe u
perqafuam miqesisht.
Ti,
Gjokë Beci, Kosoven dhe tere trevat shqiptare i kishe vertetë në zemer, se ishe
dhe mbete një shqiptar i vertetë.
…!
Me fal
Gjokë, por nuk mund te rri pa te kujtuar se ate ditë në shtepine e oficereve në
Rreshen, kur kaloi Dikush dhe na leshoi disa “rromuze”, Ti iu ktheve siç rrallë
të kisha parë e degjuar:
-Kur
kam mundur të them hapur se “Stalini
është një gomar”, per stalinistet e vegjel as që dua të dijë…!! Dhe të ka
pas kushtuar (at’here’), jo pak ajo fjalë!
6.
Gjashtë
kujtesa në kete Ditë Morti, per Ty o Poet i Madh, ndoshta janë shumë e si
padashur a mos po të lendoj në at’ rrugë që ke marrë. Por jo-jo, nuk lendohet
Gjokë Beci nga fjalet e miqve. Perkundrazi themse do ta bejnë at rrugë më të
lehtë. E, ne që shkruam per Ty jo pak edhe per se gjalli, si mund të heshtim
sot or Mik , or medel i Njeriut të thjeshtë, model i Njeriut zemermadh e
atdhetar.
Shpirti
Yt Gjok Beci, ishin bjeshket…
A po te
kujtohet Gjokë Djali kur erdha nga Tirana e ne Mirditë, dhe me nje nga
drejtuesit e rrethit të asaj kohe, morëm bukë me vete… e drejte e tek Kroni i
Bardhe në maj të bjeshkës? Pse mund te harrohet ajo Ditë e madhe o poet
shpirt-bjeshkë. Kam botuar edhe një reportazh per ate dite dhe eshte në shtypin
e kohes ndaj nuk po ta zgjati se droe po të ster-mundoj sot. Sa e sa here në
takimet e mepastajme kujtonin thuajse me nje fjale;
-…Aaah,
Kroni i Bardhë…! Kroni i Bardhë…!
Edhe
fshatrave te Fanit te Mirdites, derë-më-derë, deri te Gurra e Domgjonit e deri në Va te
shtepia e Zef Zefit, i
kemi rene bashke o Gjokë Djali…! Jane në gazeta dhe do të jenë edhe në libra
ato reportazhe të kohës.
…!
…Dhe
tani i dashur Gjokë, (dhe ju të dashur lexues te ketij shkrimi te
permortëshem), po mendoj se kortezhi me trupin e poetit ka mberritur në
varreza. Aty eshte pushimi i fundit i trupit të brishtë e të lodhur të Gjokë
Becit… Nese ai varrim behet në Tiranë, i lutem Zotit që të të ketë qelluar
varri afer Mbetreshes së Kenges që e deshe aq shumë, që bashkpunuat aq afer,
Zaçe Zeles. Dhe nga aty, sebashku, poeti dhe kengetarja merrjani si dikur nder
dekada, si at’ ditë në shtepinë e Feim Ibrahimit, kur Vaçja thirri me të madhe:
-Tani PO, tani u gjet fjala që duhej…!
…!
“…Ti rrjedh ne kenge e
ligjerime,
O kreshnikja permbi
gurë…”
…!
…Unë
nuk e di a degjojnë të vdekurit! Se Ti sot je në shtratin e percjelljes perfundimtare per në
atë botë, per në at’ botë ku ne poetet kemi qenë jo rrallëherë me fjalët e
letrat tona. Por Ti sot po shkon edhe fizikisht aty, dhe një mik i ngusht nga
Amerika, me lote ne sy të thotë: -Rruga e mbarë Gjokë Djali i Mirdites e i krejt Shqiperisë.
Ndihem afer asaj
makine te zeze qe sot po ecen ngadale neper rrugët e Tiranës per të mos lenduar
shpirtin e brishtë të poetit i cili pati aq lendime, plagë e vuajtje në ketë
jetë… Nuk e di se ku do të varrosesh, në Mirditë apo në Tiranë, por di diçka
tjeter me më rendësi: Per Gjokë Becin hapsira mbareshqipetare e Shqiperise
Etnike eshte NJË.
-Ekskluzivisht
per ZemraShqiptare, nga NJ, USA, 15 Shkurt 2014-