| E premte, 14.02.2014, 06:45 PM |
POEZIA ËSHTË PUSHTET
Shumë errësirë, shumë mizori në botën tonë
Poezia jonë të bëhet dritë
Shumë banalitet, shumë vulgaritet ne kohën tonë
Poezia jonë të bëhet kripë
Shumë manipulim, shumë abuzim në jetën tonë
Poezia për pushtetarët të bëhet frikë
Fjala jonë është pushtet
Pushteti i njeriut të vogël
Me ngrohtësi, me ndieshmëri,
Me sinqeritet, me dinjitet
Ngrihet si pëllumb’ i lirisë
mbi tokën e sakatuar
Ngrihet si balon’ e përjetësisë
nga zemra e dëshpëruar
Poezia jonë - flakë në terr
Shpresë në dëshpërim
Dashuri në zhgënjim
Depërton bile në ferr!
Poezia: pushtet dhe anti-pushtet
Duke hyrë në shpirtin e njeriut
Hedh poshtë forcat çnjerëzore
Dhe na mbush me diell, me shpresë….
ULLMAR QVICK, me shumë dashuri