Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kozeta Zylo: Dashuri me parfum Hëne

| E premte, 14.02.2014, 07:37 PM |


Keze Kozeta Zylo

 

Dashuri me parfum Hëne

 

Dashuri me parfum Hëne,

me shigjetë Erosi më shpon,

si Laureshë nën qiell mbështillem,

Pranë gjoksit tënd që përvëlon.

 

Po si s'u ndal ky afsh i nxehtë,

në syth të shpirtit çelëm bashkë,

u rritëm pemë me lule zjarr,

që djeg në dimër dhe behar.

 

Dhe ëndrrat tona dritë magjie,

dehur në dallgë shkumëbardha,

si vetëtimë ti hedh spirancën,

Kapiten me pendë të kaltra.

 

Shën Valentini si shandan ndizet,

Me gotat e verës që nga flaka krisin,

Hëna në dritare si vejushë digjet,

Nga të mjaltat puthje që marrosin shpirtin.

 

Fletët e çarçafit si valëz dridhen,

nga akordet e një tingulli shpirti,

Në liqenin e syve të tu,

Thyej rekordin e një viti.

 

Staten Island, New York

Shkurt, 2014