| E enjte, 13.02.2014, 08:08 PM |
Poezi erotike*
(cikël)
Nga Përparim Hysi
1.Nostalgji
Ku do jesh,o mikja ime?Ku do jesh tani?
Se jam kapur nostalgjie,aq sa vet e di.
Mëndja ime bërë tufan,ka arsye pse...
Zë e bredh si me revan;si kalë hergjele!
Çanë e çanë që nga largësia edhe mbrrin tek ti
E ka kapur nostalgia,për ty,dashuri!
Dashuri që i mposht vitet,aq e aq dekada
Si një zjarr që kurrë s'fiket,si nëpër balada.
Sado ndezur gjithmonë zjarri,nuk i duket flaka
Se në zëmrat tona malli,jo,jo:nuk u mpaka.
Sado erdhi pleqëria,sado unë jam larg
Porse mëndja tek Jorgjia;për të,imi varg.
2.Pastaj
Mirë buzën ta dhashë,se aq shumë ti ngulmove
Por mëndjen sa s'lashë(se më tej ç'kërkove?)
Më kërkove gjirin,ta dhashë:ma kafshove?!
Sa nuk lashë fiqirin,aq keq ma"punove?!"
Domosdo që thirra,se aq shumë mua më dhëmbi
Se desh më ra "pika",kur më hyri "gjëmbi?!"
Gjëmbi seç më"shpoi",sa më përcëlloi
Unë mbeta pa gojë,po dhe ti pa gojë...
3. X...
Trupin e hollë,pothuaj,fidan,e pushtova me një dorë
Sepse trupi më qe valë;vala dogji dorën time
Unë,i tëri,mora zjarr,sikur qeshë furrëkamine.
Furrëkamine unë u ndeza,sikur isha përmbi valë
Edhe ç'ndodhi,më andejza,zjarri shuhet veç me zjarr...
4.Një tufë me lule
Një tufë me lule qe sebepi
Do tregoj,më tej,ç'na gjeti
-Zgjidh,- the,-lulen që i ngjaj?!
Thonë,mandej,që paskam "faj?!"
Kur shoh "ujkun",s'kërkoj gjurmën
"Lulen" zgjodha,e vendosa
Pushkën zbraza,"punën" sosa.
5. Me "qëllim?!"
Prerë fustani me "qëllim",që të duket açik gjiri
Epo,hë,mor Përparim,a s'ke hak që të delë syri?!
Të delë syri,domosdo,se s'ka vdekur tek ti nepsi
Opopo,mor,opopo! Tash dhe mëndja më farepsi.
Gjiri duket açik jashtë,zë e varet si bostan
Mua po më zënë djajtë,se zili të madhe kam
Dua ta thithë fëmijërisht,që të ngopem,që të fahem
Dhe në moshë të pleqërisë,për atë mëdysh po ndahem
6.E pranoj
E pranoj: qeshë i "uritur"
Se,sa pashë,syrin e ndritur
Sulmova si i babëzitur
::::::::::::::::
7. "Përleshja"
Më shpon bot e bot me syrin e zi
Demek më di kot?Një copë pleqëri?!
Epo ku duroj që t'më vënë "brirë?!"
Ndaj edhe sulmoj, të "ha qelepir"
Shkaku më qe syri,që më shpalli "luftë"
Luftës unë,qafiri,i gjegjem me"pushkë"
Ti më shpalle"luftën";u zumë dhëmbë për dhëmbë
Unë po zbraza"pushkën" dhe bëmë goxha"dëm..."
8.Aktualitet
Makinën tënde e ndoqa me sy
Nga more,nga sose?Hiç nuk e di
Tërë natën e natës nuk mbylla sy
Edhe kërkoj që dikush të më shohë
(se kjo më buzëqeshi dhe,duket,më do?!!!)
Më do,mua që dhe vetën time më s'njoh?!!!)
Sa shihem në pasqyrë dhe bëj obobo...
9.Zgjim rinor
U zgjova nga në gjumë rrinor;gjumë,i bërë,këtu e ca vite
Dhe erdhi çasti Qiellor,sikur qeshë me ty,moj shpirte!
Dhe duket u riha,u riha;pleqëria më la shëndenë
Me ty,pothuaj,u shpiha(ah,se ç'çaste që qenë!)
Por,tak
dhe,pas pak,u kthiella;gjithçka
Sado që më pëlqeu"gjella";të gëzohem tani?Është vonë.
Se ikën çastet rinore;pleqëria ka vënë domenin
Zë shfryj nga çastet iluzore dhe hiç nuk e mbaj helmin.
10.Atë puthje
Atë puthje të rrëmbyer që të dhashë dikur-dikur
Pse më duket,vetullprerë,si tani ta jap,sikur...
Sepse mbresa qe e tillë,që aq shumë,moj,më shijoi
Bëhem djalë i përtërirë,sado mosha ime shkoi.
Mosha shkoi,por jo kujitimi;mbresa e puthjes vjen e shfaqet
Sado plak është Përparimi,sulet teje(Ç'duhen llafet?!)
LLafet janë pa bereqet; e ka thënë me kohë i pari
Sado jam në moshë të tretë,pse më çon në kohëra djali?!...
* poezitë janë shkruar në vitet 2006-2007