Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Rexhaj: EULEX para bandës qeveritare

| E marte, 11.02.2014, 08:43 PM |


QYTETARËT E KOSOVËS DUHET TË ZGHEDHIN EULEX –in PARA H. KUQIT DHE BANDËS QEVERITARE

Nga Xhevat Rexhaj

Pas rishpalljës së pavarësisë ,apo e thënë realishtë  pas njohjës formale të pavarësisë së Kosovës nga miqët tanë që na çliruan nga okupimi serb, ishte e domosdoshme që në Kosovë të instalohej një organ ekzekutiv nga miqët tanë ndërkombëtar që do kujdesej për dhe rreth sundimit të ligjit në shtetin e ri. Kjo nuk do vononte dhe në prill të vitit 2009 në kosovë do të funkcionalizohej misioni i quajtur EULEX, me dy sektorët e vet të rëndësishëm ai ekzekutiv dhe ai i fuqizimit. Aso kohe sigurishtë se të ekzaltuar  vetmasturbuar nga euforia e shpalljës së pavarësisë shumë politikaj të rrejshëm, shumë afaristë të rrejshëm dhe shumë “patriotë” folklorik nuk do e merrnin me aq seriozitet këtë mision, duke menduar ndoshta se edhe ky mision do ishte një kopje e atij të quajtur  UNMIK, por besohet se shumica e qytetarëve të Kosovës edhe pse ndoshta në heshtje e kishin pritur me gëzim funksionalizimin e këtij misioni që tani më bazën e kishte në BE, aty ku Gjermania dhe Anglia e kanë fjalën kryesore dhe kështu nënkuptohet se gjërat nuk do rjedhnin ashtu si me Unmik-un. Në fillim në dukje të parë nuk shifej se ky mision do jetë në nivel detyre, ngase ne shqiptarët për nga natyra jemi ende të pavetëijshëm për shumë çka duke hapur sytë se pse ai mison nuk ndermirrte masa kundër keqëbëresve menjihere! Ne e kishim dëshirën e madhe, por qështjet e rendit dhe ligjit sipas misionit të EULEX it, nuk ishin fjalët e çajtorevdhe e kafeneve shqiptare, por ata duhej të mblidhnin fakte, dëshmi dhe argumente të fuqishme për shumë raste. Nëse e shiqojmë vet formatin dhe atë se për çka dhe në çka thirret ky mision ne më lehtë do e kuptojmë edhe punën e këtij misioni. Ja këtu po sjelli vetëm disa fjali reth këtij misioni:

“Misioni: EULEX-i e përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve më të mëdha Evropiane në fushën e sundimit të ligjit. Aftësitë dhe ekspertiza e EULEX-it janë duke u përdorur në mbështetje të synimeve kryesore të BE-së në procesin e liberalizmit të vizave, studimin e fizibilitetit dhe dialogun Prishtinë-Beograd. EULEX-i, po ashtu, e përkrah dialogun e strukturuar mbi sundimin e ligjit, të udhëhequr nga Brukseli. EULEX-i është duke e vazhduar përkushtimin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimit të ngushtë me kolegët vendas për ta arritur qëndrueshmërinë dhe praktikat më të mira të BE-së në Kosovë. EULEX-i i jep prioritet vendosjes së sundimit të ligjit në veri.Stafi: EULEX-i ka rreth 2,250 të punësuar ndërkombëtarë dhe vendas

Buxheti: Buxheti vjetor është rreth 111 milionë euro

Struktura: Misioni është i ndarë në dy ‘sektorë’: 'Sektori Ekzekutiv' dhe 'Sektori i Fuqizimit'. Sektori ekzekutiv heton, ndjek penalisht dhe gjykon raste të ndjeshme duke i përdorur funksionet e tij ekzekutive. Sektori i fuqizimit i monitoron, mentoron dhe këshillon kolegët vendas në fushën e policisë, drejtësisë dhe doganës. “

U desh të cekën këto me arësyen që të vazhdoi shkrimin për çka edhe e nisa, dhe të dal në perditshmërin e sotme, apo te puna që ka dhe po bënë ky mision, e që si shkas ishte edhe vet procesi i djeshëm rreth një bastisjeje dhe arrestimi të disa personave për keqpërdorime zyrtare dhe korrupcion, e ku si personazh kishte edhe një deputet, e që rastisi të jet i biri i themeluesit të shtetit të Kosovës Presidentit I. Rugovës, por që ky rast asesi dhe në asnjë mënyrë nuk do preku madhështin historuike të Njeriut të kombit tonë.

Që pas luftës dhe dalldisjës së disa gruipeve e klaneve mafioze, kriminale dhe shtet dëmtuese, Kosova filloi të shëndërrohej në një shtëpi mallrash, ku çdo kushi mundë të grabiste çfarë të donte, mjerishtë në këtë ndihmoi edhe vet misioni i quajtur UNMIK, por megjithatë fajet kryesore ishin të vet  ne shqiptarëve. Shumë të ashtuquajtur “ komandanta e çlirimtarë “ vendosën rregullat e xhungllës, apo rregullat e krimit përfid në të gjitha sferat e jetës, këtyre fatkeqësisht iu bashkangjitën edhe disa “paqësor” dikush nga shantazhimi e dikush nga lakmija, dhe Kosovën e futën në një rrugë qorre, në një karantinë bizare ku qytetarët filluan të frikoheshin po sikur në kohën e okupimit, tani më jo nga çetnikët serbo-sllav por mjerisht nga bandat e klanet me emra shqiptarësh, dhe me këtë filloi degradimi dhe humbja e forcës mendore qytetare për të qenë pjesë përbërese e zhvillimeve demiokratike të shtetit, kështu përmes partive politike filloi edhe profilizimi i hajnave, vrasëve dhe zhvatësve të shtetit. Të gjitha këto kulmuan me një dridhje katastrofale të shoqërisë ende të post traumatuzuar shqiptare nga gjenocidi serrb, ndodhën me mijëra vrasje ndërshqiptare, atentate të figurave të njohura kombëtare, shantazhime, kërcënime, dhe pasurimi marramendës i shumë të ashtu quajturve politikaj, të cilët hiq më shumë se para 5- 6 vitesh ishin fukarenjë dhe ishin të pa shkollë, por me para fituan edhe diploma, fituan me shantazhe dhe uzurpime e shitje të pasurive shoqërore milona euro, dhe u shëndëruan në milionera në shtetin që ka më së shumti të varfër. Këta tipa që duhet quajtur shkurt kriminela dhe bandita megjithatë kishin bërë llogari të gabuara, ata nuk e kishin menduar , ngase këtë fatmirësisht as nuk mundë ta mendonin ngase ishin dhe janë çoban ende e të pa shkollë reale, por me diploma të blera, se një ditë ata të cilët na çliruan do të kërkojnë llogari për shpenzimet e tyre marramendëse për dhe rreth Kosovës. Shi për këte BE ja në bashkëpunim me SHBA, Kanadanë , Zvicrrën dhe Norvegjin e vendosën misionin e quajtur EULEX, e pra ky mision do jetë ai që do ua pres këmbët banditëve. Të gjithë ata që kanë përlye duart e tyre me krime e hajni nuk kishin llogaritur ngase iu ikishin terrue sytë atyre nga lakmija dhe zhvatja e pasurive të shtetit se një ditë do duhej të përballën me të bëmat e tyre. Ato shtete që prej vitit 1989 kur doli në skenë fuqia shqiptare në krye me Ibrahim Rugovën filluan të investonin miliarda mjete për të ardhur një ditë Kosova te pavarësija, ato shtete që prej SHBA, Gjrmanisë e tutje kishin ndarë miliarda para nga taksat e shtetasve të tyre që Kosova të bëhej shtet, e pra ishin miliarda në pyetje, dhe kuptohet se këto shtete nuk janë të budallakueme si ne shqiptarët, por është dashur të dihej se ata do të kërkojnë dikur llogari për paratë dhe angazhimet e tyre, ngase ata edhe ishin krijues të këtij shteti. Tash përmes misionit të tyre këto shtete mike e kanë për detyrë që gradualishtë të pastrojnë deri dikund mafinë e Kosovës, e cila fillon mu në krye, prej kryeqeveritarit e tutje, në Parlament e në të gjitha instuitucionet, dhe me këtë fatmirësishtë edhe vet qytetaria dhe shoqëria e Kosovës do të çlirohet edhe një here nga okupatorët pushtaearë me emra shqiptarësh.

Tash të ndalemi rreth rasteve konrete të kryera vitet e fundit nga EULEX i, të cilat filluan me disa peshqi të “ vegjël” e për të vazhduar me ata të mesmit e që pritet të shkojë edhe te ata peshqit e mëdhenjë apo peshkaqenjë . E gjitha ndoshta filloi me rastin Bllaca, dhe dihet se kush u dënua edhe pse disa i kanë ikur  vuajtjës së dënimit, por drejtësia nuk flenë, u vazhdua me disa raste korruptive që nga BQK e deri te ministri Limaj me bashkëpunëtorët e tij. Akuzave dhe burgosjeve nuk ju përballuan as disa serb për krime lufte, më vonë ky mision preku edhe disa figura të larta të PDK-së apo si e thonë ata të UCK-së, ku u paraburgosën edhe ambsador e krytar komune, me nofkat “komandanta”, prej S: Selimit, S. Lushtakut e të tjerëve. Misioni EULEX edhe pse ishte në kritika nga qeverija dhe H. Kuqi nuk ndalej, dhe këtë muaj paraburgosi edhe kriminelin Oliver Ivanoviq, dhe kriminelin tjeter  serb ne veri D. Delibashiq si vrasës të shqiptarëve, e gjitha kjo u përshendet nga shoqërija dhe qytetarët e Kosovës si shenjë e mirë se EULEX kryen detyrat e veta në gjithë territorin e Kosovës, të kota ishin edhe reagimet serbe ndaj këtyre arrestimeve ngase eulex nuk mërzitet për ata që llomotisin. Që e gjitha të jetë në vazhdimësi Eulex u kujdes edhe dje të na sjelli befasi , apo thënë më mirë porosi se duke arrestaur Ukë Rugovën na tregoi se nuk ka të paprekur kur është në pyetje rendi dhe ligji.

Tash të ndalemi rreth  asaj se si do të dukej Kosova pa Eulex-in këto vitet e fundit?

Të nisim me radhë për rastet e sipër përmendura. Nëse jemi të sinqert dhe të drejtë ne duhet të pranojmë se kush do ishte ai polic shqiptarë, prokuror shqiptarë e gjykatës shqiptarë që do kishte guximin ta burgoste F. Limajn?

A do kishte polic, prokuror apo gjaktës të burgoste Xhabir Zharkun?

A do kishte polic, prokuror apo gjykatës shqiptarë që do kishte guximin ta burgoste S. Selimin e S. Lushtakun dhe të tjerët?

A do kishte prokuror apo gjykatës shqiptarë që do merrej me akuzat e N. Bllacës?

A do kishte polic , prokuror apo gjykatës shqiptarë që do burgoste dhe akuzonte Oliver Ivanoviqin e Delibashiqin ?

A do kishte polic , prokuror apo gjykatës që do merrej me rastin e U. Rugovës dhe grupit të tij?

Do mundohëm të përgjigjem në bazë të realitetit që mbisundon në Kosovën tonë të mjerë. Jo asnjërin nuk do kishte guxim askush  nga organet e drejtësisë dhe rendit të Kosovës, të i marri në pyetje bile, asnjërin nuk do guxonte kush të i arestonte ngase të tillë jemi ne shqiptarët e dëshirojnmë ligjin , por njëkohësishtë e shkelim ligjin, e duam rendin dhe shtetin me fjalë por e shkelim me vepra, e kërkojmë demokracinë e në anën tjetër e mbysim demokracinë. Të gjitha këto ndodhin në përditshmërin tonë, ne edhe si qytetar nuk e  kemi kurajon të jemi syqelë dhe mbrojtës të rendit e ligjit, jo fatkeqësishtë jemi interesgjinjë dhe sehirgjinjë, jemi ende larg  dashurisë ndaj shtetit që e themeluam me gjakun tonë: Derisa sa polici, prokurori, gjykatësi dhe dëshmitari nuk do jenë në nivel dhe të pa frikë Kosova nuk do jetë shtet i rendit dhe ligjit, derisa ne ende shkojmë pas të keqës e dëmtojmë ardhmërin e shtetit dhe fëmijëve tanë. Të gjitha këto shtetet mike tonat i vërejnë dhe i kanë parasysh , andaj edhe ata tani e tutje do të jenë më të rreptë në luftë ndaj krimit dhe korrupcionit. Misioni i EULEX it pritet që ditët, javët dhe muajt në vijim të vej para drejtësisë edhe peshqit e vërtet, apo peshkaqenjët që ulen në pushtet, në Qeveri, Parlament, Univerzitet, QKUK e të tjera institucione ku qendrojnë këmbëkryq mafijashat dhe kriminelët politiko-ekonimik, milionerat e Kosovës së varfër, shpërlarësit e parave të pista dhe profiterët e fondeve të dikurshme dhe tenderomanive që Kosovës i kushtuan me miliarda. E pra mu për këte na duhet në Kosovë qëndrimi edhe me vite i EULEX-it, Kosovës dhe shoqërise kosovare i duhet ky mision e nuk i duhet H. Kuqi me banden e vet që kërkon largimin e këtij misioni, jo ngase nëse bëhet një anketë me qytetarët e Kosovës shumica absolute do përkrahte prezencën e misionit EULEX, ata që kërkojnë largimin apo ndryshimin e bazës ekzekutive të këtij misioni ata e kanë mizën nën kapuç, ata e dijnë se vetëm ky mision do i sjell para drejtësisë të gjithë rend me rend e që në rend janë edhe vet shokët e H. Kuqit e ndoshta edhe ia vet, andaj duna largimin e këtij misioni!!

Të jemi realist ne shqiptarët, ja ku e kemi shembullin fatkeq për neve, ja ku e kemi vendin tonë amë Shqipërin qe 101 vite shtet, dhe ende nuk është shtet normal, andaj neve na duhet ende mbikqyrja e aleatëve tanë, e fatmirësishte më nuk jemi të okupuar nga Serbija, por mjerisht ne e okupuam veten me politikaj shqiptarë që na sollën buzë greminës, e shi për këtë mos të ngrehim hundët lartë se jemi më të mirët, po përkundrazi të pranojmë se fatkeqësisht ende jemi më të prapambeturit në Evropë, e qebesa mu për këtë na duhet mbikqyrja dhe misioni i quajtur EULEX. Presidenti Ibrahim Rugova gjithnji thoshte na duhet NATO të jetë për mote prezente në Kosovë, njeri i menqur ishte Presidenti ngase na njifte mirë se si do sillemi ne me shtetin...

Me dëshirë dhe me gëzim presim që edhe në ditët në vijim EULEX i të merret me keqbërësit, dhe shpresojmë që sa më shumë thyes të rendit dhe ligjit nga radhët e peshkaqenjëve pushtetar të dalin para drejtësisë, besoi se këtë e dëshiron populli normal i Kosovës. Nuk më dhimbset asnjeri, as ata që rrahin gjoksë se ishin “ komandanta” po as të tillët si djali biologjik i I. Rugovës Uka, jo ngase ne duhet të jemi pro një shteti normal e ku do të sundoi ligji dhe rendi, e jo ku do të na sundojnë ata që thyejne ligjin e thiren në ndonjë vlerë të cilës nuk i takojnë fare, se ato vlera i thyen vet, dhe e bajshin me shëndet dënimin nëse  i kanë bërë veprat e këqija.

EULEX edhe shumë vite në Kosovë, na duhet ngase ky po tregon rezultate dhe aty qëndron në krye një gjerman që e din mirë se çfarë i duhet Kosovës, ai është mik i shqiptarëve Z. Boschard e keni përkrahjën e qytetarëve të Kosovës për veprimet e juaja.

Mjaftë më me bandita dhe kriminela në Kosovën e gjakut shqiptarë e dardan, e duam zhvillimin e demokracisë dhe ekonomisë si dhe e arësimin e kohës, larg bandat e zhvatësit e pasurive dhe taksave të qytetarëve të Dardanisë...