| E marte, 11.02.2014, 08:31 PM |
MERITOKRACIA …
Esse
NGA NEBI DRAGOTI
Meritokracia ka mbetur, atje, larg, prapa malit.Jo se ka frikë të vijë këtu, mes nesh për të cilën shoqëria ka tepër nevojë, por…e trembin, nuk e honepsin, se i prishet terezia nepotizmit, hatërllëkut, mikut, se duhet menduar edhe për mikun e mikut e shoqen e shoqes, kunatës , dajës, xhajës, hallës e tezes e me radhë, e me radhë llojzinjësh e sedërllinjë militantësh, që të ngjiten për një vend pune, për një karrike a qoshe të ngrohtë, të ngrohtë si i privilegjuar për të mbushur xhepin si parazit me rrogën që grumbullohet nga taksapaguesët.Të paaftët sigurojnë prapanicat nëpër zyra.Është folur e përfolur, është vlerësuar si vlerë për shoqërinë tonë demokratike nëpër leksione (saqë lemza e ka ngarë atë), por, ja që ajo ka mbetur prapa malit dhe , sikur e kanë zënë të dridhurat që të aktivizohet për të dhënë kontributin e vet modest, e përkushtuar dhe duke punuar me moral të lartë..Edhe nëqotëse i jipet ndonjë shpresë, bëhet zhurmë e shumë mburrje nga qeveritarët që marrin si kundra përgjigje dekonstruktiviteti nga opozita për të mbrojtur postet e militantëve të vet duke krijuar artificialisht të lëvizi gurë, kur edhe “gurë’’ nuk ka për të ardhur në pushtet, (ajo sapo është rrëzuar).Madje, madje, kjo opozitë, hasëll-hasëll, krijon të paqëna, kur mizën e keqqeverisjes vetë e ka mbi kësulë.Kjo ende nuk do t’ia dijë për gjëndjen social-ekonomike ku e la vendin për të cilën, jo me llafe, por duhet shumë punë konkrete për ta rimëkëmbur.Ajo ngre një mal të paqënë akuzash dita-ditës, se duhet ashtu e duhet kështu, se “ne e bëjmë më mirë”etj.etj.dhe me pallavra duan të mbulojnë çorbën që kanë gatuar vetë.Këtë çorbë, punë çorbe, e njeh çdo njeri.E, këtë gjë, këta ende nuk po e kuptojnë.Lanë kazanin e çorbës së korrupsionit në drejtësi, lanë kazanin e çorbës mbushur me militantë të paaftë në polici dhe kudo, tek arsimi, tek shëndetësia dhe sot rrahin gjoksin prej fodulli dhe shesin dëngla sikur çoç janë për të drejtuar fatet e atdheut që i kanë përdhosur në të gjitha drejtimet.Sot nuk ka qorra që mos ta kuptojnë dhe sjelljen e tyre dhe në Parlament.Flasin kot e nuk dinë përse flasin.Këndojnë si gjinkallat në mesin e vapës.Kjo është fatkeqësia e tyre që nuk merren të bëjnë një analize konstruktive të punës që kanë bërë dhe të japin ndihmesën që të ndryshojë atmosfera politike, ekonomike dhe sociale e këtij vendi, që për këtë ndryshim, për punë të mbara, ka më tepër nevojë.Ndryshimi për progresivitet, sotpërsot, është esencial dhe tepër aktual.Bashkëpunimi për të dalur nga kjo gjendje është primar, por nuk ka drejtkuptim e mirëkuptim.Pushtetmbajtësit mos të lejojnë të hidhen vickla çoroditëse për të larguar vëmendjen nga punët që nuk presin e duhen bërë sa më shpejt.Gatuesëve të kësaj zhurme kaq histerike, gjer edhe në Parlament, i duhet treguar ‘kufiri tek thana” dhe nëpërmjet ballafaqimit e argumenteve bindëse duhen zbrapsur përpara opinionit të shëndosh të shoqërisë.Ndryshe, do të harxhojmë kohë kot dhe do të ngremë mullarë uji fantazish deri në qiell.A nuk është vepruar kështu gjer tani?Politikanët nuk mund ta mohojnë këtë fakt përpara këtij populli kaq të mrekullueshëm.Ka tentativa mohimi për shumë të këqija që janë bërë.Meritokracia duhet edhe në politikë, duhet edhe në qeveri, duhet edhe në çdo ministri, duhet në Kuvend, në Presidium.Ah…meritokracia duhet gjithandej, që me të vërtetë shteti të jetë shtet dhe demokracia të eci kryelartë.Kështu i bëjmë vend vetes në integritetin europian dhe kudo.Duhen politikanë, qeveritarë, ministra, parlamentarë të emancipuar e vizionarë.Secili duhet ta mati veten, se ç’punë të dobishme bën.Secili duhet të largohet nga zhurmat pa bereqet dhe të bëjë punën duke matur rezultatin.Punët e mira bëhen bashkarisht.Kush ka bërë krime gjatë qeverisjes ose bën të përgjigjet përpara ligjit dhe jo të rropatet që t’i mbulojë ato.Kush i mbron kriminelët e Gërdecit dhe kriminelë e 21 janarit etj.(?!).Nuk bëhet opozitë me inat, ashtu siç nuk bëhet qeverisje duke iu përgjigjur inatit po me inat.Si opozitë nuk mund të çirresh në mënyrë të paskrupulltë duke shpifur e sharë kundër suksesit, kur s’ke qënë i aftë e i sukseshëm në kohën, kur ke qënë në pushtet dhe punët i ke bërë shumë keq.Nuk mund të goditësh me llafe një alternativë pune, kur nuk ke alternativë të tillë më të mirë, siç e ka pozita.Kjo është tamam si puna e nxënësit të dobët, që nuk mund të gjejë prodhimin e dy numrave, kur nuk di tabelën e shumëzimit.Pra, këtu shkurt e qart, ka mungesë meritokracie.Për këtë problem duhet ulur këbëkryq për të dalur nga kjo shtjellë ujore , që të mbyt.Por…edhe pushtetmbajtësit duhet t’i varin shpresat tek çengeli i meritokracisë dhe të mos rrinë aspak nëpër zyra, por të dalin në terren, tek fronti që kërkon punë dhe vetëm punë me ndërgjegje të plotë për ndryshimin e madh që prêt shoqëria.Duhet punë dhe prodhim dhe jo poza nëpër ekrane televizive.Opozita mëson nga pozita, por dhe pozita mëson nga opozita, kur paraqitet nevoja për të mësuar;sigurisht e bashkarisht për të kurorëzuar Rilindjen.E arritëm këtë/!Atëherë kemi fituar bashkarisht.E, megjithatë…Meritokracia ka mbetur prapa malit.Nuk mund ta them, se kur do të jetë koha që Meritokracisë t’i japim dorën fuqishëm që mos ta lemë atje, larg, larg, pas malit.Kjo është grishje dhe leksion për politikën në çdo kohë qoftë.Sot më shumë se kurrë duhet punuar për Atdheun.