Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Begzat Rrahmani: Budallenjtë do ti gjejë sherri

| E hene, 10.02.2014, 09:23 PM |


EDHE SHERRBUDALLENJTË DO TI GJEJË SHERRI

Nga Begzat RRAHMANI

O Kalosh Çeliku, mos u mërzit bre zotëri për ketë që s’na kanë dhënë, mërzitu për atë që na kanë dhënë. Ndoshta dikujt i shkon ndërmend dhe thotë:

- Kthena borxhin-paratë që ua kemi dhënë deri tani! Pastaj, për ne vaj me det o Kalosh, ku do ti gjejmë ato të shkreta, atëherë dije se do ta shijojmë  burgun e demokracisë, nga demokratët e kuq me shirit të zi për popullin e shumë vuajtur.

Mos u merr o Kalosh me Hajricat, Hajricat janë Hajrica, por ç’ tu bëjmë atyre që u vendojnë pas ka një A apo E dhe bëhen Hajrica mbi Hajrica, apo më tepër se ajo që e përmend ti o Kalosh. Ç’ tu bëjmë edhe atyre që ua hanë nga një germë dhe bëhen tjetër; gjini, komb, bile edhe tjetër fe. Pas luftës kur e thash se ne me këto s’ kemi kurrgjë të përbashkët; as gjuhë, as komb, as fe me këto vetëm të bëhet si ai ISHULLI atje larg, JUGOR dhe VERIOR, shumica qeshën bile edhe më akuzuan. Njëlloj si atëherë kur u bëra pyetjen disa historianëve për sqarimin dhe zbërthimin e fjalës-emrit BALLIST edhe atë për ato në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Po ashtu kërkova që të më sqarojnë për partizanët e atëhershëm shqiptar, por vetëm në Maqedoni dhe Kosovë (a kanë qenë dhe a janë tradhtarë). Të mirat dhe të këqijat e kombit, prej BALLISTËVE dhe KOMUNISTËVE, po ashtu të atëhershëm, por edhe të tanishëm. Njëri nga historianët qeshi dhe tha: (por si nëpër dhëmbë, se ai është i kuq siç thoshte Osman Balli )

- Pyetje pa vend dhe qesharake. Por ja tani flitet me të madhe, por këto se kuptojnë, por do të vijë koha kur dikush do tu bijë me tokmak në kokë, atëherë do të kuptojnë, por do të jetë vonë  si për ato ashtu edhe për ne, bile shumë vonë.

Kalosh është mirë që na përmend, te shkrimi yt “HAJRICA”, por është me vlerë që të tregohet se në Kërçovën tënde dhe tonë ka edhe disa dhjetëra herë më shumë  krijues bile ndoshta edhe më meritor se sa ne. Këtë e them se përpara një viti bile pak më tepër në një bisedë me disa kurbetqarë, kur u thash se në dhomën time të librave, në mesin atyre tre apo katërmijë libra, afër katërqind që janë të autorëve kërçovarë, ato u habitën dhe nuk më besuan, por kur shkuam te DHOMA e LIBRAVE, i numëruam më shumë se gjysmën ato u bindën dhe e ndalëm numërimin.

Njëri nga ato më tha se a mundemi ti regjistrojmë emrat e tyre. I thash se po. Kalosh filluam prej emrit tënd dhe arritëm deri te numri dyzetepesë. Njëri prej tyre tha se ka lexuar një vepër prej një autori të madh kërçovar dhe me peshë politike, artistike dhe shkencore, por për çudi emri nuk i kujtohej, siç tha ai po të ishin veprat e tij në DHOMËN e LIBRAVE, numri i tyre do të kalonte edhe pesë qindëshin. Si do qoftë unë i lus të gjithë ato të cilët nuk mi kanë dhënë veprat e tyre, që të mi japin e veçanërisht atë që e tha ai kurbetqari e si kujtohej emri, se pas vdekjes sime, që më troket në derë, pasi në vizitën e fundit, mjeku më tha se mushkëritë funksionojnë me njëzetepesë për qind, veshkat njëra me vetëm tetë për qind, tjetra me dyzet për qind, zemra me shtatëdhjetë për qind, vetëm truri funksionon me qind për qind, edhe diçka tjetër. Të gjithë veprat e kërçovarëve do të dhurohen te MUZEU I LIBRIT, që së shpejti do të ndërtohet te ÇUKA e jote Kalosh apo te ÇUKA e lirisë, pak më poshtë se  ajo e jotja. Mjetet më janë siguruar, pak kemi mosmarrëveshje  për emërtimin e tij. Dikush mendon të emërtohet ashtu siç thash më lartë, dikush MUZEU I LIRISË, dikush thotë MUZEU I ROBËRISË, dikush tjetër thotë se NËNA DONË BURRË, e BABA DONË GRUA e shumë e shumë emra të tjerë. Sidoqoftë ai do të ndërtohet. Më fal Kalosh në Dhomën e Librave janë edhe disa numra të FLAKËS së JANARIT prej kohërave të arta, atëherë kur manifestimi tamam ishte kulturor dhe vinin poetë nga i tërë Ballkanit, por edhe Ju Kalosh dhe recitohej por sikur bilbilat në pranverë. Kalosh po ashtu te Dhoma e librave janë edhe dy numra të revistës MUGULLIMI, me poezi të brezit e kërçvarëve më të rinj. Te këto numra te të dy revistat përveç poezive ka edhe plotë ndodhi të tjera të këtij nën qielli, por edhe histori nga ato që i kanë përjetuar luftërat siç e përjetuam edhe ne, por s’di a është shkruar në letër dhe nëse është shkruar kush është autori, se kërçovarët janë të anatemuar, përveç nja dy a tre prej atyre...

I njëjti kurbetçi më tha se sa të kthehet atje në mërgim këtë që pa do ta vendojë si pikë të parë të rendit të ditës në mbledhjen e Shoqatës së tyre. Kalosh pas dy muajsh në vjeshtën e hershme, më erdhi haberi se po ajo Shoqatë në mbledhjen e parë më kishte ndarë një shumë për botimin e një vepre bile edhe pak honorar, që unë u falënderohem. Nëse dikush nuk beson këtë munden ta shohë te vepra e botuar me emrin “EUNUKËT e HAREMIT”

Kalosh vërtetë kjo që shkruan ti është një SHERR, për Ty dhe për ne, por s’keni ç’të bëjmë. Por SHERRI më i madh është ai i atyre me Shtëpitë Botuese si ajo; “KOMUNISTI”,  “ KORBI ZI”, “GJARPËR KËNETASH”, “ LEJLEK PA SQEP”, “FLAKË E ZEZË”, “KANIBALËT E TËRBUAR”, e shumë e shumë të tjera. Që qajnë e derdhin lot burrecësh, sepse duan të pasurohen brenda natës, me mundin e tjetërkujt-tonin. Ato s’dinë çdo të thotë vepër dhe autor. Si shkruhet dhe për sa shkruhet një vepër. Atyre duhej tu ndalohet konkurrim me vepra të autorëve të vdekur dha atyre jashtë vendit pa pëlqimin e tyre, me shkrim se më ne konkurrojmë në mënyrë INDIVIDUALE, është e drejta e jonë, dhe pikë. Me hapjen e kufirit dhe manifestimeve që bëni Ju zotëri Kalosh ne kemi ra në kontakt me ato autor dhe na janë ankuar, se nuk kanë marrë asnjë lek, e asnjë numër të veprës së vet, por si shumica nga NE nga këto Shtëpia Botuese. Kalosh s’di si ndihen me ato kur takohen, e ua kanë marrë kafshatën e gojës. Kalosh neve na duhet SHTYPSHKRONJA dhe kurrgjë tjetër.

Unë e kam përjetuar edhe atë SHERR,  por i falënderohem Zotit se nuk ishte aq fatal, drejtësia ishte në anën time, dhe me dashje apo pa dashje unë e mora hisen time e atë të veten, por jo sa thanë ato, por sa thash unë dhe ato të Ministrisë dhe drejtësia, por më nuk e kanë parë lekun tim, që kam botuar gati edhe dy herë më shumë se sa kisha botuar te ato. Unë nuk mendoj se emri i Shtëpisë Botuese do të ma madhërojë veprën, bile mendoj se emrat e këtyre që përmenda, por edhe shumë të tjera do të ma shëmtojnë veprën.    Kalosh populli thotë çdo fëmijë lind me riskun e vet, unë do të them se edhe çdo vepër që lind-shkruhet ka riskun e vet. Unë prej këtyre sa kam botuar me të fundit kaluan të njëzetën me mjetet e mija, kam botuar vetëm të parën dhe tri me mjetet të Ministrisë së Kulturës. Të tjerat i  kamë botuar me mjete të dhuruara nga njerëz të mirë, të KOMBIT TONË, që janë të shumtë dhe e duan fjalën e shkruar dhe janë kundër asaj ANATEMËS, për nën qiellin e Kërçovës...???!!!