Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan & Lajde Blakaj: Kush e shkatërron Kosovën

| E shtune, 08.02.2014, 07:00 PM |


Kush po e shkatërron Kosovën sot

Nga Hasan dhe Lajde Blakaj

Kontributi i lëvizjeve të ndryshme çlirimtare në trojet shqiptare dhe diasporë për pavarësinë e Kosovës padyshim ishin dhe mbeten gurthemeli më i rëndësishëm në zhvillimet historike të sajë. Por, në të njëjtën kohë  është shumë e dhimbshme situata e zhvillimeve të më vonshme  pas lufte në mbarë hapësirën shqiptare me vrasje, polemika, shantazhe, reket  të ndryshme  të disa individëve të botës së krimit, UDB-së apo politikanëve n´mes veti. Se në çfarë gjendje të mjerueshme jemi katandisur është vështirë për ta përshkruar në kohën e tanishme. Kundërthënie kishte edhe para pavarësisë së Kosovës në bazë konceptuare për çlirimin e trojeve shqiptare por jo si tani në këtë nivel kaq të ulët dhe aspak produktiv. Etiketimet, polemikat dhe replikat e tyre nuk i ngjajnë gjë tjetër përpos thashethemeve më të ulëta të rrugëve apo kafehaneve. Më zemër të thyer i shkruaj këto fjalë por, në çfarë gjendje shpirtërore e materiale  kemi ardhur është vështirë tu ikësh dhe t´mos i thuash.

Autoriteti i “liderëve” tanë në fund  t´pusit

Njerëz më emra në piedestalin e idealit kombëtar që dikur i kishim idol të rezistencës sonë kombëtare tashmë e kanë humbur autoritetin e besimit pothuaj të të gjitha masat e gjëra shoqërore. Askush tashmë nuk i merr për serioze deklaratat e tyre  të përditshme kur shahet çdo kush dhe çdo gjë. Shahen profesorët, deputetet, gazetarët, analistet, dëshmorët e kombit, Nëna Terezë e gjerë të heroit kombëtar. Askush nuk e mbanë përgjegjësinë, askush nuk e ka respektin e duhur për këto deklarata të tyre që janë t´pa argumentuara  ndoshta edhe të qëllimshme. Pra kujt ti besojmë dhe sa janë serioze fjalët e tyre. Jemi bërë pikë e pesë më shumë interesa materiale, më shumë ngjyra politike, më shumë besime shpirtërore e individuale e më shumë pak dashuri kombëtare. E kemi varfëruar Ilirinë aq shumë materialisht e shpirtërisht sa turpin duhet ta kemi si hijen prapa në çdo hap që e qesim përpara. Kjo gjendje çfarë është sot është e frikshme dhe shumë e tmerrshme. Si do ta ndërtojmë shtetin ne kështu?! Çfarë po u lëmë ne gjeneratave që do të vinë pas!... përpos tallavas. Tallava në shtëpi, tallava në rrugë, shkencë kulturë çdo kund bile edhe në kafshatën e bukës tallava. Kurrë nuk e kam menduar që do vemi në këtë shkallë kaq të ulët komunikimi e tolerance. Luaje macë kryet e buallit, do të thoshte dikush, se në çfarë gjendje shpirtërore kemi ardhur, kurse për gjendje materiale t´mos flasim.

Asnjë, dhe të gjithë, djaj të shtetit vet, që u fitua më kaq mund e gjak

Babai im ma tregonte një tregim kur isha i  vogël. ”Një njëri kishte pas qitë një thes më fasule në shpinë për të vënë në treg. Dhe posa vete në rrugë një kalimtar i rastit aty pari po e pyet këtë njeri më thes në shpinë. O zotëri a po mundësh ta qosh atë thes? Po mundohem i përgjigjet zotëria. Po çka ke në atë thes? E pyet kalimtari.  Meçe thesi ishte shumë I rëndë për ta bartur, zotëriu I përgjigjet më hidhërim: dreq kam, dreq! Kalimtari nuk po i ndahet dhe prapë po e ngacmon: Pasi paske dreq në atë thes a po ma zgjedh një pak më të mire për mua. Po, po, thotë zotëria,  por, si n´fund të thesit si në krye të tij dreq e ke. Zgjedhe  cilin ta duash”. Absolutisht nuk e gjeneralizojë shkrimin për të gjithë veprimtarët, por për momentin situata ju ka krijuar atyre që kanë ndërgjegje të heshtin dhe kanë ngelur të mënjanuar në këtë gjendje të krijuar, kohë t´pa kohë. O sa mëkat dhe trishtim...

Në fushë t´mejdanit  pa ballafaqim më kundërshtarin

Në kohërat e shkuara historike dyluftimet bëheshin në fushë të mejdanit, kurse shqiptarët “lider” të kohës se sotme arenë dyluftimi kanë zgjedhur thashethemet, parlamentin, televizionin, mediat elektronike dhe të shkruara bile edhe fakultetet por pa kundërshtar, vetëm me moderator. “Liderët e sotëm kanë zgjedhur formën më të ulët të komunikimit verbal dhe të shkruar duke u munduar ta poshtërojnë kundërshtarin vetëm për përfitime, qofshin ato politike apo materiale. Dhe aty ku nuk bënë punë fjala bënë punë gishti tinëzar.  Akuzimet, qofshin ato me apo pa bazë për kundërshtarin si bashkëpunëtorë të UDB-së nuk ju bëjnë nderë këtyre “liderëve” përderisa nuk ka asnjë argument apo fakt përveç thashethemeve për qëllime të ulëta personale. Në vazhdën e këtyre polemikave tejet të pa frytshme ju epin rast dobiprurës atyre që kanë qenë vërtetë në atë shërbim famëkeq UDB-shësh që të zgjohen edhe njëherë nga nëntoka dhe të na dalin se gjëja na paskan qenë shpëtimtarët e kombit. Gjëja më e turpshme për vet ne që nuk po e kuptojmë apo s´po duam ta kuptojmë qëllimin e tyre djallëzor  dhe sidomos për ata që kurrë nuk e nxorën ligjin e lustracionit. Por edhe po të nxirret ky ligj tani pas kaq vitesh, ekziston frika permanente e manipulimeve të atyre dosjeve nga djajtë e UDB-së serbe dhe “shqiptare” bashkë. “Hip në lis se të vrava dhe zbrit se të vrava”.  E turpshme është kur lexon se ekzistuakan 140 agjent aktiv në UÇK dhe në pjesët ma vitale të hierarkisë shtetërore. Nëse qenka ashtu ata po i ditkan më emër e mbiemër prandaj  duhet menjëherë të reagohet dhe ti tregojnë cilët janë, ku janë dhe më çka merren ata bastard. Në të kundërt  nëse  nuk është e vërtetë  të ndërmerren masat më të rrepta të mundshme ndaj shpifësve dhe agjentëve  të UDB-së pa diskutim.  Kur, qenkan në Kosovë 700 informator dhe 140 agjent për interesa të Serbisë prit sa do të na dalin agjent të Turqisë, Bosnjës, Arabisë, Rusisë Greqisë e shteteve të tjera që ne si dimë. Në fakt në këtë Kosovë që s´ka më shumë se dy mil. banor po na dalin më shumë agjent dhe informator të shteteve të huaja sesa vet populli që jeton në te. Kjo ose duhet të jetë gënjeshtër ose e vërtetë, sepse dy të vërteta asnjëherë nuk mund të ketë. Në shtetet serioze vetëm edhe një agjent i huaj po te zbulohet bëhet një rrëmujë e terë  gjersa ta zënë e lere më 700 plus 140 agjent serb që sillen të lirë për çdo ditë para hundëve të parlamentarëve tanë. Sa e dhimbshme dhe e mjerë është kjo gjendja e jonë.

Ku është qëllimi i gjithë kësaj rrëmuje dhe pse pikërisht tani

Aspak nuk është e rastit që pikërisht tani të zgjidhet koha për ta bërë tymnajë. Dikush do të thotë se u mbushë kupa më të këqija u mbush thesi më vrasje, tradhti, hajni, imoralitet, spiunazh, korrupsion e çfarë jo tjetër!. Edhe kjo është dhe mund të jetë, por, pikërisht më fajin implicit tonin. Kush na ka faj ne që nuk po duam të kemi shtet as komb. Kur ti nuk je i zoti të jesh zot shtëpie në shtëpinë tënde të vije komshiu dhe të bëhet zot shtëpie kur të dojë dhe si të dojë. Pikërisht si tani që kjo Serbi po ja arrin qëllimeve të saja të ëndërruara si dikur. Investimet e Serbisë në krijimin e celulave të para të një besimi ndryshe nga islami tradicional kishin filluar shumë herët bile menjëherë pas lufte duke derdhur shuma të mëdha parash në shtetet e besuara arabe që tradicionalisht ishin pro serbe. Nga atje, nga emisar të ndryshëm arab u barten këto investime edhe në tokat shqiptare gjeja për ndihma humanitare. Mu aty krijohen celulat e para të kësaj rryme vehabiste që tashme janë shëmtia e tokave arbërore. Ndali tani po të mundësh, këta lugetër të kombit. Serbia më këtë ja arriti shumë qëllimeve. Kjo është një temë që donë shtjellim shumë të gjerë por unë po ndalem vetëm në dy pika të kësaj të keqeje. Qëllimi i parë i Serbisë dhe shumë i rëndësishëm ishte që ta shkëpus trungun arbëror nga kultura etnogjenetike evropiane duke u munduar t´ja humbë etnogjenezën rrënjëformuese të këtij kontinenti dhe t´ja bashkëngjis kulturës arabe si prurje e re në Evropë. Dhe qëllimi i dytë është që të krijojë huti dhe përçarje gjerë në ekstrem, që këto shtete për të mos mundur të vetëqeverisen. Në të dyja këto pika Serbia deshëm ne apo jo ta pranojmë ka arritur qëllimet e veta të parapërgatitura. Kjo temë do aq shumë studim sa nuk do të mjaftonin muaj të terë për ta përfunduar. Ne ishim të papërgatitur në këto situata për shkak të pamundësisë se veprimit nga ndërkombëtarët por edhe më shumë për fajin tonë të paditurisë institucionale, kapadaillëkut, neglizhencës, familjarizimit e bajraktarizmit e mos ti numërojë më radhë. Edhe investimet shtetërore te dobëta në të gjitha nivelet e arsimimit kualitativ i kanë parapri gjendjes çfarë e kemi ne sot. Kjo situatë na solli gjer në fazën e tretë ku tani dalin hapur dhe pa u fshehur fare UDB-shët dhe mjeranët edhe në mjetet e informimeve publike dhe tregojnë infiltrimet agjenturore gjerë në hierarkinë më të lartë shtetërore. Pra pse dalin ata pikërisht sot dhe ku ishin gjerë më sot që nuk dolën, pasi e paskan pas dashur Kosovën kaq shumë. Këto deklarime të tyre mund të jenë shantazhe por mund të jenë edhe të vërteta, më e keqja e gjithë kësaj është që askush nuk merret më verifikimin  dhe përgjegjësinë e tyre. Që pasojat janë katastrofale tashmë po shihen. Çdo kush kundër çdo kujt. Shto këtu edhe gjendjen e rëndë ekonomike s´ka ku vete më keq. Kemi shkuar aq larg sa shqiptari në zëmrën e Shqipërisë të mos e ndije veten si i tillë  siç ishte më shekuj, por ta ndijë veten i deklaruar në pikëpamje fetare. Një turp që për çdo ditë po e hamë më bukë. Futja në kallëp e të gjithë të burgosurve të ndërgjegjes se kinse na paskan qenë bashkëpunëtor të UDB-së sa është e dëmshme aq e rrezikshme për shoqërinë tonë. Apriori nuk do mend se edhe mund të ketë pasur ndonjë që ka mundur të ligështohet para torturave më çnjerëzore që kanë kryer këta udbash, por pohoj më ndërgjegje të plotë se kjo pjesë e shoqërisë ishte pjesa më e guximshme, pjesa më frytdhënëse për të ardhmen e këtij kombi. Sa u kujdesem ne për këta njerëz përpos që i lamë të veniten si kandilat në errësirë. Tjetër mesele sillet tani për interesa personale apo përfitimi por atëherë kishte burrëri për shokun e idealit kishte vetëflijim për ta mbajtur sekretin e ilegales. Prandaj sa janë të rënda plagët e këtyre të përvuajturve aq janë të rënda shpifjet, akuzat diskreditimet e lansuara nga UDB-shet dhe  profiterët  të tashëm të zgjuar për veprim. Nuk ju ka hije “liderëve” të fusin ndërskamca liderëve të përjetshëm. Lideri e ngritë veten vetëm atëherë kur ja njehë meritat e atij  lideri të një kohe të caktuar historie në të kundërt kur mundohet ta diskreditojë atë pa fakte dhe argumente i kthehet bumerang fytyrës dhe bëhet palaço, qesharak  dhe hipokrit duke sharruar edhe më thellë në kërkim të budallëkut të tij skizofren. Meçe jemi kokëtulë japim materiale të bollshme kujtdo që i intereson dhe ka nevojë për to po deshe edhe UDB-së Serbosllave. Kështu tani arrimë gjerë aty ku gjakpirësi dhe urryesi  më i madh i kombit Shqiptar  njëfarë Bozhidar Spasiqi  del hapur dhe ne tërësi akuzon kombin tonë si bashkëpunëtor Serbosllav për qëllime të errëta.  A ja vlen ta etiketosh dike për fjalët e pista të këtij gjakpirësi. Askush nuk mund të di për dike që ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së pa qenë i kyçur edhe vet në te. Përndryshe flet vetëm më hamendje dhe fjalë boshe, përderisa nuk ka të hapura asfare dosjesh. Edhe po u hapen dosjet duhet të kemi shumë kujdes sepse serbi e ka lënë sherrin prapa, por assesi pa fajin tonë shumë të madh. Këtë duhet ta dimë të gjithë nga përvoja shekullore. Ne si komb në përgjithësi duhet të mësohemi një herë e mirë të flasim më gjuhen e argumentit më gjuhën e fakteve më gjuhën e civilizimit. Kjo kafshë serbe na del edhe më emra se kinse kush na paska qenë dhe qenka bashkëpunëtor i UDB-së edhe në kohen e sotme, dhe sa shumë shqiptarë paskan qenë të zhytur në UDB-në Jugosllave. Bëhet pyetja cili shërbim inteligjent botërorë i zbulon bashkëpunëtorët e vet në opinion kur atij i duhen ende, dhe aq shumë!. Kjo mund të ketë edhe prapavijë politike gjeja duke i thënë hapur këta emra, shqiptarët si kundër reaksion ti përkrahin mu këta njerëz. Një gjë duhet ta kemi të qartë të gjithë:” Që po të kishin qenë shqiptarët aq shumë të involvuar në shërbimet e UDB-se sikur pohon ky bastard, kurrën e kurrës nuk do të kishte pasur Kosovë të pavarur. Logjika të çon në atë që pasi të gjithë do të ishin të kyçur në këto shërbime, ç´kuptim do të kishte  ta kishim pavarësinë e Kosovës. Për çka të luftohej kot. Prandaj ta lartësojmë dhe të ja japim krahun njëri tjetrit sa s´është bërë vonë. Paçavuret  bajate dhe të dala boje  të Bozhidar Spasiqit që të gjitha janë rrena dhe të qëllimshme të një lufte speciale serbe. Andaj mos të mashtrohemi dhe të biem pre e kësaj lufte të ndyrë serbe duke u koritur pa nevojë. Këto janë shpurdhet e fundit të një qeni plak, që ne vet po i japim rast më padijen tonë, të shprehet hapur për të bërë propagandë kundër kombit shqiptar. Ky qen i zgjebosur më bashkëpunëtorët e vet janë te dështuar ashtu siç kanë qenë të dështuar edhe shumë bastard të tjerë historikisht para tij.  Stockholm 6 shkurt 2014 Hasan dhe Lajde Blakaj