| E premte, 07.02.2014, 08:18 PM |
A ËSHTË TURP TË JESH SHQIPTAR ?!
Shkruan: Faton MEHMETI
Çështja e identitet kombëtar si element bazë i qenies, tek populli shqiptar ka qenë më tepër se çështje ekzistenciale. Ajo ishte çdo herë e rrezikuar nga armiqtë që fatkeqësisht kryesisht ishin fqinjët tanë. Për me tepër ajo u ruajt dhe u zhvillua nëpër periudha të vështira të ekzistencës së saj.
Jemi një popull, një komb, në një hapësirë gjeografike kompakte, me një histori, me tradita autentike dhe me një identitet ende në një proces të vonuar të kompaktësimit kombëtar.
Dhe fakti se shqiptarët janë të parët në Ballkan i ka irrituar fqinjët në veçanti sllavët, të cilët, siç thekson edhe Kadare “ nuk kanë mundur të pajtohen asnjëherë se shqiptarët janë më parë se ata në Ballkan’’.
Ndërsa Mathieu (Aref Mati), një studiues francez me origjinë të lashtë shqiptare, shkruan kështu: “Duke u vërtetuar dhe pranuar se pellazgët ishin një popull autokton dhe helenët një popull pushtues, atëherë si mund të shpërfillet rëndësia e trashëgimisë që këta pellazgë ua lënë helenëve si mitologjinë (perënditë, perëndeshat, heronjtë…), kultin etj ”. Këto argumente gjithnjë shqiptarët i kanë bërë krenarë, me identitetin e tyre kombëtar,duke vën në pah vetëdijën kombëtar në rend të parë.
Mbase çdo popull në botë i lashtë sa ne shqiptarët ,do ta shfytëzonte elementin e lashtësisë për t’u ngritur kombëtarisht , ekonomisht ,ushtarakisht dhe në aspektin e arsimiti. Por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi te ne shqiptarët. Janë dhënë shumë ide, hipoteta të ndryshe për këtë fakt jo të dëshruar.
Nësë i referohemi psiko-analizës si teori ku njeriu duhet të shpreh të gjithë atë që e ndjen, mund të arrijmë tek një fakt interesant se një pjesë e shqiptarëve nuk e kanë duruar dot presionin dhe kanë ndryshuar emrin, fenë, kombësinë e shtetësinë. Disa e kanë bërë për para, disa të tjetër për nevojë jetike e dobësi, kurse disa të tjetër për të gjitha këto së bashku për faktin se janë ndjerë të turpëruar që janë shqiptar!
Nësë ndalemi tek aspekti psiko-analitik të individit, Frojdi thekson se Ego – Uni ose Vetja ofron reagim të menjëhershëm për ngjarjet e realitetit. Uni është vija e parë e mbrojtjes e vetes nga tjetri. Uni përpiqet të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego. Nëse e metavendosim në rrafshin e identitetit kombëtar duhet theksuar se shqiptarët çdo herë reaguan ndaj armiqve në luftë.... por asnjëherë ndaj "miqëve në paqe" që nënkupton mungese të Unit, e cila ka çuar deri në mohimin fishtian se “Dhe ta dijë bota mbar/ se un mbas sodit s’jam ma shqiptar”. Dhe këtë shprehje Fishta nuk e bëri se ishte i turpëruar me etninë e tij shqiptare, por si reagim i fortë deri në vetëmohim, duke e parë servilizmin e shqiptarëve ndaj armikut dhe në dëm të kombit të tij.
Gjithashtu edhe Noli në vargjet e tija duke iu referuar shqiptarëe me pezëm të madh shkruan “ Skllevër, bij skllevërish/ s’e meritoni, se liri s’doni ’’
Këto
irritime të figuarave markante te kombit shqiptar, ishin si reaksion ndaj
tradhëtisë, spiunëve shqiptarë që ishin në anën e armikut për dëmin ndaj atdheut. S’kem si mos ta kujtojmë tradhëtinë
e Moisi Golemit, i cili pas disfatës së
Beratit, kaloi hapur në anën e osmanëve.
Shqiptarët
historikisht dëmin më të madh ia kanë bërë vetvetes. Duke iu referuar thënies
së Faik Konicës se : Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në
epitafin e saj do të duhej të shkruhej: “Shqipëria
lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”. Dhe pikërisht politikanët kanë qenë, mbase
edhe kanë mbetur sot e asaj dite armiqtë më të mëdhenj të popullit shqiptar, të
cilëve
Një mik imi një ditë më tha se në Gjermani po të kërkosh banesë, sapo të thuash se je shqiptar nuk të japin dot, pasi bota ka krijuar mendin jo të mirë për ne, si njerëz të prapambetur që bëjmë të këqijat më të mëdha nga të cilat bota e civilizuar tmerrohet. Këtu më tepër faji është i politikanëve e pastaj edhe i qytetarëve të cilët në mungesës të Egos si reaksion kundër të keqës me të cilën përballen nga politikanët injorantë e të paskrupulltë, sapo të kalojnë kufirin e vendit tonë, bartin mbi supët e tyre “ turpin e të qenit shqiptar “ .