| E enjte, 06.02.2014, 08:55 PM |
AGIM GASHI
NUK HARROHET VAÇE ZELA
Na u shue një zë i artit
Na u shue për mos me u shue
Në zemër t´shqipes gjithmonë prore
Kënga e saj ka me jehue
Një kitare varr në muri
Fshan nga dhimbja dhe loton
E paska marrë malli i Vaçes
Që sa kohë po e kërkon
Sot n´mëngjesin e gjashtë shkurtit
Shpirti i Vaçes ju ka afru
Ja ka dridhë telat përmallshëm
Kurr ma bashkë mos me këndu
Lamtumirë kitarja ime
Lamtumirë moj këngë shqiptare
Tanë një jetë Ty të këndova
Me dashuri ndjehesha krenare
Lamtumirë i tha kitarja
Lamtumirë një popull mbarë
Në zemër t´këngës kujtim malli
Krenaria e popullit shqiptar
Lamtumirë o Vaçe Zela
Për Ty qan sot zemra ime
Mbi qiell të Arbërit fluturove
Kujtim këngët Shqipërisë
E pavdekshmja përgjithmonë
Prore n´zemrat e rinisë
06.02.2014
Düren