Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fatmir Lamaj: Në emër të kujt?

| E merkure, 05.02.2014, 08:55 PM |


NË EMËR TË KUJT?

Nga Fatmir Lamaj

Ka kohë që lehjet dëshpëruese të Kryetarit real të PD-së ecin në një rrugë të errët, e  cila fundin e saj e ka në greminen e kaosit civil, e cila mbetet si mundësia e vetme për mos ndëshkimin e tij ligjor përgjithçka që ka bërë keq gjatë qeverisjes së vet. Kur Roberspiri u shpëtua përkohesisht nga arrestimi i kundërshtarëve të vet, disa jakobinas e këshilluan që të bënte thirrje popullit të Parisit të Francës kundër rrezikur qw i kanosej Republikës, por ai duke e parë se çfarë kishte bërë gjatë qeverisjes se vet gjakatare u tha atyre: “Në emër të kujt ta nënshkruaj këtë thirrje?”. Avokati nga Arrasi e kuptoi se fundi i tij tragjik ishte i pashmangshëm, ndërsa Doktori nga Tropoja akoma ngushëllon veten me endrrën e riciklimit në pushtet duke shpresuar se mund të ndodhë prapë ajo që ndodhi një herë, jo për meritë të tij por si pasojë e një tej abuzivizmi me pushtetit nga kaobojsi politik Fatos Nano.

Sali Berisha mbetet i vetmi rast në histori kur amerikanët sfiduan vetvehten e tyre me reciklimin në pushtet të Berishës, por ajo ishte një sfidë e detyruar. Ata që hodhën poshtë Les Valesen, braktisën Pinoçetin e Suharton e detyruan ta pranonin riardhjen e Berishës në pushtet. Çdo gjë ndryshon në propocion me kohën. Kohët kanë ardhur kohet qw politika shqiptare tw çlirohet nga ankthet mbytëse të së kaluarës së saj. PS-ja dalëngadalë po i nënshtrohet suksesshëm këtij procesi ndryshimi, ndërsa PD-ja është ende larg, shumë larg përderisa brenda saj do të sundoje fanzma imperiale e Sali Berishës. Ai bën thirrje për të përmbysur Ramën, duke spekulluar me disnivelimet e pashmangshmë që sjell periudha tranzitive e ndërrimit të pushteteve duke kapërcyer kështu dhe kufijtë morale të një ndjesie reflektimi që duhet t’i sillte largimi poshtërues nga pushteti i një vote mbarëshqiptare.

Shtylla vetebrare e PD-së ishin të persekutuarit politik si ish të burgosur politik që mbeten serish të burgosur ne brengat e hallet e tyre të pazgjidhura si dhe ish pronarët, të cilët mbeten sërish ish pronarë nga qeverisja e derimësotme që e kanë drejtuar Shqipërinë duke u rrëmbyer pronat me antiligje berishian, të cilat e kanë futur vendin në kolaps ekonomik e civil me pasoja shkatërruese për të ardhmen e tij. Gjithë shqiptarët sot dergjen mbi shtresën vullkanike te nje konflikti te pashmëngshëm për çështjet e pronesisë, i cili një ditë mund e do të shpërthejë tragjikisht pa ndërhyrjen në kohën e duhur. Sot shqiptarët janë populli qe flenë më pak gjumë në kontinentin Europian se më shumë se gjysma e tyre iu janë grabitur pronat, por edhe përfituesgrabitësit s’mund ta bëjnë të qetë gjumin e tyre. Berisha bën thirrje për kryengritje...! Në emër të kujt? U bën thirrje të burgosurve politike, atyre që i dogjën dhe i poqi me urrejtjen e vet  të trashëguar politikisht nga e kaluara e vet dhe e tashmja komuniste, duke mos u plotësuar asnjëherë kërkesat e tyre të drejta. Unë kam qënë pjesmarrës i të gjitha grevavë të urisë që kanë bërë të burgosurit politik për çështjen e tyre të drejtë edhe kur Berisha bëri thirrje për të mbrojtur plepjuristat në 1998-ën, por PS-ja e asaj kohe në pushtet u tregua shumë dinjitoze në trajtimin e asaj greve duke u plotësuar kërkesat duke mos shpifur e fyer grevbërësit siç bëri Berisha në grevën e fundit Shtator-Tetor 2012. Ai angazhoi falangat perverse të spiunëve që aktualisht i ka akoma akoma përderisa nuk u janë hapur dosjet si langonjtë e vet besnik.

Sali Berisha, unë jam nga Vlora dhe duhet ta dish se diferencat karakteriale të burgosurve politik të Vlorës, gjatë gjithë kohëve që ekzistuan në burgjet politike në Shqipëri, me ata të nahisë tënde ndryshojnë shumë. Në qoftë se nuk e di, mund të pyesësh. Mos vallë larot e tu më ngatërronin kur unë isha në grevë me emrin me ndonjë pjestar të asaj greve që ishte i nahisë tënde? Sali Berisha je një tranversit politik që e ndërrove orientimin tënd në kujdesjen e një kirurgu satanik (djallëzor) siç ishte Ramiz Alia, në pavionin ogurzi të Komitetit Qendror të PK për të ardhur në krye të të djathtës shqiptare për ta shkatërruar atë. Misioni yt ka mbaruar dhe ti bashkë me të. Mjerë ata që akoma s’e kanë kuptuar. Sot që ti po lëngon në errësirën e egocentrizmit tënd të shfrenuar, kapluar gjithandej nga ethet e opsesionit të vetëm që ke, pushtet me çdo kusht e çdo mjet bën thirrje për protesta e kryengritje...!

Në emër të kujt? Në emër të atyre që u rrëmbeve pronën dhe jetën, në emër te atyre që baltose e gënjeve për vite me rradhë? Ti sot je kthyer në një kufomë politike në dekompozim e sipër, që me kuntërbimin e saj po ndot jo vetëm  ajrin e zyrave të PD-së por edhe të gjithë politikën shqiptare. Atrofizimi politik i PD-së për aq kohë sa ajo do të jetë domen i yti nuk do të ndalet kurre. Mjerë PD-ja me ty, lum PD-ja pa ty!

Zoti Rama! Krokodili Berisha noton dhe gjuan në ujrat e turbullta të politikes shqiptare vetëm nga moshapja e dosjeve, se vetëm dosjet janë prangat e trashëguara nga komunizmi që ai përdor me shumë sukses për të mbajtur rreth vetes për të ushtruar pushtet të pakufizuar mbi spiunët që ka akoma rreth vetes. Po u hapën dosjes, Berisha do të mbetet komandant pa ushtar, se të parët do të largohen Jozefinka Avdalli, Edush Halimi, i cili kur unë isha në greve, do te deklaronte se kisha privatizuar gjysmën e Sarandës, kur unë aktualisht edhe sot jam pa shtëpi dhe jetoj me qira. Kur këputen zinxhirët langot e harrojnë të zotin e tyre.

Zoti Rama! Këputi zinxhirët dhe prangat e dosjeve që Shqipëria të hyjë në normalitetin e saj aq të nevojshëm për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Bëje të lirë Shqipërinë dhe shqiptare nga brengat e së kaluarës komuniste për të mbetur gjithmonë njeriu i ndryshimit të madh. Bëje që të bëhesh i tillë. Kur të hapen dosjet, lukunia e langove që sot trimërohen e kapërdisen nëpër gazeta e televizione do të tulaten njëherë e përgjithmonë, por edhe atyre do t’u bëhet mirë se do të shpëtojnë njëherë e mirë nga qehajaji i tyre i pashpirt dhe keqpërdoruesi Berisha. Ai do të mbetet përgjithmonë siç deklaroi Dostojevski për Bjelinskin kur u inaugurua monumenti i Pushkinit në Moskë “Se ai është fenomeni më i qelbur i  jetes intelektuale ruse”, ndërsa Berisha do të mbetet dukuria më e shëmtuar politike e periudhes poskomuniste në Shqipëri. Kur Napoloni u kthye nga Rusia i mundur dhe pa armatën e tij të madhe, Hygoi do të shkruante për të: “S’kish më Napoleon, kish mbetur Bonaparti si një romak i goditur nga shigjeta e një parti”. Kështu po ndodh dhe në Shqipërinë e sotme me Berishën:

Berisha ka vdekur

Gjallë është veç Saliu,

Si një lluc e mbetur

Që pret ta lajë shiu.

Tani lamtumire podiume, lamtumirë mitingje ku çirrej pa rreshtur komunisti i veshur me mantelin e demokracisë dhuruar nga kryeperversi i politikës shqiptare Ramiz Alia, i cili e kishte vjedhur tinëz në altarin e ëndrrave tona, sipas skenarit katovician. Hape rrugën o gjysh, të kalojnë të tjerët. Dhe kujdes se duke qenë i prostatezuar mendërisht e fizikisht, mos harro se WC-ja është “djathtas dhe vetëm djathtas” nga ajo e “djathtë” që e ideoi dhe projektoi, babai yt shpirtëror Ramiz Alia! Dhe një herë o gjysh kujdes  “WC-ja” është “djathtas”!