Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Vetëvrasja - dhembje e dyfishtë

| E marte, 04.02.2014, 08:48 PM |


VETËVRASJA-DHEMBJE E DYFISHTË FAMILIARE E SHOQËRORE

(Ngritja dorë ndaj vetëvetës, lë përshtypjen e dëshprimit ndaj jetës)

Nga Dedë Preqi

Nuk është lehtë të ngritësh dorë ndaj vetëvetës, sikur që  ndodhin shumë raste nga të rinjët shqiptarë apo të tjerë, të cilët i shlyejnë pa mëshirë të gjitha borgjet ndaj jetës, duke iu kërcnuar vetëvetës më litar, apo në mënyra tjera me shkrepje armësh, të cilën vepër  nuk do ta quante askush  normale, sepse jetës nuk ia ke borgj vdekjen, por ia ke jetën e lirë dhe normale, dhe borgj ia ke vdekjen vetëm atdheut dhe atë në rrëthana specifike, sepse jeta nuk është „arrë“ që së pari duhet thyer e mandej për t’u ushqyer, por jeta nëse thyhet njëherë, ajo shkatërrohet dhe asgjësohet përherë.

Të gjithë njerëzit e botës e dëshirojnë jetën e lumtur dhe pa brenga, por edhe brengat na japin forcë e shtytje dhe na përmbajnë në jetë para sfidave të ndryshme që të veprojmë mirë dhe ti ikim të keqës. Askush dhe askurrë nuk mund t’ia grabisë dikujna një perle të mirë dhe të fshehtë që ka njeriu në vetëvete, sepse sëcili e ka fatin e vet nën çati dhe përmes mendimit, veprimit dhe vlerave pozitive ka me ushqyer përjetimin më të bukur të dashurisë dhe jetës, të cilat e plotësojnë njëra-tjetrën.

Është shqetësues fakti kur dëgjohet për disa veprime makabre që disa të rinjë e të reja, por edhe të rritur ngrisin dorë ndaj vetëvetës, ngjarje tronditëse këto që ndodhin më shpesh në kohën e fundit në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, sigurisht edhe në vende  tjera të rajonit. Edhe statistikat policore të Kosovës janë të mbushura me këto raste të vetëvrasjeve, të cilat tregojnë numrin e tyre, duke llogaritë që nga viti 2001 dhe deri në vitin 2013, janë vetëvrarë më se 753 përsona, ndër ta edhe 44 ushtarë të UçK-së, dhe 2500 përsona të tjerë, kanë bërë tentim vetëvarsje.

Për ne, dhe për gjithë njerëzimin kjo dukuri është shqetësuese, jo vetëm për përsonin e humbur, por dhëmbje e dyfisht familjare dhe shoqërore, sidomos kur rinia, apo mosha mesatare e këtyre përsonave që është 18-40 vjeçare, ndër ta, janë më shumë të gjinisë femërore. Ky term është përdor në shekullin XIII-të, kurse pasojat po i ndien tani shoqëria e jonë. Vetëvrasjet në Kosovë edhe pse nuk janë një dukuri e re, por në vitët e fundit këto janë shëndërruar në përmasa të mëdha. Vetëvrasjet janë akte primitive që njeriu i shkakëton vetëvetës, por asnjëri nuk mund të jep një shpjegim të drejtë dhe të çartë, edhe pse individin e nxisin shumë faktor, sidomos në Kosovë, shkakëtare e veqantë e kësaj dukurie janë traumat e luftës së fundit nga barbarët serb, që shumica e njerëzve kanë përjetuar skena të tmershme dhe trishtuese. Prandaj, shumica e ekspertëve të botës këtë fenomen e konsiderojnë më të dendur, sidomos  në ato vende të dala nga lufta, të cilët e kanë vërejtë edhe më herët, posaqërisht pas Luftës së Dytë Botërore.

Disa njohës të kësaj lëmije vetëvrasjet i shpjegojnë përveq njerëzve me çrregullime të ndryshme shëndetësore dhe mentale, shkakun kryesor e gjejnë te zhgënjimi dhe humbja e shpresës për një jetë më të mirë, kështu që, sëcili rast i vetëvrasjeve lidhet me shkaqët objektive dhe subjektive të individit, të cilat pak, apo shumë dallojnë nga njëra-tjetra, dhe pa aftësia për zgjedhjen e problemëve vie deri te ajo më e keqja. Apo, shumica e vetëvrasjeve nuk bëhën vetëm për shkaqe sociale, si për shembëll, edhe në shumicën e vendeve të pasura perëndimore, në Zvicërr, Gjermani dhe shumë vende tjera të pasura ndodhin raste të tilla, ndonse vetëm faktori ekonomik dhe social është në pyetje, atëherë shumica e vendeve të varfëra që ka bota do të pësonin edhe më shumë.

Sipas psikologëve, përsonat të cilët mendojnë në vetëvrasje, ata një kohë të gjatë mendojnë dhe  planifikojnë për të vepruar, nga të cilët shumica e tyre dallohen në veprimet paraprake dhe reagimet e tyre pranë familjes dhe rrethit ku jetojnë. Sipas shënimëve botërore Greenlanda, renditet vendi ku çdo i katërti qytetar bënë vetëvrasje, ndërsa Japonia, vetëvrasjen e konsideron si një akt i glorifikuar, të cilët besojnë se ky akt i zgjedh problemet. Edhe në Suedi dhe vende tjera të pasura numri i vetëvrasjeve është i lartë, përkundër faktit se këto vende janë të pasura dhe standartet jetësore janë të  larta, këtu nuk ndikon faktori ekonomik-social, por ndikon vetëm gjendja shpirtërore e njerëzve.

Faktorët që ndikojnë në vetëvrasje

D e p r e s i o n i, është faktori kryesor që e ndihmon dhe i paraprinë këtij fenomeni, por a ka njeri në botë që nuk e ka një dozë sa do të vogël të depresionit, ashtu që njeriu duhet të niset nga ajo, se jeta pret diçka prej tij, dhe përpjekjet individuale nxjerrin diçka në shesh për të shpëtuar jetën. Gjithmonë përpjekjet dhe veprimet e mira, munden më lehtë ta parandalojnë vetëvrasjen, prandaj ajo  më e rëndësishme është parandilimi i këtyre synimëve nga ndodhja, sepse kur realizohet rasti, atëherë gjinden rrugë të ndryshme…

Depresioni vie nga gjitha anët, nga do që gjindet njeriu, është i rrethuar me llojin e tillë, i cili gjindet në familje, në shoqëri dhe në tërë rrethin ku jeton dhe vepron njeriu. Depresioni vie edhe nga sëmundjet e ndryshme shëndetësore, të cilit i ndihmon me të madhe edhe alkooli. Alkooli sot, pjesën  më të madhe të shoqërisë njerëzore e ka kapluar me mjegullirën e saj, prandaj pasojat e tij e mundin çdo kënaqësi që u jep njerëzve, sidomos kur konsumohet me të madhe. Depresionin e ndihmon dhe gjelozia e dashurisë, sidomos ndarjet dhe divorci, që janë shifrat më rekorde të vetëvrasjeve në Kosovë, sidomos në kohën e fundit  janë shtuar si kurrënjëherë tjetër.

Sipas studiusve të fundit në fushën e psikiatrisë, konkludohet se vetëvrasjet lidhen me sëmundjet mendore, duke dhënë disa sqarime të cilat diagnostifikohen nga se ky fenomen më së shumti vie nga depresioni dhe problemet e alkoolit dhe substancat narkotike. Mirëpo, vie pyetja: Si mundet një i ri i moshës jo madhore, i cili fare nuk ka të bëjë dhe konsumojë alkoolin dhe drogën, por bie nën ndikimin e depresionit, atëherë përgjigjën ku do ta gjejmë?... Mos të thëmi se ky fenomen mundet edhe  të trashëgohet, sikur shembullin që jep jeta e shkrimtarit të madh Hemingway, i cili tentoi dhe bëri vetëvrasje nga depresioni që kishte, si edhe disa anëtarë të familjes së tij, babai, dy vëllezërit, motra dhe mbesa e tij.

Faktorët tjerë që lidhen me depresionin janë edhe humbja e anëtarëve të afërm të familjes, sikur që është rasti i nënës Pashke nga Meja e Gjakovës, e cila kur e kuptoj se gjatë luftës serbët ia kishin vrarë dy djemtë e saj, ajo ia vëri flakën vetës dhe u veëtflijue në shenjë proteste. Mandej, si faktor tjetër janë edhe konfliktet familjare, të cilat janë të shumë llojshme, sidomos te fëmijët, kur prindi nuk tregon shenja të mira prindore dhe edukative, dhe shpeshherë nën ndikimin e alkoolit, mund të ndikoj në devijimet e padëshirueshme të tyre, sidomos te ata fëmijë, të cilët janë të ndieshëm në qortime dhe abuzime… Edhe ndarjet nga lidhjet e dashurisë, janë  faktorët më të sinqertë të këtij fenomeni të vetëvrasjeve tek të rinjët pothuaj se në çdo vend të botës. Dashuria e të rinjëve është një ndjenjë e ngrohtë, apo mund të thëmi një ndjenjë e zjarrtë e ndjenjave të dashurisë, e cila kur e kaplon këtë fazë të re, e tejkalon çdo ëndërr të tyre të pakrahasuar dhe përshtypja më e ëmbël e jetës. Prandaj, ndarjet janë shumë të prekshme dhe në raste të tilla, dështimet dhe zhgënjimet në dashuri, janë faktorët më  serioz  që e provokojnë gjendjen shpirtërore e të rinjëve, por edhe moshën madhore.

Masat e parandalimit të vetëvrasjeve

Veqanarisht, duke u nisur nga efektet fillestare të kësaj dukurie do të ishte sqarimi i vetëm mbi fenomenin të cilin një psikolog, apo dikush tjetër mundet t’a  vërej dhe të vëzhgojë individin dhe së bashku me institucionet tjera, të parandaloj një veprim të tillë, edhe pse janë të rralla rastet që mund të zbulohen më herët. Dhe në vendin tonë në Kosovë, poashtu edhe në Shqipëri, mungojnë kushtet dhe nuk ka struktura të mirëfillta që merren me parandalimin e kësaj dukurie, vetëm te rastet e përsëritura te përsonat e tillë, mundet me ndikue rrethi, shoqëria dhe familja, duke afruar këshilla, apo ndihmë psikologjike dhe sociale. Ndërsa, shembulli më i mirë i parandalimit të kësaj dukurie te mosha e re, është komunikimi i prindërve me fëmijët e tyre, si dhe krijimi i hapësirave dhe qendrave kulturore, sportive dhe edukative, si dhe mbajtja e ligjeratave nëpër shkolla fillore, të mesme dhe fakultete. Sipas psikiatrisë sëmundja e depresionit mund të shërohet dhe të dilët nga ky tunel i errët shpirtëror, i cili është armiku më i rrezikshëm i vetëvetës.