Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilmi Veliu: Moj Kërçovë moj-tungjatjeta!

| E marte, 04.02.2014, 08:21 PM |


MOJ KËRÇOVË MOJ-TUNGJATJETA

Nga Dr.sc. Ilmi Veliu, drejtor i Muzeut te Kërçovës

Dokumenti nga Muzeu i Kercoves verteton se vendimi i Rames qe ta vizitoje Beogradin verteton teorine se neve shqiptareve te ngrate vazhdon te na perseritet Historia.

-Ne qershor te vitit 1946 Enver Hoxha ne Beograd nenshkruan  traktatin e miqësisë me vellezerit jugosllave te perfaqesuar ateher nga Tito. Më 27 nëntor po të vitit 1946, poashtu në Beograd u themelua Konventa Ekonomike mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Nako Spiru, ministër i Ekonomisë dhe Boris Kidriç, ministër i Industrisë firmosën traktatin 30-vjeçar për unifikimin e ekonomisë së Shqipërisë me atë të Jugosllavisë. Në realitet kjo marrëveshje e bënte Shqipërinë satelit të Jugosllavisë dhe Shqiperia humbi shumë nga pavaresia dhe autonomia e veprimit te saj në të gjitha sferat.

-Me te kethyer nga Beogradi, Enver Hoxha deklaroi se, Tito ishte pajtuar me mendimin se, “Kosova i përkiste Shqipërisë dhe se ashtu kishte qene marreveshja dypaleshe por kundërshtimi i fortë i Serbise për kalimin e saj si pjesë e Shqipërisë e bënte të pa mundur dhe te papërshtatshme kohën për një veprim të tillë”.

-Pas 68 vjeteve armiqesie mes Beogradit dhe Tiranes, Edi Rama ka vendosur ta thyej akullin dhe ti vizitoi vellezerit serbe ne Beograd. Me siguri qe Tadiq do ti thote fjale me te menqura Rames se fjalet qe Tito ia  tha Enverit: “Edi ma jep Shqiperine ta qeverise dhe tua kthjelli mendjen juve shqipetareve, sepse ju gjate Historise kini qene vetem skllever te te huajve dhe nuk mundeni te beheni udheheqes shteti. Ndoshta Edi Rama si opsion te pranueshem do ti ofroi nje “Konfederate Ballkanike” ashtu si qe Beqir Balluku i ofroi Titos.

-Kët vit, akademinë përkujtimore  kushtuar vrasjes se Gervallajve dhe Kadri Zekës me emrin   ,,Flaka e janarit,, e organizoi për herë të parë Komuna e Kërçovës me kryetrin e parë shqiptar Fatmir Dehari. Ne skene u paraqit dhe u shperblye me mirenjohje edhe djali i Enver Hoxhes, Ilir Hoxha. Komuna dhe kryetari u deklaruan pastaj se nuk kane qene ne dieni dhe te informuar  se do te vinte Ilir Hoxha, qe don te thote se djali i Enver Hoxhes ka ardhur ilegalisht  në Kërçovë si  qe erdhi Car Dushani ne Shkup. Do te ishte mire qe komuna bashke me Ilir Hoxhen te kishte ftuar edhe djemt e Dushan Mugoshes, Milladin Popoviqit dhe Vukmanoviq Tempo te cilet kane qene bashkepuntorë dhe miqë shtëpie të Nexhmies e Enver Hoxhes, dhe te gjithë sebashku ua ,,L,, nanën shqiptarëve në këtë anë të kufirit.