| E hene, 03.02.2014, 09:04 PM |
Në përvjetorin e Pavarësisë së
Kosovës
Që të mos harrojmë...
-kujtime dhe rrëfime
të fëmijëve refugjatë të Kosovës.
Nga Albana M. Lifschin
Koha që
punova në
Për ditën e 4 korrikut, ditën e Pavarësisë së Amerikës dhashë një program të veçantë në qendër të të cilit vura pjesë nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar idenë që në një shtet të vertetë demokratik , njerëzit kanë të drejtë të zevëndësojnë qeverinë që nuk i përmbush interesat e popullit...
Gjithësesi,
atë ditë pjesa me interesante e programit tim ishin fëmijët. Ata e mbushën këtë
program me këngë, vjersha, e biseda të sinqerta. Mjaft amerikanë që punuan në
Vetë jeta e refugjatëve, e secilit prej tyre, kishte diçka tragjike. Por në këngët e vjersha të fëmijëve apo të rinjve e kuptoje që tragjikja qe trashëguar nga e kaluara. Këngët e lirisë, këngët e trimave ishin të parat këngë që mësuan fëmijët kosovarë. Ata mësuan të jetonin me dhimbjen si pjesë e pandarë e jetës. Mësuan të jetonin një jetë të jashtëzakonshme duke e marrë atë si të zakonëshme. Fëmijët nga 10- 14 vjeç, ishin fëmijë të lindur në kohën kur qeveria e Beogradit ua hoqi autonominë (1989) bashkë me të drejtën e gëzimit të jetës dhe u a zëvendësoi atë me ankthin e persekutimit. I mësoi fëmijëve eksperiencën e hidhur të luftës, kur dikush nga familja mund të mungojë në çdo kohë- mund të vritet , të persekutohet apo emigrojë. Fëmijët e Kosovës para se të mësonin këngët e lojrat e fëmijërisë mësuan ato të mërgimit, lëngimit për liri e për atdhe, këngët e trimërisë.Ata kënduan për heronjtë e Kosovës, ata recituan për ata që u burgosën nga sërbi vetëm e vetëm sepse donin lirinë. Këngët e tyre ishin për emigrantët që u detyruan ta lenë vendin e tyre të bukur për shkak të pushtetit serb. Fëmijët e sollën këtë thesar në programin tim. Diçka që më beri përshtypje e që s’do ta harroj kurrë ishte fakti se askush prej tyre nuk këndoi as edhe një këngë fëmijësh, këngë lojrash të moshës së tyre, siç bëjnë fëmijët e lirë kudo në botë. Jo sepse atyre nuk u pëlqenin lojrat e moshës se tyre , por sepse ata u lindën atëherë kur qeveria e shtetit të tyre ua hoqi lirinë e buzëqeshjen. Ata u lindën e u rritën gjatë persekucionit serb. Ajo qeveri u mbylli shkollat që ata të mos e mësonin kurrë historinë e tyre, kulturën e popullit të tyre. Fëmijët e Kosovës para se të mësonin të emërtonin lodrat e tyre, mësuan fjalët “liri “,” burg” dhe “mërgim ». U mësuan të përballojnë diskriminin ashtu sikurse prindërit e tyre. Ata u bënë të fortë si prindërit e tyre. Per më tepër ata u bënë poetë të dhimbjes. Më kujtohet një mbrëmje dikush më solli në studio një vajzë të re me një një vështrim të menduar.
"Jam 14 vjeç, tha, quhem Makbule Qerimi. Ajo recitoi një vjershë vargjet e të cilës po i citoj më poshtë.
Pse kështu?
Pse u larguam kështu?
Të jem në mërgim e përmalluar
Pse u largova nga foleja ime?
Të jetoj në mërgim si jetime?
Mua më kishte vdekur nëna
Por prapë kisha një nënë
Kisha Kosovën me diell e me hënë
Ndodhem në Amerikë
Në kazermat ushtarake
Për Kosoven time
Lotët më shkojnë për faqe..
Kur mbaroi, e pyeta se kush e kishte shkruar atë poezi. Mu përgjegj thjesht: Unë. Atë mbrëmje biseduam gjatë. Ishte jetime. Ishte e pjekur tej moshës së saj. E pyeta nëse dëshëronte të rrinte në Amerikë. Ajo ishte e talentuar, e zgjuar dhe Amerika do t’i jepte shumë mundësira. "Jo, më tha, Amerika ka plot njerëz të zgjuar e të talentuar. Amerika nuk ka nevojë për mua. Kosova ka nevojë".
Nuk e di
pse, por atë moment më erdhi ndër mend ai episod i bukur i përcjelle si mesazh i atdhedashurise brez pa brezi. E kam fjalen
për zakonin e vjetër të arbëreshëve në brigjet e Italisë kur prindi e ngrinte
lart fëmijën e porsalindur duke e kthyer atë me fytyrë nga Adriatiku për të mos harruar kurrë nga kishin ardhur. Do të shtoja këtu
disa fjalë për Alban Berishën 12 vjeçar dhe vëllain e tij Arlin. Albani ishte i pari fëmijë me të cilin u
njoha në
Ishte pasdite tek bisedoja me një grup fëmijësh. Doja të dija se çfarë dëshëronin te degjonin ne programin e tyre. Sigurisht isha përgatitur të dëgjoja kërkesa fëmijësh. Njeri nga fëmijët ngriti dorën duke kërkuar leje të fliste.
- Unë dua të dëgjoj që Kosova u çlirua nga serbët!.
-Si të quajnë? e pyeta
-Alban- mu përgjigj.
I thashë Albanit që edhe unë e prisja me padurim atë lajm dhe spjegoja që përveç lajmeve në programin e mbrëmjes do kishim edhe nje minutazh të caktuar vetëm për ata, fëmijët. E pyeta në se i pëlqenin vjershat.
-
-A e di se kush shkruar këtë poezi, Alban? Djali nuk foli, por i vëllai i tij më i vogël, Arlini bëri me kokë nga ai:
-E ka shkruar vetë.
U mësova të mos habitem më kur dëgjoja që fëmijët e Kosovës i kishin shkruar vetë poezitë që recitonin apo në ndonje rast edhe këngët.
Ishte vështirë ta kërkoje fëmijërinë tek këta fëmijë. Ajo ishtë e përzierë me luftën.
Ata më treguan historitë e tyre, ashtu si e kanë përjetuar ata krimin serb të fundshekullit dhe ato une i përfshiva në librin tim në anglisht" Children of Kosova-stories of horror"
Albana Melyshi Lifschin, shtator 1999
---------------.
Disa rrëfime të luftës nga fëmijët kosovarë, të cilat u përfshinë në libër.
Adnan Murtezi, 14 vjeç, Prishtinë
Ushtarët serbë erdhën me maska tek shtëpia jonë dhe thirrën sërbisht:
-Dilni jashtë! Shpejt!
-Dilni jashtë! Hajt, shkoni tek Natoja! Shkoni tek Klintoni!
Pastaj shanin me fjalë të ndyra..
Ne dolëm jashtë. Ata qëlluan me automatikë në dyert e dritaret tona. Çdo gjë u thye, u shkatërua. Rrugës na shtynin përpara, na shanin dhe herë pas here shtinin me automatik nga të gjitha anët Thërrisnin: “Ikni, zhdukuni! Kosova s'është e juaja, është e jona!”
Ushtarët serbë thyenin xhama dyqanesh e çfarë t’u dilte përpara por nuk na tregonin se ku po shkonim. Kemi ecur kështu ndoshta 5 orë, deri sa na kane çu tek stacioni i trenit. Unë kam tre motra dhe një vëlla të sëmurë. Një motër tjetër ishte e martuar. Ajo mbeti në Prishtinë. Për të nuk dinim asgjë se ku ndodhej e si ishte. …Atë natë nuk na zuri treni të gjithëve. Ne që mbetëm, ramë për të fjetur përtokë. Por askush s’mundi të flerë atë natë. Dëgjonim krisma, të shtënat e ushtarëve serbë. Atë natë dy gra shtatëzana lindën aty, afër trenit. Të nesërmen në mëngjes herët u nisëm me tren për në Maqedoni.
Alberta Mehmeti, 14 vjeç, komuna e Gjilanit.
Aty, ku
banonim ne, janë dy Shillova, Shillova e Shqiptarëve dhe Shillova ku banonin
serbët. Natën që Natoja filloi sulmin ajror mbi Jugosllavi, ne po ndiqnin
lajmet e televizionit të Tiranës. Aty dëgjuam se sirenat e alarmit për fillimin
e bombardimit të Natos u dëgjuan mbi
Fatbardha Rexhepi, 12 vjeç, Pogragjë, komuna e Gjilanit
Në
familjen tonë, ndodhi një tragjedi të cilën s’do ta harroj gjithë jetën.
Flakron Gjikokaj, 15 vjeç, Deçan
Shkabjan Hetemi, 14 vjeç,
Prishtinë
E para gjë që nuk e harroj kurrë pasi na dëbuan nga shtëpia, është momenti kur zbritëm nga treni në Maqedoni. Ushtarët serbët na vunë në kolonë dy nga dy e na urdhëruan të ecnim mbi shinat e trenit. Na thanë që askush të mos guxonte të dilte nga shinat se ndryshe do ta vrisnin. Ata ecnin anash nesh me automatik në duar. E dyta, ishte qëndrimi në Bllacë të Maqedonisë. Në Bllacë ndenjëm jashtë tre ditë. Binte shumë shi. Këmbët i kishim në llucë. I gjithë vendi reth e qark ishte kthyer në llucë. Maqedonët na jepnin qese plastike me u mbrojtë nga shiu. Ne i ngulnim në shkopinj druri dhe i përdornim si strehë. Ushqimin, bukën, e sillnin me traktorë dhe na e hidhnin që nga traktori, kush të mund ta kapte. Aty kemi pritë autobuzin që te na çonte në kamp. Tre ditë kemi pritur në shi. S'kishim ku flinim veçse në baltë. Mamit i ra të fikët. Vëllai na mungonte.Nuk e dinim se ku ishte. Vonë Kryqi i Kuq na njoftoi se ai kishte hyrë në Shqipëri.
( Libri "Children of Kosova-Stories of Horror" u vleresua nga Bordi i Edukimit i Nju Jorkut si tekst shkollor,për studimet sociale, kl.6-12.)