| E diele, 02.02.2014, 05:23 PM |
AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR TETË
VJETORIN E VDEKJËS SË PRESIDENTIT RUGOVA
Nga Xhevat Rexhaj
Me daten 26 Janar në Burgdorf të Zvicrës, Dega e LDK-së mbajti një Akademi Përkujtimore me rastin e 8 vjetorit të vdekjës së Presidentit Ibrahim Rugova. Me këtë rast ishin të pranishëm edhe sekretari i LDK-së , njiherit shefi i grupit parlamentar të LDK-së, z. Ismet Beqiri. Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe komandanti i Kosharës, z. Anton Quni. Deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Hashim Deshishku. Bashkëpntori i presidentit Ibrahim Rugova, z. Adnan Merovci, dhe Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani z. Qazim Bajgoraliu me delegacionin e degës, zotrinjtë Jakup Gërguri, Asllan Asllani, Ukë Gërvalla, Behxhet Krasniqi dhe Naser Uka.Nënkryetarët e LDK-së për Beneluks z. Kujtim Hajdaj dhe z. Bahtir Kastrati dhe anëtarët e kryesisë, zotrinjtë Ibish Lipa dhe Xhavit Belaj.- Kryetarja e degës së LDD-së në Zvicër, z. Zize Pepshi- Kryetari i degës së PSHDK-së z. Gjokë Paloka-Kryetari i Shoqatës Humanitare "Sali Çekaj" në Zvicër, z. Saim Tahiraj. Këshilltari i Ministrit për Diasporë z. Ahmet Asani. Sadri M. Hadergjonaj- njeri i artit dhe fotografisë e rugovist me rranjë..
Tubimin e udhëhoqi me përkushtim dhe shumë sukses Zonja Selamije Osaj, aktiviste dhe veprimtare e pandalshme me shpirtin rugovist, njiherit përgjegjëse në komisionijn për informim pranë Degës së LDK-së Zvicërr. Pas përshendetjës së mysafirëve dhe paraqitjës së programit nga Zonja S. Osaj, fjalën e mori Z. Haki Latifi për të lexuar referatin e përgatitur:
Të nderuar mysafirë dhe pjesëmarrës të këtij tubimi madhështor,
Kam nderin dhe krenarinë sot, njëherit e ndiejmë obligim moral e njerëzor që në emër të Degës së LDK-së në Zvicër, t'ju falenderojmë për pjesmarrjen tuaj në këtë Akademi përkujtimore, që së bashku t'a shenojmë pervjetorin e tetë të shuarjës fizike të - Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
E them të shuarjes fizike, ngase emri i tij përherë do të mbetët i ngulitur thellë në ndërgjegjen e shqiptarëve, si një ndër emblemat më të kompletuara të kauzës sonë kombëtare. Qe nga rinia e tij e hershme, cilësit e tij, premtojnë, ngase ai busullën e fatit tonë, e kishte orientuar kah fanari i dijës, që quhet shkolla, e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, për njeriun, për burrështetasin historik të shqiptarëve, të Kosovës në veçanti, për njeriun i cili gjithë potencialin e tij njerëzor e krijues ia përkushtoi Kosovës e çështjes shqiptare, pavarësisë e demokracisë së Kosovës dhe shtetësisë e sovranitetit të saj. Përkujtimi për Presidentin Dr.Ibrahim Rugova, ka rikthyer dhembjen edhe njëherë tetë vite më pas duke rikujtuar çastet e dhembjes së tetë vite më parë, por aspak pa e zbehur respektin, dashurinë dhe krenarinë për të.
21 janari 2006 ishte goditje e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës. Na la kur na duhej më shumti për t'i dalë në krye procesit të gjatë e të mundimshëm historik për pavarësimin e Kosovës. Dr. Rugova ishte dijetari, studiuesi dhe letrari, duke na lënë një trashëgimi në themelet e dijes sonë. Dr. Ibrahim Rugova nga dijetari u bë udhëheqës i rezistencës së popullit shqiptar të Kosovës. Me organizimin e pashembullt që krijoi Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me I. Rugovën, si Lidhja e Prizrenit, për të cilën ai ushqente dashuri të pa shoqe- të ndërtonte, tani me sukses bazat e shtetit të ri, ndërsa rezistonte okupimin serb.
Vdekja e hershme e Presidentit Rugova ishte goditja më e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës, në kohën kur më së shumti i duhej atij për t'i dalë në krye procesit të gjatë e të mundimshëm historik për pavarësinë e Kosovës. E tërë madhështia e tij prej luftëtari të pashoq për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, demokrati të kalibrit botëror dhe sendertuesi të synimeve të popullit shqiptar,u vlerësua realisht dhe lart me pjesëmarrjen e dhjetëra burrështetasve e përfaqësuesve diplomatikë nga të gjitha anët e botës që erdhën në Prishtinë për t'ia dhënë lamtumirën e fundit. Thuhet se njerëzit e mëdhenj nuk janë rastësi në këtë botë. Si duket ata me kohë krijohen për të qenë të mëdhenj. Pajisen ata me tipare për të qenë të mëdhenj.
Në rrethanat çfarë ishim si komb Dr. Ibrahim Rugova u paraqit në skenën politike Kosovare ne momentin më të pikërishëm, vjen në historinë tonë kombëtare si një gjeni i vizionit kombëtar. Në fundin e viteve '80 dhe fillimin e viteve '90, Rugova i vetëm shpalli para kombit, Evropës dhe botës vizionin për Kosovën e pavarur. Këtë vizion, në atë kohë i papritur, Presidenti Rugova e hartoi dhe formësoi, duke lexuar dhe kuptuar më mirë se çdokush tjetër shpirtin e shqiptarëve të Kosovës.
Ai, e zhveshi deri në lakuriqësi politiken e kamotshme serbe kundër-shqiptare e cila ishte çimentuar në qendrat botërore të vendosjes. Sot, në këtë hark kohor, që mund të duket i shkurtër, e kuptojmë më së miri sa shumë i mungon shtetit të Kosovës njeriu që jetoi në kohën e tij, por vazhdimisht e projektoi dhe e përjetësoi të ardhmen, sikur të ishte duke e jetuar shumë vite para të gjallëve të tjerë, njeriu që vuri themelet e shtetit të Kosovës, duke i dhënë zë kudo në botë dhe duke mbledhur e kthyer me sy prej nesh shtetet dhe liderët më të fuqishëm të globit, njeriu që deri në frymën e fundit nuk u ndal së punuari për ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarëve - lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njeriu që për dekada, breza, e shekuj do të kujtohet si Presidenti Historik i Kosovës. Në këtë funksion Ai vazhdonte ta potenconte miqësinë dhe politikën e bashkëpunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga të cilat vazhdimisht kërkonte pranimin formal të pavarësisë së Kosovës. Si askush tjetër, Dr. Ibrahim Rugova i paraqiti botës përdhunimin historik të kombit shqiptar dhe bota me në fund e dëgjoi dhe filloi të interesohej për tragjedinë që po ndodhte në Kosovë. Me urtinë e tij të madhe, Dr. Ibrahim Rugova luftoi kundër pohimeve anti-shqiptare të të gjithë atyre që i paraqisnin shqiptarët si të egjër, dhe si njerëz jo të zotët për vet-qeverisje.
Të nderuar Zonja dhe zotrinjë,
Dr. Ibrahim Rugova meriton vlerësim të veçantë për aftësinë e tij për të krijuar shumë miq të Kosovës e të pavarësisë së saj, në të katër anët e botës, andaj edhe nga bota e amshimit, presidenti Rugova mund të quhet engjëll mbrojtës i Kosovës.
Ai ishte burrë shteti i madh i të gjitha kohërave për shqiptarët, ishte lidhja e dy shekujve për së gjalli. Shekulli që nisi luftën për Lirinë e Kosovës dhe shekullin që ndërtoi Lirinë dhe Demokracinë e Kosovës, ishte vizionari i pavarësisë së Kosovës, e tërë filozofia politike e Dr. Rugovës ishte e ndërtuar në ruajtjen e qenies shqiptare në Kosovë që me vizionin e tij largpamës, me këmbëngulje, me guxim dhe me trimëri bëri që Kosova të jetë emër i njohur në institucionet më të larta ndërkombëtare. Me vizionin e tij arriti që të jetë njeriu më i dashur për shqiptarët dhe personaliteti me i adhuruar edhe për popujt tjerë të Evropës dhe të botës. Ai , mbetet modeli unikal i urtësisë. Por brenda urtësisë së tij të pashembullt gjendej vendosmëria dhe këmbëngulja e pa shoqe për të realizuar qëllimet e kombit shqiptarë.
Ai me vizionin e tij politik që i buronte nga thellësia e dijës së mirëfilltë, e guximit qytetar u shndërrua në emblemë të lëvizjes politike të shqiptarëve, në të cilën ia hapi derën paqës, si kundërpeshë për terrorin afër qindvjeçar kundër shqiptarëve të Kosovës, duke bërë pokështu që lëvizja e përgjithshme e rezistencës të identifikohet si lëvizje e modelit sui generis në Evropë. Ai më së miri artikuloi qëndrimin politik të shqiptarëve dhe të popullit të Kosovës për liri dhe demokraci, në kërkesë dhe këmbëngulësi kreative për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Bashkëpunimi i degës së LDK-së në Zvicër me Kryetarin Rugova ishte i natyrshëm në të cilën sa herë udhëtonte në takimet e tij zyrtare për të informuar kancelaritë e botë për nevojën e ngutshme të zgjidhjës së çështjës së Kosovës, Ai u kthente dhe e vizitonte degën e LDK-së në Zvicër . Ishte një nder i veçant për degën e LDK- së në Zvicër takimet që zhvillonte me të, ishte shtëpia e dytë e Tij pas asaj në Prishtinë. Mënyra e veprimit të sajë e bërë sipas udhëzimeve të kryetarit Rugova hasi në simpati dhe përkrahje të qytetarëve zviceran.
Kryetari Rugova kësaj Dege ia pat dhenë kartën e bardhë për çdo punë që kjo e bënte! Kjo ishte mënyra e hapjes së mundësive të veprimit e cila bënte pjesë në doktrinën e dr. Rugovës, doktrinë e cila i angazhonte te gjitha energjitë pozitive, potencialet egzistuese dhe veprimet mobilizuese. Të gjithë ata që menduan se Dr. Ibrahim Rugova iku pak para se të bënte realitet ëndrrën e tij për pavarësi , u gabuan. Dita e fundit mbi dhe e Dr. Ibrahim Rugovës , u bë në mënyrë të pabesueshme, dita e ëndrrës së tij për pavarësin e Kosovës. Në një kryeqytet ende të pa shenuar në asnjë hartë të botës si kryeqytet shteti, u ulën brenda një dite , 40 burra shteti nga vende më të fuqishme të botës,për të nderuar kujtimin e presidentit. Pra, ajo që ndodhi atë ditë në Kosovë ishte një njohje e pavarësisë së Kosovës. Më lejoni të citoj një vlerësim të ish kryetarit të SHBA-së Bill Clinton për figurën e Dr. Ibrahim Rugovës ndër vlerësimet e shumta që ju bënë me rastin e largimit nga jeta. “Kam pasur nder ta mbështesë luftën e tij dhe të popullit të Kosovës për paqe dhe liri. E kam dashur dhe e kam admiruar shumë. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjës së Millosheviqit e inspiroj botën.” Ndaj zëri i Ibrahim Rugovës ishte një zë i popullit të Kosovës dhe shprehje apo shpalosje e identitetit tonë andaj edhe i mbetemi borxh vizionit të tij për ta ndërtuar lirinë dhe shtetin që tash e kemi .
Lavdi jetës dhe veprës së Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova.
Pas fjalës së Z. H. Latifi, për figurën e Presidentit Rugova me një referat të shkëlqyer u paraqit Z. Ismet Beqiri. Ai foli me përkushtim dhe me faktim rreth veprës dhe madhështisë së Rugovës, duke thënë se : “ Ibrahim Rugova , apo vet shteti i Kosovës mbetët për mote frymëzimi i popullit të Kosovës për një shtet demokratik dhe të drejtuar drejte vlerave euro-atlantike. Presidenti Rugova na bëri miqë me ata që na çliruan andaj ne sot e kemi obligim që vërtet me punë e angazhime të ecim në vizionin e tij e jo vetëm të thirremi në emrin e tij” ishin disa nga fjalët e Z. Beqiri.
Pas fjalës së Z. Beqiri akademia që vërtet ishte përgatitur dhe organizuar për mrekulli vazhdoi me një monolog plotë emocione aktruar nga artisti dhe regjisori ZAdem Kicaj, i cili me recitalin dhe ndezjen e qirinjëve për të gjitha trojet shqiptare bëri publikun të mbushen me lotë.
Që tubimi të ishte vërtet madhështor u përkujdese edhe nxënësja Marigona Kryeziu duke ekzekutuar edhe 2 pika muzikore me piano me të cilat publiku ishte shumë i kënaqur.
Më pas siç ishte paraparë me program u vazhdua me promovimin e librit të autorit Z. Adnan Merovci: “ NË HAP ME RUGOVËN “ që njihet si përcjell¨si i Presidentit Rugova afër 11 vite. Z. Merovci kishte përgatitur edhe një Film Dokumentar për Rugovën me titull: "NJë dekadë në 18 minuta".
Gjatë fjalës së tij Z.Adnan Merovci tha se me këtë libër nuk mëtohet që të studiohet apo analizohet figura e madhe e Presidentit, por thjeshtë është një ecje me fakte, dëshmi dhe grumbullim thënjësh e fotosh nga koha me Rugovën. Fjalët e tija u dëgjuan me vëmendje, dhe pastaj u hap një debat rreth librit dhe vet autorit. Aktivisti dhe luftëtari i njohur saim tahiraj kritikoi disa qasje të Z. Merovci në lishje me luftën dhe fillimet e ushtrisë, duke e kritikaur se ky në librin e tij askund nuk përmend forcat e armatosura të Republikës së Kosovës të themeluara qysh në vitin 1991 nga Sali Cekaj e Adem Jashari, por ndalet vetëm të disa grupacione ku e përfshin H. Thaqin i cili as që kishte lidhje me luftën ato vite. Z. S. Tahiraj me fakte tregoi se në librin e Z. Merovci ka subjektivizëm dhe ka lajthitje ndaj klikës së H. Thaqit. Këto u mundua të i swqaroi Z. Merovci duke theksuar se ai vetëm ka shpreh ato mendime të veta e jo konkluza. Rreth librit kishte edhe dy diskutues që kishin kritika rreth disa shënimeve dhe thënjeve të Z.Merovci, dhe me këtë shumica në sallë u solidarizuan duke treguar pakënaqsi me brendin e libirt të Z. Merovci.
Për fund duhet thënë se kjo Akademi vërtet kishte një organizim që meriton Personaliteti i Presidentit Rugova, andaj duhet publikishtë të përgezohet Dega e LDK se për Zvicërr më në krye me Z. H. Latifi, dhe tëre Kryesin dhe Forumin e Rinise së LDK-së.