| E diele, 02.02.2014, 05:21 PM |
SË PARI ATA ERDHËN PËR…. POEZIA E FAMSHME E MARTIN NIEMÖLLER - I KUSHTOHET INDIFERENCËS SË INTELEKTUALËVE GJERMANË QË LEJUAN HOLOKAUSTIN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
“Së pari ata erdhën ...” është një poezi e famshme shkruar nga pastori Martin Niemöller (1892-1984) që i kushtohet indiferencës së intelektualëve gjermanë pas ardhjes të nazizmit në pushtet, të cilët i arritën qëllimet e tyre duke i bërë spastrimet me rradhë, grupe pas grupesh, ndërsa inteligjencia gjermane heshti. Dhe jo vetëm ajo. Heshti gjithë Europa. Poezia është shumë e njohur dhe përdoret si një model për të denoncuar rreziqet nga apatia politike dhe gjumi intelektual.
“First they came …” me gjithë theksin provokativ është një hymn kundër egocentrizmit intelektual, që bëhet i rrezikshëm, sepse lejon tragjedi të përmasave. Versioni i kësaj poeme që filloi qarkullimin e saj nëpër botë nga vitit 1950, është vendosur në Muzeumin Memorial të Holokaustit në Washington D.C. Lexuesit po ia sjell këtë version të shqipëruar prej meje dhe versionet gjermanisht dhe anglisht.
Në fillim ata iu sulën…
Në fillim ata iu sulën Socialistëve
dhe unë heshta –
sepse nuk isha socialist
Pastaj ata iu sulën Sindikalistëve
dhe unë heshta –
sepse nuk isha sindikalist
Pastaj ata iu sulën hebrejve
dhe unë prapë heshta-
sepse nuk isha hebre
Pastaj më erdhi rradha mua
m’u sulën mua
por s’kishte mbetur më askush
për mua të fliste
--
First they came…
First they came for the Socialists,
and I did not speak out—
Because I was not a Socialist.
Then they came for the Trade Unionists,
and I did not speak out—
Because I was not a Trade Unionist.
Then they came for the Jews,
and I did not speak out—
Because I was not a Jew.
Then they came for me—
Als sie die…
--
Als sie die Sozialdemokraten einsperrten,
habe ich geschwiegen;
ich war ja kein Sozialdemokrat.
Als sie die Gewerkschafter holten,
habe ich nicht protestiert;
ich war ja kein Gewerkschafter.
Als sie die Juden holten,
habe ich geschwiegen;
ich war ja kein Jude.
Als sie
gab es keinen mehr,
der protestierte.”
Niemöller krijoi shumë versione të poemës së tij, të cilat gjatë karrierës shpesh iu keqintepretuan. Më 1976, Niemöller përgjigjet rreth origjinës së poezisë dhe Fontacioni Martin-Niemöller-Foundation e konsideron këtë versionin klasik.
“Kam bërë
formulime të ndryshme, thotë Niemöller në këtë intervistë,por ideja është e
njëjta, ne lejuam qetësisht që në fillim t’u ndodhë komunistëve, pastaj
sindikalistëve, ne i lejuam vetë Social-Demokratët të humbisnin. Sepse thamë “e
ç’na duhet ne të merremi me ta.
Martin
Niemöller ishte një pastor (prift protestan) gjerman lindur më 1892 në