| E shtune, 01.02.2014, 07:00 PM |
Ata që po punojnë për te na shkatërrue si komb janë njesoj, ata duhet ti luftojmë në te njejten menyrë e me të njëjtat mjete
(Replikë e vogel me Klajd Kapinoven, Fritz Radovanin dhe grekofilin Pirro Prifti)
Nga Selim M. Nengurra
Dikush do thotë, po kush asht ky Selim M. Nengurra që po na shet mend. Ata që më njofin dhe dijnë mirë se kush jamë do të mi rrehin krahët e disa tjerë do thonë : "prej nga na doli ky katunar i Lubozhdës që po na mban ligjerata?!".
Le të thotë kush çka të dojë...,por unë nji gja e kam pa dhe jam shumë i sigurtë: Jam i sigurt se ka fare pak shqiptarë që mendojnë për shtet e Atdhe ashtu si duhet menduar dhe sic mendojnë intelektualet dhe njerëzit e kombeve te tjera ne pergjithësi per kulturën e vet,traditat e veta kombëtare dhe historinë e hidhur të kombit. Kjo mendësi e gabueme,kjo menyrë difekte e të menduarit,pa asnjë dyshim asht tragjedija e jonë më e madhe që asht duke na i rrezikue themelet tona si komb i lashtë.
Tashma janë ba disa vite që shkruej dhe botojë në Zemrën Shqiptare dhe normal se i jam shumë mirënjohës Drejtorit të ZSH, z. Gëzim Marku si dhe të gjithë stafit redaktues per perkrahjen e pa rezervë që më jep për vite te tana. Nji falemnderim të perjetshem vazhdoj te kem per të ndjerin Prof. Daniel Gazulli si dhe Redaktorin Zeqir Lushaj, të cilet nji kohë të gjatë kan redaktue e lektyrue shkrimet e mija para se ato të botoheshin shkaku se unë qendrojë dobët me drejtëshkrimin e shqipes tonë.
Dhe në vecanti i falemnderojë të gjithë ata lexues të shkrimeve të mija të cilët me komente më kan perkrah e stimulue.
Shkrimet e mija kan ba që të njifem dhe bahem mik me shumicën e politikanve, publicistve, poetve, shkrimtarve e artistve të botës shqiptare dhe kjo më shton jetën sepse tashma kam shumë e shumë miqë të perzemert me të cilet krenohet edhe kombi ynë. Ama nese dikush mendon se unë kam shkrue e shkruej per qallma e tarafe, per të shit mend apo per ti hy dikujt në qef dhe me ba miq ja thamë se gabon shumë rand. Shkrimet e mija direkte,- me aq sa kam pas njohuni e kapacitet intelektual qe ti mbarshtroja jan edhe të sakta e të shkrume me sinqeritet mirpo ato pos që më ban mik me shumkend edhe më anmiqësuen me nje pjese tjeter shqiptaresh per shkak te mjerimit dhe injorances se theksume qe i asht nenshtrue kombi.
Me 12 prill të vitit 2012 shkaku i shkrimeve të mija jam sulmue fizikisht nga dy mjekrrosh talibanesk, produkt mjeran i xhamive qe prodhojnë kesi antishqiptarë madje edhe neper Evropën perendimore,mu ne Qendren tregtare STORBYEN, në Sarpsborg të Norvegjisë. Natyrisht qe e kam kthyer goditjen ndaj tyre dhe e kam kthye aq mire e aq me force sa qe keta kriminel radikal islamik shqipfolës nuk kan per ta harrue per sa te jene gjallë, se Zoti Shqiptar ate dite ishte ne anen tim,me ndihmoj mua qe sulmohesha pa pasur asnje faj etj, e jo ne anen e atyre shqipfolesve te shkrete te All'Ahut Arabo-Islamik...
Rasti tjeter. Me 9 gusht 2013 në Aeroporti " Adem Jashari " të Prishtinës jam provokue me çrast nji matuf islamik që jeton në Sarpsborg të Norvegjisë dhe që quhet Nazmi Berisha - Dyzi shkaku se unë e ai kemi pas kundershtime me vite sepse unë doja ta pengojë që ky të hapte xhami "shqiptare" ( sikur po i thonë me dinakeri shqipfolësit ) në Sarpsborg, në prezencen e kunatit tim z. Xheladin Hoxha që jo fort moti u zgjodh Drejtor i Parlamentit të Kosovës , Nazmiu më shan edhe me nanë pos fjalorit tjeter banal që nuk mund ta perdorë këtu dhe pas tij qendronin katër mjekrrosh islamik talibanesk.Do te thote "hoxha" i Sarpsborgut te Norvegjise, Nazmi Berisha, kishte pergatitur nje lloj atentati ndaj meje ne Aeroportin e Prishtinës, i cili u shmang falë gjakftohtësisë sime e jo ligësisë time se trimerinë time e perdori vetem aty ku duhet tregue ajo...
Në hotmail adresën time dhe në adresen time të FACEBOOK-ut kam me qindra e ndoshta mijera letra kerrcënuese , sharje,ofendime te paimagjinueshme, banalitete te nduarnduarshme të fjalorit "shqiptarë" te sajuem nen vitet e pafundme te pushtimit dhe ligësisë se te qenit nen pushtim.
Dhe,perkunder te gjithave, asnjiherë nuk mu ka tremb syni per ta thanë mendimin tim , asnjihere nuk kam pranue të bahem servil as ta shof çashtjen madhore kombëtare të kufizueme në lokalizem, në besim fetar apo besim tjetër. Mirpo ka vite që shof disa publicistë që botojnë në ZSH e edhe në REVISTADRINI. COM ( edhe kjo revistë ku kam botue shumë nga opinionet e mia ) të cilet po mendojnë se unë po shkruej e po mbrojë KATOLICIZMIN dhe kjo ka irritue disa të besimeve tjera, e në veqanti ata të besimit islam dhe shpesh më kan ofendue dhe më kan thanë se po bahem "ma PAPË se Papa!".
Percjell me vemendje shkrimet e atyne që më bajnë komente perkrahëse dhe dikur pata mendue se ata po sikur se edhe unë nuk flasin per FE por flasin per ATDHE. Mirepo disa shkrime të disa individeve më kan ba me dyshue se kombi ynë nuk ka vetem njerëz të ndershem, patriot, atdhetar, vizionar, e idealist. Perkundrazi.
Shpesh kam reague në shkrimet e të tjerve dhe shumëhere edhe jam perplas shumë me ta. Mirpo kur shof se mjegullen e tmerrshme të situatës së mjerueshme në Atdheun tonë ( Shqipni e Kosovë ) disa publicistë po e shofin vetem nga mendësia fetare e besimit që i perkasin vetë ata, e asesi nuk po ju intereson veprimi i perbashkët e gjithkombëtarë pa dallim besimeve fetare,pra nuk u intereson ma shume e si duhet indi i shqiptarizmit tonë të perbashket.
Në këto dy revistat ku unë shkruej me vite, pra në ZSH dhe RD jemi dëshmitarë se mund të botojnë e shkarravisin IKSI e YPSILONI gjithmonë tye sulmue njeni tjetrin , tue atakue mendimet dhe idetë vetem në baza fetare. Ashtu sikurse jemi dëshmitarë se po këta publicistë bajnë komente tumirëse në shkrimet e mija kur ato kan tä bajnë me demaskimin e me kundershtimin e islamizmit të palejueshem në trojet arbnore. Per cudi kur une e sulmojë islamizimin më bajnë komente mirenjohese disa vellazen katolik ndersa kur sulmojë diçka që nuk asht në rregull te besimve krishtena si ortodoksizmit apo katolicizmit ata sulen me komente dhe se lajnë asgja pa thanë. Nuk po kuptojë se si ka mundësi që edhe persona me tituj Akademik , persona të arsimuem të besimeve krishtena po mshelin syt para të keqes së madhe që rrezikon kombin tonë, që rrezikon edhe zhdukjen tonë biologjike dhe fajin e hudhin në anët tjera të pjesve të kombit tonë të besimeve tjera.
Këtu në ZSH e edhe në RD lexova nji shkrim të Pirro Priftit, këtij psudointelektuali qe panderpre i bahet avokat Anastas Janullatosit si te ishte nje mercenar qe paguhet prej tij dhe synimve te tij, cili kundërshton dhe sulmon ashper organizimin e mergatës tonë në SHBA kundër ndamjes së nji far çmimi të parit të fesë Ortodokse në Shqipni, çamit ortodoks qe e fsheh origjinen e te pareve te tij shqiptar dhe paraqitet me grek se vet greket ndaj interesave vitale te kombit shqiptar duke punuar parreshtur nen masken e nje njeriu te kishes per qellimet strategjike antishqiptare greke ne Shqiperi. Lexova aty edhe shumë komente dhe komentova edhe unë. Jo per ti qendrue besnik të drejtës time të mendimit, por mendojë se me të drejtë e quajta Pirro Priftin grekofil, spiun grek, djall i Janullatosave antishqiptarë që kan qellim aneksimin permes fesë ortodokse të trojeve tona per ta vu kufinin mesh Shqipnisë e Greqisë te lumi Shkumbin, e kjo shkon sipas tij permes helenizimit te ortodoksve shqiptar,ketyre martireve te perjetshem te kombit tone, qe gjithmone kan luftue per fe e per Atdheun e vet shqiptar,duke qene jo rralle mesimdhënës te vërtetë per gjithë kombin shqiptar. Pirro Prifti në kundërkoment më quen komunist e UDBASH. Sipas këti grekofili ( e perserisë me të drejtë sepse ky po dëshmonë se asht i tillë ) qenkam edhe komunist sepse sado që asnjihere nuk e tham as nuk e mendojë, Pirroja mendon se jam anmik i ortodoksizmit dhe padyshim se bindëse per te asht fakti se unë quhem Selim, emen ky jo i krishtenë, por musliman. Disa komentues me at mendësinë e tyne primitive thojnë ose ta ndrroj emnin ose mos të shkruej kunder islamit. Dhe as që do më bante pershtypje mendësia e andartit vullnetar grekomadh ne publicistiken shqiptare te Pirro Priftit dhe skisha me u marr fare me te, por sot lexova edhe nji shkrim të z. Klajd Kapinova që ishte shkrim po sikur i Pirro Priftit dhe edhe ky sulmonte mergaten shqiptare në SHBA per kundershtimet e tyne per Anastas Janullatosin. Per të cilin rast kishte shkrue per mrekulli zonja Kozeta Zylo dhe e ksihte pasqyrue aq me profesionalizem te larte botuesi i Illyriapress.com,Vehbi Bajrami.E them publikisht se u befasova në z. Klajd Kapinoven per të cilin kam pas bindjen se asht shqiptarë me zemër e jo nji shqipfolës qe me indiference joshqiptari i shikon çështjet jetike te kombit te vet. Me sa dij dhe këtë e kam mësue nga disa libra të z. Klajd Kapinova që i ka edhe në bashkautorsi me z. Tomë Mrijaj të cilat libra Toma mi ka dergue andaj unë kam mendue se Klajd Kapinova asht shqiptarë i sinqerter dhe shume i vemendshem per kombin e vet te cenuem nga anmiqte e shumte. Në shkrimin e z. Klajd Kapinova kishte edhe disa komente e mue më lendojë në shpirt komenti i z. Fritz Radovani, qe megjithatë ke qenë dhe mbetët nje mik imi sepse ia njoh shpirtin dhe ia dij vuajtjet e pameritume.
Megjithë respektin e verteta per kedo duhet thene ne menyre qe vllaznija te bazohet ne respekt dhe te mendumit kritik, te gjithe atyne labileve me kete mendesi te demshme, z. Klajd e edhe z. Fritz Radovani se kishin me ba mirë me thirre vemendjen e vet per me e pa rrezikun e vertete per Atdheun, rrezik qe i vije te thuash nga cdo ane e jo te fiksohemi vetem ne sulme e kritika tek njera ane e se keqes nder ne; pra qe mos te mendohet me kokfortsine e derrrit per me shkue "drejte" si thuhet nder ne "si thiu i eger kur vrapon",dhe nuk e lakon rrugën, por mundohet me krye me rrenue edhe lisat kur i kan perpara.
Z. Fritz Radovani, miku dhe baca im i mirë , shkodrani që me shkrimet e veta po ringjallë historitë tona të ndalueme dhe të dhunueme po ta tham se ke ba nji koment të padinjitetshem që nuk te shkon se ty nuk te ka hije me qitë fjalë të tilla prej goje sikur ke ba te shkrimi i z. Klajd Kapinova. Ty baca im tu ka fiksue në krye Enver Hoxha dhe tmerret që ai i ka ba në Shqipni dhe aspak nuk po kupton se Enver Hoxha,ai qen gjirokastrit ka ngordh moti, janë dy dekada e ma shumë që ai nuk jeton me. Nuk mendoj se nuk duhet me e demaskue ate që ai ka ba , por thamë se ma shumë e rrezikon Shqipninë sot greku Anastas Janullatosi si Kryepeskop i të ashtuquajtunës Kishë Autoqefale Shqiptare te udhehequn nga ai si nje grekomadh me damke, se sa enverizmi me qakajt e vet që ka shumë ende në Shqipni. Ashtu sikur ma shumë e rrezikojnë Shqipninë e Kosovën si dhe të gjitha trojet tona arbnore islamizimi dhe ramja e BIK-ut te Kosoves e te Maqedoniese nen ndikimin e te thuash edhe udheheqjen nga qarqe jashtëshqiptare, se sa gjithcka tjetër politike e partiake. Mendojë se do kishte me të ba nder baca Fritz Radovani të kishe sulmue edhe ti faktin e kobshem pse Kisha Ortodokse Shqiptare ka në krye të saj nji grek e jo të mbetet se shkrimet e shumta pro Janullatos te Pirro Priftit e tash edhe të Klajd Kapinovës po i sulmojnë disa komentues me nofka, e vetem " AHMAKU" Selim Mustafë Nengurra shkruen e kundershton haptas. Më vjen cudi se si nuk del asnji katolik shqiptarë përpos intelektualit te madh Kolec Traboini, ta sulmojë Janullatosin jo vetem në shkrime e opinione, por edhe në debate politike kur ai çam ortodoks i vetasimiluem dhe i shfaqur vazhdimisht si grek, u shugurue Kryepeshkop i kishes tonë në Shqipni. Jam i sigurt se protesten në SHBA nuk e organizuen vetem shqiptarët e besimit musliman por ne krye te tyre ishin shume shqiptare te medhenj ortodoks ne mesin e te cileve edhe shkrimtari i njohur Naum Prifti, sado që nuk dij shumë per rastin po besojë se ka pas edhe të besimit katolik e ortodoks te cilet,fundja,te gjithe janë vetem shqiptarë dhe asgje tjeter, por cuditem pse ka aq pak dhe ma shumë befasohem se si protestuesit nuk po konsiderohen si shqiptarë atdhetarë por "si musliman antikrishten" që asht nje propagandë e paster grekomadhe per te futun perçamje ndershqiptare.
Shkrimi i andartit grek nga publistika shqiptare Pirro Priftit ( shqipfolës ortodoks ) e deshmonë se une kam të drejtë në mendimin tim, e tash edhe ma shumë më zhgenjeu shkrimi i Klajd Kapinovës me po të njetin qellim si ai i Pirros e ma së shumti më tmerrojë që edhe Princi i Shkodrës ( sikur i thotë Zeqir Lushaj ) Fritz Radovani, perkrah idet e Pirros dhe të Klajdit!!!
Nji gja kam pa dhe po bindem per ditë e ma shumë se e kam nuhat mirë. Në Shqipni ka fare pak shqiptarë që jan atdhetarë sepse atdhedashurine e ka vra Enver Hoxha dhe ajo do te kthehet vetem me njeriun e mire e te ri shqiptar te Shqipnisë se tashme qe duhet te modernizohet dhe ta forcoje shqiptarizmin e vendit. Pandjeshmeria e tillë kombëtare ban qe disa shqiptarë të tillë, per interes të lekut shkojnë në Greqi e bahen grek jo vetem me fe, por ndrrojnë edhe etni. Dalin në Europë dhe per interes të perfitimit material se kan aspak per turp me ndërrue identitet kombëtar, anipse ne Evrope askush nuk e kerkon nje gje te tille nga ta. Neve kosovarve na quejn budallenjë serb, dhe nuk na pranojnë per shqiptarë. Pra mos ti fryn hundët askush per këto fjalë se nuk po tham të gjithë , por po tham shumica e tyne. Fatkeqësisht.
Në Kosovë po deshmohet se vetem Dukagjini , Rugova dhe deri diku Shala a Bajgorës janë shqiptarë me rraje te thella historike, ndërsa të tjerët as pas 110 vjetve që ju iku Perandoria turko-osmane nuk e paskan harrue babën Sulltan, "Baben Mret" te tyne!
Dje në Parlamnetin e Kosovës ishte votimi per Propozim Ligjin për Mbrojtje nga Ndotja Akustike, apo thanë ma qarte per zhurmat nga minaret e xhamijave dhe zhumrme te tjera mekanike, dhe u debatue me tone tä shpra dhe perpak mos me kalue ky projekt ligj. Disa deputuet të Kuvendit as që me befasonin, por disa Deputet që edhe janë Profesor universitar më tmerruen. Ti thotë njeriu vetes Prof. Dr. ti ket ba 20 e kusur vite shkollim dhe të mos ketë guxim qytetar me u distancue nga dogmat fetare, të mos ketë dijeni se shkenca dhe feja nuk shkojnë së bashku, të mos ketë mirkuptim per Kushtetutën e shtetit të vet asht e tmerrshme.
Per cudi dje pash se Ministri Dardan Gashi si sponzorues i këtij projektligji sado që doli me këte propozim në perputhje me Kushtetutën e Kosovës propozimin e tij perpak sa se hodhen poshtë deputetet mjeran të Parlamentit të Kosovës me injorancen dhe mosdijen e tyne.
Ashtu sikur që pati deputet që votuen per shamijat në shkolla e per mësimin fetar në shkolla diku para nji-dy viteve edhe tash per zhurmen e ezaneve me mjetet akustike nga minaret votuen PRO 38 Deputete ndersa 30 ishin kunder qe mos te ndalohej ezani me altoparlnat. Merre me mend se cfare deputetesh ka Parlemanti i Kosoves?!...
Dhe per fund atyne që mendojnë se SHQIPTARISË i kanoset vetem nji rrezik dhe ai rrezik asht islamizmi e per disa shqiptarë të Shqipnisë që kan jetue kohen e monizmit që mendojnë se rrezik per SHQIPTARIZËM asht edhe enverizmi e komunizmi po ju them se e kanë perkrahjen time dhe këte e kam dëshmue deri tash per 6. vite rradhazi me gadi 100 shkrime e me disa qindra komente dhe gjithmonë haptas me emen e mbiemen, me fotografi, me adresë postare e me adresë elektronike si dhe numer të telefonit. Mirepo këtu i ftojë ata të më perkrahin mu edhe në shqetsimet e mija se Shqiptarisë i vie rreziku edhe nga Anastas Janullatos njeri që pa te drejte asht në krye të KAOSH-it dhe qe perkrahet nga disa kufoma intelektuale si Pirro Prifti, Anastas Janullatosi ma së pakti e ban punën e KryePeshkopit, ai aty ban punët e Ministrisë së Jashtme greke dhe aspiratave të fqinjit tonë jugor per ta gllabrue gjysmën e Shqipnisë. Harrojeni juve se paska indoktrinim fetar ma pak të rrezikshem se ai i nje feje tjetër.
Mue më vjen keq që kam rrezikue e po rrezikoj edhe me jeten time me aq sa dij e kam njohuni ti mbrojë vlerat tona të historisë e kulturës tonë arbnore dhe të del nji Pirro Prift e të më quen komunist e edhe UDBASH , apo të del nji Klajd Kapinovë e nji Fritz Radovan e ta perkrahin Pirro Priftin e bashk me këte edhe Anastas Janullatosin. O Tempora,O Mores! Me keni dëshprue shumë juve vëllaznit e mij Klajd, Fritz e shumë të tjerë sado që juve besoni dhe e doni fenë e juve ta dini se unë nuk ju respektojë si të krishten që jeni , por ju respektojë si SHQIPTARË. Dhe ta dini mirë se aq sa asht i rrezikshem islami ekstrem qe synon te na rrenoje se brendshmi e se jashtmi ne raport me bashkesine nderkombetare, se brendshmi asht po aq i rrezikshem grekomadhi gjuhë e kombmohues,çami ortodoks Anastas Janullatosi.
E cili asht Zoti i Anastasios Janullatosit, ketij njeriu te "kishes" qe e mohon gjuhen e te parve te vet,qe e mohon prejardhjen e vet shqiptare si çam ortodoks; cila asht ndergjegja e tij?!!
Ndergjegjia e ketij njeriu asht e nje grekomadhi,ndergjegje e nje vegle qe perdoret nga politikat shteterore te Greqisë tash nga brendesia e kombit shqiptar,i cili tashme si i vetëhelenizuem deshiron ti helenizojë edhe shqiptaret e tjere qe e praktikojne fene ortodokse,ta ban nji "Greqi te vogel" brenda shtetit shqiptar dhe nga "Kali i Trojes" ne kryeqytetin e shqiptareve te ndersyej langoje te publicistikes si Pirro Prifti per ti sulmue te gjithë ata qe kan hetue hilen, dredhinë e tij prej danajve, për te cilet kan thane moti: "Rujun prej danajve, edhe kur te japin dhurata!"
Nese dikush prej jush vazhdoni te mendoni se une qenkam "ma Papë se Papa", e keni gabim. Unë nuk kam asgja kunder asnji feje por luftojë me at kaqikun tim ekstremet fetare dhe si ekstreme po i shof islamin talebanesk e vahabist si dhe Anastas Janullatosin grek.
Dhe pse Pirro Prifti asht ba qeni roje e këtij greku nuk po befasohem se ka gjasë se Pirro edhe mund të jete joshqiptar,vllah ta zame, por edhe si i tillë ai do te duhej ti rrinte krah vllahut, qe shqiptaret ne historin e lashte e kan nderue e konsiderue si vëlla te vërtetë, e jo grekut qe ka asmilue e dhunue me qindra e mijera vlleh ne Greqi. Perderisa e kam te qartë se kush mund te jete Pirro Prifti, nuk mundem assesi me i kuptue Klajd Kapinova dhe Fritz Radovanin.
Disa nga vllaznit tone te krishtene katolik, jo rralle e ndjekin ate thanjen tone ogurzeze, qe thotë; " per inati te resë, me vdekt djali jem ".
Ndaluni,ore burra...se do te vdesim të gjithë, nese vazhdoni kështu...