Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sadulla Zendeli Daja: Urrejtja e djallit

| E shtune, 01.02.2014, 01:19 PM |


Sadulla Zendeli Daja

(Poemë satirike)

 

URREJTJA E DJALLIT

 

Të dashur motra e vëllezër shqiptarë,

Qofshi gjithmonë të bekuar e të mbarë!

Pasha Zotin në Kosovën e Shqipërisë,

E në trojet e shkëputura të Arbërisë!

 

Boto vëlla këngët e mia n’at gazetë,

Ku gjëmon dheu e fjala bëhet jetë,

Ku fshikullohet ligësia e halldupëve,

Dhe korrupcioni i trashë i hajdutëve!

 

Ku i kanë fshehur brekët e avradit

Bishtalecët e Shkupit dhe Beogradit

Dashamirët e Çetnikëve të Serbisë

Që duan t’ia shkëpusin tokat Shqipërisë

Ta ndajnë Mitrovicën në dy pjesë

Për t’ia përngjitur Serbisë së zezë.

 

Simpatizuesit shqiptarë kontribuan

Sërbinë e Madhe në Ballkan e duan

Butakët tanë në Kosovë e Maqedoni

Ndihmojnë sërbin e maqedonët sllavë

Që kurrë shtet e gjuhë s´patën më parë

Duke luftuar kundër vëllezërve tanë

N’votimet e mars/prillit këta hajvanë

Maqedonia dhe Sërbia i dekoron

Pushtuesit e tokave tona për pare

Dhe tani me shqiptarët bëjnë hajgare.

 

Dhe ja si thoshte Kasapi Ballkanit dikurë

Kur na digjte e piqte n’treg si n’furrë:

“Në emër të Zotit e të Djalit Serb

Dhe Shpirtit të Shën Savës në Sprovë

Shpëto Serbët nga Shqiptarët n’Kosovë!”