| E shtune, 01.02.2014, 04:54 PM |
I bukur vendi im
N’Geg-hysen s’kej Kalasë së Lekës
-5 Cikle poetike (4)-
Nga: Zog Hysenaj
Valbonë edhe emri gurëve
Valbonë, lumi që rrëshqet nëpër gurë, lumi ynë
Herë më
fshihesh e herë më
Mes malesh përbiron mërrotshëm, si gjarpri në lëndinë,
E ftoftë si bora, valët bardh si bora, me ujë bash jeshil.
Edhe gurëve që shkelë ua ke dhënë ngjyrën tënde
Gurë ngjyrë vale, ngjyrë uji, ngjyrë bjeshke, ngjyrësy,
Vetja po më duket asgjë, sytë po më dalin qëfi për këto vënde,
Kurrgjë e gjithçka për rreth teje, gjithçka malsia, që të ka ty.
Vajzave kur lindin, që të rriten të bukura thonë,
Me sytë jeshilë e të gjelbërt si bukuri e asaj gryke,
Prej teje, ja u kanë ngjitur atyre emrin Valbonë
Të rritet si pehrri, si orë e malit, si ti, trupi asaj çike.
Aty ku buron ti
Aty ku buron ti, e ku e ke shtëpinë
Është kthyer në turizëm, është bërë bujtinë
Nga të katër anët e botës shkojnë edhe vijnë
Shëtisin, sodisin, ujë valbone pijnë.
Të përshendesin kur vijnë, si edhe kur ikin
Sybojqielltit tu, kush nuk do t’i shohë?
Fotot e tua gjithë globin e shëtisin,
Stërpikat e valave të tua, botën habisin.
Me ftoftësinë tënde, shpirtë turistësh ngrohë,
Me ato troftat tua, nuk i gjen kund në botë,
Majë malesh mbi krye, gjarpëroshja Valbonë,
Mos u mundoni, se nuk i gjeni dot.
Alpet e veriut pa ty, nuk e kanë hijeshinë
Rruga bregvalbone plot shtegtarë ngjitë,
Hanë
troftë vlabone dhe çaj
Shëtitjen asaj lugine ata e bëjnë për ditë.
Jeshilllëk, majëmalesh, pyje t’shikojnë sytë,
Shtrohen në sofrat pite, flija, mazë të zier,
Sado i vjetër të jeshë, prapë të kthehet t’ritë,
Sa shpejt kalojnë ditët, ikën zemërthyer.
I bukur vendi im
Vendi ku unë linda është larg,
Shumë larg jam edhe unë prej tij,
Ndaj edhe shkruaj përherë nga një varg,
Varg mallëshpirti ashtu si t’më vijë.
Përditë e kujtoj atë, dimër e verë,
Stinët, pamjet po m’ia ndryshojnë,
E mirë në katër sitënt, e bukur përherë,
Katër herë në vit stinët e shikojnë.
Fillon gjelbërimi në Gryka i pari,
Me njëherë në Flutur, n’Dushaj pak përmbi,
Pastaj në
katër anët,
Hijeshohet më pastaj, me bjeshkë e me vrri.
Vjen dimëri e ma zbardh, në fusha e në male,
M’ia shton edhe i kapuç të bardhë Malsësisë,
Një kapuç i shtohet, i shtohet një peshë fjale,
I shtohet edhe një gradë më shumë burrërisë.
Gjyshi im analfabet!?
Kurrë nuk ka ditur të shkruar as të lexojë gjyshi im,
As firmën e vetë kurrë s’e pati mësuar,
I paditur lindi u rrit dhe vdiq,
(pa ditur këndim as shkrim),
Iku në atë botë, këtë për ta harruar.
Shkoi i vetëm, krahë hapur e pa gjë, iku e na la,
Kullat, pronat, fjalët e urta, na la, na la kujtimin,
Në shikimin e fundit të jetës na shikoi dhe na tha,
Në murana, ara, bahçe e lendina, ua lash dorëshkrimin.
Në muret e kullës na e firmosi bujarinë,
Në tymin e oxhakut ndau fjalë burrërie,
Në portën e jashtëme që mbyllën avllinë,
La një shenjë, traditë të kësaj shtëpie.
Besën e burrit e la të parën fjalë,
Bukën e kripën të mos ia kursejmë,
Kurrë ky truall të mos mbetet pa djalë,
Rrugën e drejtë kujtdo t’ia rrëfejmë.
Mos ia jep dorën kurrë kujt, e sytë
T’i lëshon në majë të këmbëve kur të folin,
Shikoje në sy pa e ulur kryet
Ruaju atyre që në sy nuk të shohin.