| E merkure, 29.01.2014, 06:09 PM |
Mirlinda Koxha
(poezi kushtue viktimave shqiptare
që gjeten vdekjen në thellësitë e lumit
Me hënën bashkëudhëtare
nisem rrugës së pa kthim,
Dielli përherë të fundit
shuhet mbi valë...
dhe nënën për të fundit
herë e putha ...
Sytë e saj
që aq shumë kanë qarë
rrugës së errët të padritë
fëmi e foshnjë filluan të qarat ,
ndoshta të fundit,
duke sinjalizuar mosqenien;
psherëtima burrash
mbjellin trishtim...
E helmuar kafshata,
na mbetet në fyt...
Valët e lumit
gurë, helmim, trishtim..
Dhe papritmas u zhdukën të gjithë nga sytë
Mbi shtratin e saj u fanit një arkivol...