Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Idriz Zeqiraj: Shoqata që lartëson Heronjtë

| E marte, 28.01.2014, 09:03 PM |


SHOQATA "SALI ÇEKAJ" NË PFAFFENHOFEN NË AKTIVITET

SHOQATA QË LARTËSON VEPRËN E HERONJËVE

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Shoqata Kulturore Shqiptaro - Gjermane "Sali Çekaj'', në Pfaffenhofen të Bavarisë, zhvillon veprimtari kontinuitive, në vijimësi. Kryesia e saj, me kryetar Osman Ferizi, shok armësh i heroit Sali Çekaj, është gjithëherë aktive. Veprimtaritë kulturore, sportive, përkujtimore, humanitare e, deri festimi i ditëlindjes, siç është rasti i nderimit të burrit të madh të Kosovës, akademik Mark Krasniqit.

Kryesia e Shoqatës dhe aktivistët e tjerë të saj, janë të vetëdijshëm për emrin e madh që mbanë Shoqata e tyre. Andaj, duke organizuar aktivitete në vijimësi, lartësojnë emrin e heroit Sali Çekaj, në masën që ai e meriton.

"2 Korriku 1990", Deklarata zëmadhe e shpalljes të pavarësisë të Kosovës, e ideuar nga arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, përkujtimi ishte dhe mbetet prioritet i kësaj Shoqate. Hyjnori Rugovë parashikoi, madje saktësisht, një dekadë më parë, të gjithë rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.

Prandaj "2 Korriku" ka epërsinë absolute të disa datimeve koti, të cilat, Qeveria marroqe e Hashimit i ka caktuar si festa zyrtare. Njëra syrësh është dita e Kushtetutës, që fundja, çdo shtet i botës e ka Kushtetutën, por jo edhe festë për atë. Kjo është një huazim idiotesk i "11 Janarit" të filosllavit Enver Hoxha. Hashim nostalgjiku nuk e harroi dot!

Përpjekja për t`i heshtur kryeheronjtë e Kosovës: Ibrahim Rugovën dhe Sali Çekaj, tashmë, ka dështuar tërësisht. Kundërshtarët e tyre janë shpërblyer me turpërimin e madh dhe të përjetshëm.

TURNIRI SPORTIV - AKTIVITET I ÇDOVITSHËM

Turniri sportiv për kupën "Sali Çekaj" është organizim i çdovitshëm i Shoqatës Kulturore Shqiptaro - Gjermane "Sali Çekaj". Një organizim i tillë është i mundimshëm dhe kërkon punë e përkushtim. Sigurimi i fushës sportive, aktivizimi i kuzhinës dhe i disa kushteve tjera rrethanore e organizative.

Shoqata kishte ftuar mysafirë nga Mynihu: veprimtarët veteranë  Mehmet Koka, Idriz Zeqiraj; anëtarin e Kryesisë të Nëndegës të Bajernit, Afrim Mulaj, kryetarin e aktivit të Mynihut - Xhevdet Muriqi dhe të tjerë. Mysafirët kontribuan modestisht në financën e Shoqatës për këtë aktivitet. Edhe Mesneri i Kishës Katolike Shqiptare, në pamundësi për të ardhur, dërgoi në fondin e Shoqatës një shumë parash.

Aktivizimi i kuzhinës ngjitur fushës sportive, me angazhimin e djemëve të Kryesisë dhe ndoca aktivistëve tjerë, i dhanë sharm dhe atmosferë festive këtij aktiviteti sportiv. Fusha sportive, tërësisht e re, me shtresë bari artificial, sapo ishte përuruar. Garonin 16 ekipe futbolli, të cilët vinin nga qytete të ndryshme, disa me largësi tej 100 km.

Ekipet pjesëmarrëse janë:

1.- Dy ekipe vendore nga Shoqata me emrin e heroit "Sali Çekaj";

2.- Dy ekipe nga Shoqata "Rrufeja" nga Mosburg-u, të prirë nga kryetari Shaip Buleshkaj, nënkryetari Naim Haxhija, anëtari i kryesisë Bekim Jashari dhe Agron Haxhija;

3.- Tre ekipe nga Mynihu të ardhur në organizim të kryetarit FC Kosova - Shaqir Zeqiri;

4.- FC Shqipëria Etnike;

5.- FC Gashi nga Landshuti;

6.- FC Ballkan Boys;

7.- FC Musaj;

8.- FC Gryka e Llapushnikut;

9.- FC Mitrovica;

10.- FC Drenica;

11. - FC Rohrbach-u;

12.- FC Kosova;

13.- FC Karlsfeldl-i  dhe

14.- FC Prishtina Boys.

Ekipet pjesëmarrëse kanë zbritur në fushën sportive, duke bartur shenjat dalluese, emruese gjithësejcili. Kryetari i Shoqatës pritëse "Sali Çekaj", Osman Ferizi, në emër të Këshillit Organizativ, përshëndet ekipet pjesëmarrëse dhe spektatorët mërgimtarë, duke i falenderuar dhe uruar për suksese në Turnirin sportiv tradicional, i cili organizohet në nderim të heroit të Kosovës Sali Çekaj.

Të 16 ekipet sportive, pjesëmarrëse në garën për kupën "Sali Çekaj", shoqëroheshin nga kuadri drejtues e ushtrues si dhe nga simpatizantët e tyre. Shorti u hodh dhe loja filloi, në fushën e futbolit, të ndarë në dysh, duke zgjatur përgjatë tërë ditës. Komisionet përkatëse të organizimit, referimit, të mbikëqyerjes dhe të tjera, çfarë i përcakton rregulli sportiv, u aktivizuan sipas të gjitha rregullave, që kërkon një aktivitet i tillë. Fillimi i mbarë presupozon, parathotë edhe një mbarim të kënaqshëm.

Ndeshjet i referuan:

Murat Gashi, Arif Arifaj, Bekim Hyda, Osman Osmani, Din Halili, Bujar Shabani, Abdullah Gashi dhe Nezir Hajrizi.

Këshilli Organizativ: Kryetari Shoqates pritëse - Osman Ferizi;  kryetari i FC- Kosova - Shaqir Zeqiri  dhe Naim Haxhija.

Komisioni për ankesa  gjatë lojës;  Osman Ferizi, Shaqir Zeqiri, Gazmend Dashi dhe Ardian Ndreka.

Ekipet pjesëmarrëse paguajnë një kuotë prej 100 euro, për të mbuluar shpenzimet dhe teprica, bashkë me shitjet e pijeve dhe të ushqimeve, i kalojnë Fondit Humanitar të Shoqatës organizuese të turnirit sportiv, për t`u dhuruar skamnorëve në Kosovë. Në rastin konkret, veç tjerash, nga ky aktivitet Shoqata ndau për 12 familje nga 200 euro. Shoqata "Sali Çekaj" ka një korrektësi të pashoqe në menaxhimin e parasë, andaj, herëpashere, veprimtarët dhe mysafirët, edhepse nuk janë anëtarë të kësaj Shoqate, kontribuojne, qoftë edhe simbolikisht, për begatimin e Fondit të saj, me bindjen se ndihma e tyre shkon në "vesh të Perëndisë", - siç thotë populli.

Lea e Zadrimës dhe Albini i Prishtinës

Ardian Ndreka, anëtar i kryesisë të Shoqatës "Sali Çekaj", të cilin kryetari dhe kryesia e kanë fort për zemër, kishte marrë me vete edhe vajzën e tij 16 vjeçare Lea. "Është vajza ime", - më tha Ardiani, i cili vjen nga Zadrima e Lezhës, pikërisht nga zona ku unë kam shërbyer mësues 45 vjet më parë. Lea më shikon drejt e në sy dhe më shtrëngon dorën fort, sikur në garën e thyerjes të duarëve.

Ky gjest i kësaj bukurosheje njomëzake ma kujtoi Kallmetin zadrimor, fshatin e njeriut të letrave, priftin Frang Bardhi, emrin e të cilit e mbante shkolla më shumë nxënës, por që Partia do t`ia ndërronte, duke e zëvëndësuar me "8 Nëntori", dita e themelimit të Partisë Komiuniste të Shqipërisë, nga emisarët e jugosllavë: Dushan Mugosha dhe Milladin Popoviç. Ky ndërrim sa i turpshëm, aq edhe cinik e kriminal, bëhej me qëllime të caktuara e provokuese të banorëve, jo vetëm të fshatrave të Kallmetit të Madh dhe Kallmetit të Vogël, por edhe të zonës në tërësi, ku jeton vetëm popullata e konfesionit, besimit të krishterë katolikë.

Me ndjenjen e antikomunizmit, që karakterizonte këtë fshat dhe krejt zonën, më 1945, duke parë reprezaljet dhe krimet që bënin komunistët pushtetarë, në ato fillime të juntës ushatarake; pas Luftës së Dytë Botërore, kallmetorët ishin organizuar si fshat, të dy fshatrat dhe kishin zbritur deri në Raboshtë, fshat afër qytetit, për ta sulmuar Lezhën, përkatësisht, ushtrinë juntë të Enver Hoxhës, të instaluar dhunshëm kudo në qytetet e Shqipërisë. Por, disa miq të tyre nga Raboshta, i kishin bindur kallmetorët, zemrakë dhe trima, se qyteti është i koracuar nga forca të mëdha ushtarake dhe dështimi i kallmetorëve ishte i parathënë, i pritur. Andaj, ishin tërhequr sërishmi në fshatrat e tyre.

Pushtetarët ushtarakë ishin informuar për këtë protestë masive dhe qëllimin e kallmetorëve. Prandaj, kishin hartuar listën e gjatë të "armiqëve të Partisë, pushtetit popullor dhe të popullit"! Dhe, përgjatë natës kishin arrestuar shumë dhjetra kallmetorë, disa syrësh të linçuar pa gjyq fare, shumë tjerë duke i gjykuar në një farsë gjyqësore në gjyqin ushtarak, duke i dënuar me vite të gjata burgimi, vuajtja e të cilëve zgjati për dekada, madje për tre breza familjarë radhazi.

Armiqësia dhe diskriminimi i pushtetit komunist shqiptar, ndaj dy fshatrave të Kallmetit, ishte aq i madh sa, edhe në vitet `70-a, vetëm një mësues ishte vendor, edhe ai i pakualifikuar, ndërsa të gjithë të tjerët ishin nga Tirana, Shkodra dhe pak nga Lezha. Mësuesit ishin porositur të mos komunikonin me fshatarët, sepse "janë armiq masivë", - kishte arsyetuar Partia.

Unë që kisha punuar më parë mësues në Kosovë, fillimisht, nuk arrija të kuptoja gjithë këtë ashpërsi dhe armiqësi karshi banorëve mikpritës, bujarë, fisnikë dhe të mrekullueshëm të Kallmetit të Madh dhe të Vogël. Me kohë do ta provoja edhe në kurrizin tim.

Por, Lea e Ardian Ndrekës, atë ditë të turnirit sportiv, do të më kujtonte edhe gratë dhe vajzat kallmetore si dhe shamitë e Albin Kurtit tonë. Tradita e Malësisë, por edhe e zonës fushore, siç është Zadrima pjellore, ruante disa rregulla të trashëguara dhe shumë emancipuese. Nëra nga këto ishte se gratë dhe vajzat e zonës, pavarësisht njohjes apo jo me kalimtarin në rrugë, i flisnin: "Zotni, a u lodhe, si jeni"? Dalluese për këtë zonë, asnjëherë nuk e përmendnin fjalën "shok", siç e praktikonin kudo komunistët. Edhe nxënësit na thërrisnin: "Zotni mësues", - pavarësisht shkallës kualifikuese. Dhe, përballë këtyre femrave malësore e fisnike, na shpërfaqet fytyra fanatike e Albinit, relativisht, i ri në moshë, por anadoll në kokë!

Driloni dhe Genti: "Fituam të gjithë"!

Ndërkohë, lojërat ekipore po i afroheshin fundit. Duartrokitjet, ovacionet, thirrjet e spektatorëve simpatizantë oshëtinin në atë mjedis sportiv, larg vendbanimeve. Sinjali i përmbylljes të turnirit sportiv disiplinoi sërishmi ekipet dhe spektatorët, duke u rrjeshtua në fushën e futbollit, gjelbërimi artificial i së cilës i jipte hijeshi të veçantë.

Duke qenë, përveç mysafir, edhe në cilësinë e gazetarit, pyeta gjimnazistin Gent Ferizi dhe studentin Drilon Gubetini: - Kush fitoi në këtë turnir sportiv?

Përgjigja e njëzëshme e dy të rinjve, pjesë e ekipit vendor, të Pfaffenhofenit, ishte: "Fituam të gjithë"!

Unë mbeta i habitur nga përgjigja e shprehur në vetëm një fjali dhe insistova, këmbëngula për sqarim.

Driloni dhe Genti, të cilët plotësonin  nëri-tjetrin në bisedë, shpjeguan bindshëm:

"- Gjatë gjithë ditës të 16 ekipet pjesëmarrëse zhvilluan dhjetra lojë, duke e ndarë fushën e madhe sportive në dysh. Ekipet manifestuan lojë të bukur dhe kulturë sportive. Asnjë fjalë e keqe, asnjë shtyerje, asnjë zemratë e lojëtarëve apo e spektatorëve, edhepse ishin, kryesisht, të rinj. Prandaj u kënaqëm dhe fituam të gjithë", - thanë Driloni dhe Genti.

Përsëri nuk mora përgjigjen që unë kërkoja. Dhe, bëra pyetjen e dytë: - Po kush luajti më mirë?

"- Mysafirët luajtën më mirë se ne. Vendin e parë e zuri - FC Ballkan nga Mynihu - ; vendin e dytë - FC Musaj - , gjithashtu nga Mynihu dhe vendin e tretë - FS Gashi -  nga Landshuti", - shpjeguan djemtë shkollarë e sportistë, Drilon Gubetini e Gent Ferizi.

Mirë thotë urtësia: "Sa të rrosh, do të mësosh". Dhe, vërtet, unë mësova nga djemtë rinorë, se si duhet shtruar pyetja në këto raste.

Përgjegjësit për sektorin e sportit nga Shoqata ishin në krye të detyrës: Bajram Muli, Kujtim Shala dhe Valon Gashi.

Kuzhina, si "shpirti i repartit", siç thonin dikur, në jetën kolektive në Shqipëri, funksionoi për mrekulli, madje në tre degëzimet e saj: zgara -pjekja e mishit dhe e sallamit, pijet dhe cigaret, në shërbim të së cilës ishin anëtarët e kryesisë të Shoqatës dhe aktivistë të saj: Mustafë Shala, Shemsi Haziri, Zymer Zeneli, Shaban dhe Bajram Muli, Azem Daka, Rafet Mehmeti, Xhemajl Berisha.

Kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptaro - Gjermane "Sali Çekaj", zotëri Osman Ferizi, i përgëzon ekipet dhe shoqëruesit e tyre për lojërat korrekte dhe me nivel të mirë sportiv. Ai apelon, thërret ekipet pjesëmarrëse dhe ndoca ekipe të tjera, të cilët, për arsye të ndryshme, kanë munguar kësaj radhe, në vitin në vijim të jenë të pranishëm në këtë aktivitet tradicional sportiv, në nderim të jetës dhe veprës të heroit Sali Çekaj dhe të bashkëluftëtarëve ti tij të rënë në altarin e lirisë dhe të atyre që kanë mbijetuar luftën e fundit në Kosovë.

Ekipet pjesëmarrëse u nderuan me nga një kupë dhe mirënjohje, të cilat, përkatësisht, ua dorëzuan nënkryetari i Shoqatës Gazmend Dashi dhe anëtari i kryesisë Ardian Ndreka. Lojëtari më i mirë u shpall Arbnor Segashi, kurse portieri më i mirë Arben Sopaj dhe pokalet ua dorëzoi kryetari i FC Kosovës - Shaqir Zeqiri. Pjesëmarrësit në Turnirin tradicional sportiv, në Pfaffenhofen të Bavarisë, u ndanë shumë të kënaqur me pritjen e shkëlqyer të Organizatorit dhe premtuan se do të jenë përherë të pranishëm në aktivitetet sportive që organizon Shoqata zëmirë në Pfaffenhofen apo simotrat e saj.

NJË FESTIM I DINJITETSHËM

 

Këngëtarja e mirënjohur Fatmira Breçani

Shoqata Kulturore Shqiptaro - Gjermane "Sali Çekaj", në Pfaffenhofen të Bavarisë, në Gjermani, gjithëherë është në përgaditje për aktivitetet e saj, mbi bazën e një agjende vjetore që përcakton kryesia e Shoqatës. Sapo realizon dhe mbaron një aktivitet, fillon përgaditjet për veprimtarinë tjetër. Kryetari i Shoqatës, Osman Ferizi, është komunikues i lezetshëm dhe modest me kryesinë e Shoqatës, ashtu edhe me anëtarësinë e saj dhe komunitetin shqiptar, madje jo vetëm në Pfaffenhofen, por edhe në zonën përreth.

Kremtimi i festave kombëtare është në krye të agjendës të kësaj Shoqate. Sigurimi i sallës dhe i muzikës me kohë janë prioritet, parësi. Përgaditjet e brendshme ndahen për anëtarët e kryesisë të Shoqatës dhe aktivistët tjerë. Andaj, asnjëherë dhe për asgjë nuk zihet në befasi Shoqata, sepse ka krijuar traditë dhe kulturë për aktivitetet nga më të ndryshmet: një festë, një turnir sportiv, një promovim libri, një përkujtim heroi, një ditëlindje personaliteti dhe të tjera.

Salla e madhe sportive ishte mbushur me bashkëkombas të të gjitha moshave. Tingujt e muzikës thyenin heshtjen e para fillimit të festës. Kremtohej dita e flamurit kombëtar dhe përvjetori i pavarësisë të Shqipërisë londineze, siç njihet Shqipëria e sotme me amputime territoresh dhe të popullatës të shumtë shqiptare.

Moderatori Selman Sylaj, nga Kishnareka e Drenicës, poet dhe menaxher i një faqeje të Internetit, prezantohet në skenë:

"Bashkatdhetarë të nderuar, motra dhe vëllezër, mirë se keni ardhur në këtë manifestim, në rastin e festës sonë kombëtare, ditës të Flamurit dhe të pavarësisë të Shqipërisë. Kam nderin që para jush ta ftoj një veteran të arsimit, një veteran të burgut komunist, një gazetar, një publicist të dalluar, një aktivist të devotshëm për çështjen kombëtare, zotëri Idriz Zeqiraj, anëtar Nderi i Shoqatës tonë, që ta bëjë hapjen e programit të sontëm festiv".

Në fjalën e tij, Idriz Zeqiraj, prezantoi dhe përshëndeti bashkëkombasit dhe mysafirët në sallë: Tomas Röder - Stadt Rat, (Këshilli i Qytetit), në Pfaffenhofen; Sep Schteinbühler - Portal referent i kishës katolike, kryetar  i Shoqatës Internacional dhe anëtar Nderi i Shoqatës "Sali Çekaj"; veprimtarët veteranë: Nikollë Skeli dhe Isa Bilalli nga Rosenheim-i me shokë; veprimtarët e hershëm të LDK-së: Mehmet Koka, Demë Çeta, Elez Shehu, Ahmet Kolgeci me shokë; veprimtarin dhe bashkëpunëtorin e Jusuf Gërvallës, Adem Thaçin; veprimtarin Haxhi Rexhep Halilin; aktivistët e Shoqatës "Rrufeja"; Shoqatën "Rilindja" me kryetar Bekim Gërvalla me shokë; aktivin e LDK-së të Mynihut, me kryetar Xhevdet Muriqin; aktivin e LDK-së të Starnbergut, me kryetar Gani Batatina me shokë.

Tri "amanetet" e Fatime Sokolit

Prezantimin e këngëtares  Fatmirë Breçani, e bëra me një përkujtesë për mësuesen e saj, rapsodën e zëshme të Malësisë të Gjakovës, Fatime Sokoli. Në moshën 39 vjeçare, sëmundja e rëndë, azotemia e veshkave, e përtoku Fatime Sokolin. Duke qenë e shtrirë në spitalin e Tiranës, kërkoi një hilikopter, për të fluturuar sipër bjeshkëve të Malësisë, për ta parë për të fundmën herë Tropojën dhe Kosovën. Nëse kjo dëshirë do të më plotësohet, unë do të largohem kësaj bote, për në amshim, krejt e qetë.

Rapsodja Fatime Sokoli përjetoi një vdekje të ngeshme. Ajo la tri amanete: "Burri im të martohet 40 ditë pas vdekjes time; motra ime të heq rrobat e zisë pas 40 ditësh nga shuarja ime dhe, amaneti i tretë: kënga e vallja në Malësinë e Gjakovës të mos ndërpritet as në ditën e amshmit tim". Dhe, vërtet, nxënësja Fatmirë Breçani përmbushi amanetin e mësuesës Fatime, duke i ndejur besnik melosit burimor të Malësisë dhe rikëndimin e rapsodive të të famshmes Fatime Sokoli. Këtë e dëshmoi dhe lëndëzoi edhe në natën festive në Pfaffenhofen të Bavarisë gjermane.

Ideali gjithëshqiptar - Shqipëria Etnike

Referatin për Flamurin dhe pavarësinë e Shqipërisë e mbajti nënkryetari i Shoqatës, Gazmend Dashi:

"T? nderuar pjesëmarrës,zonja e zotërinj,vëllezër dhe motra, të dashur f?mij?, mir?mbr?ma dhe mir? se erdh?t n? k?t? dit? kremte, n? k?t? dit? g?zimi, n? dit?n e Fest?s s? Flamurit.

Më 28 N?ntor 2013 u b?n? 101 vjet t? pavar?sis? të Shqip?ris?. ?sht? kjo nj? dit? e sh?nuar dhe e bekuar jo vet?m p?r Shqip?rin?, por edhe p?r t? gjith? shqiptar?t kudo q? jetojn?, si dhe gjith? miqtë e dashamir?t e Shqip?ris?.

Nj?qind e nj? vite m? par?, m? 28 N?ntor 1912, plakui urt? e patriot nga Vlora, Ismajl Qemajli, ngriti n? Vlor? Flamurin Shqiptar dhe deklaroi Pavar?sin? e Shqip?ris?.

Flamuri kuq e zi u ngrit n? Vlor?n trime, pas gati pes? shekujsh n?n pushtimin otoman.At? dit? valoi i lir? Flamuri i Gjergj Kastriotit-Sk?nderbeut siq kishte valuar n? vitin 1443 n? Kruj?n Legjendare.

Po kjo dit? e shejt?, e cila mb?rriti mbas gjakut t? derdhun shekuj

me radh?, ka edhe dhembjen e vet?, sepse n? Konferenc?n e Ambasador?ve n?

Lond?r (Korrik 1913), Shqip?ria u cop?tua: m? shum? se gjysma e trevave etnike

shqiptare mbeti jasht? kufijve t? shtetit t? pavarur shqiptar: iu dhurua Serbis?,Malit t? zi dhe Greqis?.

Kjo plag? sot ende ?sht? e hapur dhe dhemb, prandaj dita e pavar?sis? s? Shqip?ris?

u quajt me t? drejt? Dita e Flamurit. U quajt k?shtu sepse ideali i Pavar?sis? s? Shqip?ris? etnike (ose natyrore), nuk u realizua dhe mbetet t? realizohet n? t? ardhmen.

Festa e Flamurit ?sht? nj? dit? e g?zuar p?r popullin shqip?tar, nj? rast p?r kremtim

p?r njer?zit liridash?s, duke p?rfshir? edhe diaspor?n shqiptare n? Shtetet e Bashkuara t? Amerik?s, n? Europ? e gjetiu, kontributi i t? cil?ve ishte tejet i r?nd?sish?m p?r k?t? Pavar?si.

Kremtimi i dit?s s? Flamurit ?sht? gjithashtu nj? rast p?r t? reflektuar jo vet?m n? t?

kaluar?n, por edhe p?r gjendjen e tashme si dhe p?r t? ardhmen e Shqip?ris? dhe të Kosov?s.

Shpresojm? se Shqip?ria do ta tejkaloj? kriz?n e tranzicionit t? st?rzgjatur, kurse Kosov?s, pas Pavar?sis? s? merituar,

t? riintegrohet dal?ngadal? drejt aspiratave t?

kahmotshme me t? gjitha trojet etnike shqiptare, n? m?nyr? m? civilizuese dhe m? t?

mençur, drejt? bashkimit me shtetin am?. Nd?rsa populli shqiptar do t? realizoj?

lirin?, mir?qenien dhe lul?zimin e tij mbi themelet e tradit?s s? tij t? pasur t? bes?s,

nderit e burr?ris?, durimit, bashkimit dhe mir?kuptimit v?llaz?ror.

Mbi t? gjitha, shpresojm? se ky popull do t? krijojë t? ardhmen e tij, fal? pun?s s?

zellshme e kreative, duke krijuar k?shtu nj? shoq?ri t? lir?, t? hapur, demokratike e t? p?rparuar.

Vet?m k?shtu, idealet e d?shmor?ve, q? u flijuan p?r pavar?sin? e Shqip?ris? dhe Kosov?s, bashk? me trojet e tjera

etnike shqiptare, do t? realizohen dhe ata do t? pushojn? n? paqe!

Nga ky vend sonte ne u bashkohemi g?zimit t? dhjet? milion shqiptar?ve n? bot?,

p?r k?t? dit? t? sh?nuar, me urimin q? t? jemi t? bashkuar n? ?do p?rpjekje q? çon

drejt? paqes e lulzimit t? Shqip?ris? etnike.

G?zuar fest?n e Flamurit dhe përvjetorin e 101-të të Shqipërisë" - përmbylli fjalën e tij, Gazmend Dashi.

Fëmijtë mërgimëtarë - roje të traditës shqiptare

Në skenë defilojnë fëmijtë shkollarë të Shoqatës, të veshur me kostumet kombëtare. Për përgaditjen e tyre skenike është përkujdesur Gazmend Dashi, i ndihmuar nga Shemsi Haziri, përkatësisht, nënkryetar dhe anëtar i kryesisë të Shoqatës.

Grupi i valltarë, djem dhe vajza realizojnë me sukses: Kollazh vallesh shqiptare; Vallja e çiftëve; Vallën "Shota", të luajtur nga Adisa Daka dhe Egzon Mehmeti; në Vallën "Dasma", në rolin e nuses Lediona Daka; Lojën e shpatave ke "Vallja e Rugovës", e luajtur mjeshtërisht nga Vionit Bunjaku dhe Agon Cakiqi.

Në recitime u angazhuan: Era Muriqi me poezinë "Nëntori"; Era Kolgeci me poezinë "Vlora nuse"; Kolesa Hyseni me poezinë "Kosovë - djep lirie". I gjithë programi i fëmijëve u shoqërua me duartrokitjet e publikut të shumtë në sallën festive.

Vallja e kënduar "Dasma", me vogëlushen nuse Lediona Daka

Grupi i fëmijëve në kërcim. Majtas - prapa: Shemsi Haziri dhe Gazmend Dashi

Poeti Selman Sylaj recitoi poezinë e titulluar "Qikës së Tropojës", të botuar në librin e tij "Një copë Atdhe". Krijimi poetik dhe recitimi nga vet autori u pëlqyen nga të pranishmit:

 

QIKËS SË TROPOJËS

 

Dola në këto troje

për ty qikë Tropoje,

të shoh si luan me lodër

Tropojane - motër.

 

Njat shami lidhur për brezi

po ta valëvitë era

luaj motër e gëzohu

se po vjen pranvera.

 

Ma falë njat shami

pashë borën e Shkëlzenit,

që ta luajmë një valle,

mu në mes të Prizrenit.

 

Hajde qikë Tropoje

i kalojmë bjeshkët me borë,

Ti me vallet tona

e unë me pushkë në dorë.

 

Abdyli e Ymeri

në Prizren na presin,

për këtë ditë shqiptarët jetojnë,

por dijnë edhe të vdesin.

 

Dhe, radha i erdhi Qikës së Tropojës, nxënëses të talentuar të rapsodës Fatime Sokoli, këngëtares të afirmuar, Fatmirë Breçani, e zbritur nga Malësia e Gjakovës në Tiranën hyjnore, prej nga erdhi enkas në Pfaffenhofen-in e Bavarisë gjermane, për të gëzuar së bashku me vëllezërit e përmallur, mërgimtarë të përjetshëm. Fatmira, këngëtari llapjan Fidaim Aliu, i ardhur nga Berna e Zvicrës, në shoqërim të grupit muzikor Florim Vishaj dhe Xhevat Mislimi, kësaj mbremjeje qenë skajshëm të disponuar dhe e "kallën" Pfaffenhofen-in. Kënga, muzika dhe vallja masive e mërgimtarëve vazhdoi përgjatë tërë natës.

Për nivelin e organizimit, të mirëpritjes, të kremtimit të dinjitetshëm dhe të mbarëvajtjes së përgjithshme të manifestimit, Shoqata kulturore Shqiptaro - Gjermane "Sali Çekaj", në Pfaffenhofen të Bavarisë, mori përgëzimet dhe përlavdërimet e të gjithë të pranishmëve në sallën festive.