| E marte, 28.01.2014, 08:47 PM |
Shahin Ibrahimi
Intervistë Skënderbeut
Vendosa të marr në intervistë
Një njeri që për këtë vënd ka dhënë,
Ndoshta do të kritikojë Partitë
Zgjidhjen e halleve të gjejmë.
=Skënderbe, krenaria e këtij kombi
A je krenar që je Shqipëtar?
Vepra
jote për TY ka qënë hobi,
Vullnet, të na ktheje lirinë e marrë.
=Linda këtu, thitha ajrin e tokës nënë
Vendi u pushtua unë e ndjeva robërinë,
U rrita vasal, nga forca Pasha më bënë
Gjaku s`bindej, lëvronte për Arbërinë.
Mbi shpatullat e mia, lufta rëndoi
E ashpër barbare, si vetë ata,
Lavdi, buzëqeshje Europa më dhuroi
Tregova se dhe i vogli bën hata.
Vendosa lidhje, kombin bashkova
Populli më donte se fjalën mbava,
Për dy dekada, hordhitë Turke ndalova
Çdo gjë, me popullin tim e ndava
=Vdekjen tënde e shoqëruam me lotë
Për ty mbajtën zi malet,pemët,zogjt,
Njerëzit deshën të ngjalleshe në mot
Ti mbaje të bashkuar, dhe ngrohtë.
Trupi dhe arma nuk gjenden në Atdhe
Me vdekjen tënde ra krenaria,
Europa të mori të vuri në muze
Vendet ku luftrave mbetën nga Historia
Koha kaloi asnjëherë s`të harruam
Nëpërmjet teje kujtojmë lirinë,
Në luftë për çlirim ty të kujtuam
Tani na fol; -Si të vëndosim qetësinë.
Shokët e idealit do të tradhëtonin
Sot një fytyr ka kurva nga e ndershmja,
Do të fiknin dritat do të manipulonin
:-U zgjodha në Bashki apo lart
Do kërkoja të ndershëm ti bëja Aleat,
Do bëja sot, atë që do premtoja
Votat mi dhatë ju nuk I manipulova.
:-Duam mendimin tënd për gjakun e të parëve
Çdo thoshe për kët popull, që është sot,
Jemi pasardhsit e Ilirëve dhe Arianëve?
Që mbas teje Turqit e robëruan
Ndër shekuj Emra dhe Fe ndrruam,
Krenarinë tënde bijtë ta poshtëruan
E gjithë Bota mbarë, IDIOTË na quan.
Bark tharë me dinjitet të ulur poshtë
Sheshet për Mitingje i mbushim plot,
Kishim nder e dinjitet, u bëmë sarahosh
E bënë vëndin shterp, për ta qarë me lotë.
Mjeshtra në interesa jo në ideale
I varfëri përherë është viktimë,
Firmosëm absurdin me firma fatale
Rrogat lënë në vend, Taksat ngrejnë.
:-Koha,vuajtjet ju kanë zbutur shumë
Me ç`ndëgjoj, nuk jeni nga gjaku im,
Për bukën e gojës, gjaku do derdhej LUMË
Historia, se ka harruar Shqiptarin trim.
:-Prandaj po të shkruaj të na japësh mend!
Jo për sherr, se na ndëgjojnë të huajt,
Burrat e fisëm sot janë në Kuvend
Me kutitë po merren, kanë dhjetë muaj.
:-Shumë më kanë thënë, vetë i kamë par
Në Kuvend zihen kafen e pinë bashkë,
Partitë vetëm thelat i ndajnë me kandar
Ska gjë se Atdheu brinjët i ka jashtë.