Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Vdiq Mbreti i klarinetës

| E hene, 27.01.2014, 07:45 PM |


Vdiq Mbreti i klarinetës

 

(elegji)

 

Nga Përparim Hysi

 

Vdiq Mbreti i klarinetës

Vallë, do rrijë mbi fron  një tjetër?

Jam ballë së vërtetës

Nuk shkruaj kot, se jam i vjetër.

 

Kur i binte klarinetës

Zogjtë këngën e pushonin

Ëmbëlsinë e mjaltit të bletës

Ndaj rrinin e dëgjonin.

 

Klarinetës kur i binte

Njerëzit mbesnin me gojëhaptë

Se në shpirt njerëzve u shpinte

Veç gëzim, hare dhe  mjaltë.

 

Ku nuk shkeli këmba e tij

Klarineta përmbi buzë

Eh, ç'muzikë! se ç'melodi!

Ndizej shpirti zjarr e shpuzë.

 

Po kur mirrte një kaba

A gjëkund një valle dyshe

Të shpinte në tjetër dynja

Se më kot "Mbret" më ishte!

 

Dhe ky"Mbret" me shpirt të dlirë

Që kënaqi aq dëgjues

Rroj fisnik e vdiq i tillë

Një Përmet për të dëshmues.

 

Ishte Mbret në klarinetë

Dhe me shpirt ishte Zotëri

Ai do të rrojë për jetë

Se nuk vdes, Laver Bari!

Tiranë, 27 janar 2014