| E hene, 27.01.2014, 06:35 PM |
Sadulla Zendeli Daja
(Poemë satirike)
KËNGË PËR QENTË E BEOGRADIT
DHE BISHTALECËT SHQIPTARË
(Këngë të motshme
Për Rahman Morriqin,
Për Sinan Hasanagiqin,
Për Slobodan Millosheviqin,
Dhe Arkan Banditin!
Për Sheshel Kllosharin
Dhe Serbinë e Madhe,
Komandantin e mafias me specë,
Madhërinë e Savës së Shenjtë,
Dhe “vëllezërit” tanë bishtecë!)
O shiftarë - lavdi serbe,
Ithtarë të Drazha Mihajlloviçit,
Të Savës së Shenjtë adhurtarë
Të Sllobo Manjakut përultarë!
O shiftarë, komshinj të Beogradit,
Emrat për kosh serbëve u vijnë
Sepse pëlqeni Slobo-Lirinë!
Turqit ju turqizuan
Nga Dardani në Sinan,
Nga Dritani në Rrahman,
Nga Buletini në Hysamedin,
Nga Iliriani në Mysliman.
Byrazerëte Beogradit
Ju pagëzuan në kuzhinë,
Duke Jua dhënë nga një shkinë,
Në Simon Maniqi,
Në Rakiqi e Maniqi,
Në Zhivçiqi e Usamliqi,
Në Ilija Shiftariviqi.
Bukur
Sllobodanat i kënaq!
U bëtë lavdi serbe,
Ua dimë se tanët jeni,
Të dashur shiftarë qeni!
Jeni bij arnautësh,
Falënderimet e avradit,
I Shenjti Sava seç ju mbron,
Bishteca qenjsh të Beogradit!
S’vini re, o kokërr derra,
Qen Beogradi ju vjen era!
Kokëfuçit pas i shkoni,
Ju mallkon dhe Napoleoni,
Zgjyrës serbe me kobure,
Të dehur me ato poture,
Si shqiptarë ju bëjnë lajka,
Qenki bërë qenj me ajka!
Kjo qe Akademia e Shkencave
Kjo qe teoria çetnike e shkrimit
Me metodat raciste të spastrimit!
O shiftarë të jeniçerëve serbë,
Shfarosni shqiptarët në Kosovë,
Se shiftarët na u shtokan,
Serbët në Kosovë na i kërcënokan!
Nisni luftën në Fushë-Kosovë,
Sllobo-Slloboda aty e lë vrapin
Të bëjë luftë, të bëjë namin,
Shiftarët t’i therë e t’i helmojë,
Të vriten ç’janë minatorë,
Të burgosen me gjithë drejtorë!
O shiftarë me din e iman,
Vëllezër tanë si na u bëtë
Me serbët antikristianë,
S’u vjen keq për v’llezërit tuaj,
U bëtë bushtra për një të huaj!
Ç’u bë Besa ndër shqiptarë,
E mbajnë serbët zagarë.
Me besë do t’u varrin
Të qajnë nënat për litarin!
“Vëllezërve” çfarë u ndodhi:
Me nderime në Kalemejdan
Me lotë krokodili varrosur i kanë.
O shiftarë, vëllezërit tanë,
Sllobo çetniku ju ka xhan,
Zoti
serb, i shenjti
Ju fal mëkatet pa dava!
U shkon shpirti lart në qiell,
I pret Rankoviq çetniku
Shiftarët që koka u iku!
O shiftarë dhëndurrë serbi,
Sllobo juaj lule qelbi,
Gjithë shqiptarët ju mallkojnë.
Ç’është sot ky pushtim në sprovë,
I shqiptarëve në Kosovë,
Larë me gjak Malin e Zi,
Dhe njësoj në Maqedoni!
Ja ku keni “vëllazërim-bashkimin”,
Ja dhe Sllobën, çetnik kryterimin!
A është shekulli 21 një moj mike,
Shtyp shqiptarët në Kosovë,
Për shtetin serb që bën kërdi!
Për shqiptarët s’paska trika,
Teoria çetnike dhe praktika.
Vrasin boshnjakë e kroatë,
Sllovenë e popuj të ngratë,
Serbinë e Madhe të bëjnë në kartë!
Mos u trembni “vëllezër” shiftarë,
Në Kosovë vijnë çetnikë gjeneralë
Me Millosheviqin Sllobodanë,
Me Sheshel Kllosharin e Arkanë,
Me milicë banditë e komandarë.
Është armata e mafies beogradase,
Shqiptarët t’i shkulë e t’i vrasë.
Me mafiozët dhejtëra shiftarë
Kërcënojnë vallen mbi gomarë.
O shiftarë, korba të zinj,
Vëllezërve tuaj t’u bini,
Posi korbat t’i përpini!
Që n’botë mos t’ketë shqiptarë
Të harrojnë korbat tradhëtarë!
O shiftarë, dhëndurrë serbi,
Nëna shqiptare Ju mallkon,
More burra, çka po ngjet
Mafia serbe vret e pret,
Shtatëmijë fëmijëve helm u qet!
More nëna, çka po ngjet,
Siliq banditi helmon kapedanin,
Qenka ky “qytetërim” serb,
Demonstruesit e Beogradit
Me kallashnikov i vrer,
E vrasin dhe Xhinxhiq ”Shqiptarin”,
Tradhtarët të serbëve u bëjnë varrin.
Nëpër burgje Adem Demaçi
28 vjet thërret pa pushuar:
Mos u jepni, vëllezër shqiptarë,
Kosova e shqiptarëve e pandarë,
Pushkët gati sa më parë,
Do qërohen nga Kosova
Qentë e serbit me tradhtarë!
Simon Rakiqi e Usamljeniqi,
Me bishtecët shqiptarë
Hedhin valle serbe mbarë,
Luajeni shiftarë vallen e zezë,
Sllobo n’Kosovë lirinë do presë!
Sheh ky Slloba rreth e rrotull:
Ti nga dheu shqiponjës luan,
Luan serbja fizarmonikë, butakëvë
Trurin po ua shpërlan me frikë!
Sllobo
liria dhe e madhe
Shtyp sivëllezërit tanë të shenjtë
Në Kosovë e Maqedoni,
Në Bosnjë, Kroaci e Slloveni,
Aleatët s’qenkan me Serbi!
Maqedoni ua ktheu shpinën,
Flamur greku na e shpikën.
Fluturojnë shqiponja nëpër log,
Malit të Sharrit e në Pollog.
Për shqiptarin paqe s’ka,
Me maqedonin në luftë ka ra!
Sllobo e Arkani me Sheshel,
I Shenjti
Sava para po u
Thërret Shesheli bythecë katila:
Nga Beogradi para në Kosovë,
Nga Kosova në Tiranë,
Nga Tirana në Selanik,
Selanik deri n’Athinë,
Sa më t’madhe ta bëjmë Serbinë!
Sllovenia, Bosnja e Kroacia
Ia kanë dredhur me gjithë mend,
As boshnjakët s’kanë më frikë:
Bosnjën tonë e duam pa çetnikë!
I thërret shqiptari boshnjakut:
Çohu i shkretë, hapi sytë së paku,
Gjysh e nënën tënde pyet,
Të tregojnë se si çetnikët,
Të kanë therrë e të kanë mbytë!
Izetbegoviqi na qenka nisë
Në Kosovë e Maqedoni,
Gjithë shqiptarët që t’i lusë,
Duke thirrur ezanin e qendisë,
Me atë serbin paqe të qëndisë!
Vjen Dizdareviqi në Suedi
Kërcënon se në Jugosllavi
Shqiptarët i pret burgu i zi,
Asqeri serb me tanke në Kosovë,
Shqiptarë t’i vrasë e t’i burgosë!
Emigrantët rrahin në telefon
Ambasadës jugosllave në Stokholm:
Lutemi Dizdareviqit dy fjalë t’i themi,
S’na paska kohë të flasë me emigrant’,
Ky mjeran muxhahedinist e injorant,
Mendon për të shkretët në Bosnjën e mekur,
Serbët ia paskan shkelur me zjarr e me hekur!
Ambasada veç kërcënon me burg,
Emigranti shkurt ia këput:
Ngadalë “vëlla”, mos na u ngut,
Se me injorantë askend s’e mund,
Jugosllavia tashmë ka marrë fund!
Ç’kërcënon shqiptarët, o Dizdareviq,
Bosnjën tënde serbi ta pushtoi,
Bosnja jote thuaj se vdiq!
Bosnja ime e të shkretët,
Luftës suaj me mushka e gomarë
Vetëm serbit i erdhi për të mbarë!
Tash çetnikët të përshëndesin
Se të erdhën komshinj të parë
Bosnjën ta pushtojnë mbarë,
7000 veta për një natë të vrarë.
Ruaju, Dizdareviq i marrë,
Me mafinë serbe u kacafytët,
Bosnja jote në gjak do mbytet!
Me Serbinë ka zënë miqësi,
Na u bë mbretëri me mafinë,
Me Kosovë e Vojvodinë,
Gjaku si lumë po rrjedhë,
I pushtoi, i vu nën zgjedhë!
Pse po heshtni zotërinjt’ maxharë,
Fis me mbretërinë tonë shqiptare,
Vojvodina është hungare -
Serbi s’ka qenë kurrë, fare!
Nuk ka paqe për shqiptarë,
Është
Që pushton e therr me thikë.
Moj Europë e qytetëruar,
E verbuar dhe mashtruar,
Që dëgjon e nuk nxjerr zë,
Kjo Kosova e Ballkanit,
Na u bë Serbi e Sllobodanit!
Nuk ka paqe për Ballkanin,
Luftë të madhe kanë menduar
Në Bosnjë, Kroaci e Kosovë
Çetnikët e stërmallkuar!
Shqiptarët qenkan tolerantë,
Presin ditën në mejdan,
Sllobodanin komandant!
Në Fushë Kosovë shpatën po tregon,
Millosh Kopilin prej varri po e çon.
Kokë e Miloshit nuk u gjetka,
Varri në tokë të shqipeve mbetka!
Shqiptarët me bozhure të Kosovës
Dhe me lule vese të çetnikut
Milosheviqin e kanë mbuluar,
Nga shpirti i Virusit çetnik
Për jetë të jetëve kanë shpëtuar!
(Nga Ditari i Mërgim Vardarit.
Maj 1990, Suedi)