| E diele, 26.01.2014, 05:11 PM |
Kombi kërkon veprim dhe jo
retorika kombëtare shterpë nga politika
Nga Skënder S. Kapiti - Durrës
Ne shqiptarët tashmë jemi të tejngopur nga politika me retorika boshe e bajate për lirine, demokracinë e sidomos për ato patriotike dhe për integrimin, aq sa dhe histornë kërkojnë ta shkruajnë, ta përdorin dhe ta falsifikojnë deri atje sa që politika që merr pushtetin do që të krijojë imazhin se vetëm me të fillon historia kombëtare, madje shkon aq larg sa që dhe kërkon ta korrigjojë dhe politikisht historinë aq sa komunizmi edhe Skënderbeun gati e bëri partizan dhe Partia Demokratike gati e bëri anëtar të saj.
Është bërë zakon trashëgimie ky spekullimi me Heroin kombëtar dhe me figurat historike që politikanët tanë për të fshehur dështimet, korrupsionin dhe tradhëtinë e vet përmëndin dhe mundohen dhe gënjejnë veten se duke përdorur lavdinë e shkuar të përmirësojnë imazhin e vet në opinionin publik. Jemi dëshmitarë se sa shumë e përmëndte ishkryeministri lirinë, drejtësnë, mirëqënien, patriotizmin dhe integrimin po që në fakt veprimet dhe rezultatet tregojnë dështimet më të mëdha të tyre në qeverisjen e PD, se nuk pamë veçse tepër pak si realizime në liri, drejtësi, mirëqëie dhe hiç e aspak patriotizëm dhe integrim po të kundërtën po, atë të tradhëtisë dhe te kundërintegrimit.
Simbolikat kombëtare është e vërtetë se prej tyre dhe buron e nxitet frymëzim po jo vetëm për momentin dhe për mashtrim po më shumë gjithnjë aktualiteti kërkon përkushtim dhe veprim që matet me rezultatin konkret. Ajo që bëri përshtypja ishte se në mbledhjen e dy qeverive në Prizren u duk sikur u evokua ngjarja madhore kombëtare e Lidhjes së Prizrenit, po që akordimi prej qeverive shqiptare i një shume prej 100.000 euro për maternitetin e Preshevës sikur kjo simbolikë e zbehu shumë atë takim, përkundër asaj se dy qeveritë tona heshtën kur në Preshevë një vit më parë u hoq nga Presheva lapidari i UÇPMB-së .
Së dyti, kjo ngjarje, takimi i dy qeverive tona në Prizren u quajt dhe historike, kjo është mirë si fakt vetëm si takim po që nuk përmban aspak thelbin e Lidhjes së Prizrenit, Bashkimin e trojeve shqiptare, po ç’ti themi dhe asaj se ishqeveria dhe ishkryeministri i Shqipërisë S. Berisha e pati quajtur historike dhe vizitën e një delegacioni të minoritetit serb të Kosovës, i cili nuk e pranon akoma shtetin e Kosovës dhe institucionet e tij dhe madje për këto merita si dhe ato për paraprirje te tyre në genocidit serb të Millosheviçit ju akordoi ishpushteti Berisha atyre dhe një ndihmë prej 400 000 eurosh dhe më parë gjatë vizitës po të tij në Kosovë i propozoi kishës serbe, pavarësisht se ajo nuk pranoi, një ndihmë prej 100.000 eurosh për bekimin që ajo u kishte bërë paramilitarëve serbë në genocidin ndaj shqiptarëve, pra 4-5 herë më shumë se dy qeveritë e sotme shqiptare për shqiptarët e Preshevë, e ndërsa Serbia shpenzon qindra miliona euro për serbët e Mitrovicës dhe Greqia miliona e miliona euro për pensionet e minoritarëve grekë në Shqipëri.
Unë këtu e kam parasysh se ne jemi dy shtete të varfëra po që për këtë askush nuk na ka faj prej të huajve se për këto dhe të tjera jemi fajtorë vetë , po dua të them se shtetet dhe fqinjët tanë përveçse retorikave dhe simbolikave kombetare më shumë veprojnë, punojnë e bejnë për shtetin dhe kombin e tyre, dhe jo si politika e pushtetit të Berishës që harxhonte para miliona euro për agjensi të huaja e për lobing e reklama të përmirësim të imazhit të pushtetit të vet dhe për fushatë elektorale dhe nuk ka para për tu dhënë pensionistëve, invalidëve dhe atyre me përkrahje sociale që dhe ato janë tejet minimale dhe as që me to nuk përballojnë ata as minimumin jetik të tyre.
Nga historia e shtetit shqiptar, vështruar hollë e me qetësi, pa eufori po me objektivitet pavarësisht se është e papëlqyeshme nuk kemi parë ndonjë farë preokupimi e interesim serioz ndihme e mbështetje të çështjes kombëtare shqiptare. Politika e Tiranës zyrtare gjithmonë dhe historikisht i ka interesuar vetëm pushteti në atë Shqipëri të gjysmë kombit dhe lënia jashtvëmendjes e interesit kombëtar. Kombin dhe interesimin për të e ka përdorur vetëm si retorikë mashtruese e spekulative që do të thotë se i ka braktisur e madje dhe i ka tradhëtuar e shitur interesat e tyre.
Në këtë shkrim unë nuk po zgjatem për të renditur faktet por po them disa prej tyre.
A nuk të bind për tradhti për mbretin Zog fakti i dhurimit të trojeve të Shqipërisë, shpërndarja e Komitetit të Mrojtjes së Kosovës dhe vrasja e udhëheqësve të Kryengritjes së Përgjithshme të Pavarësisë H.Prishtina dhe të B. Currit, L.Gurakuqit, A. Rustemit etj. për si shpërblim ndaj Serbisë për ndihmën që i dha ajo rikthimit të tij në pushtet, si dhe tradhëtia dhe braktisja e turpshme që i bëri Shqipërisë kur ajo u sulmua nga pushtuesi fashist.
A nuk të bind për tradhëti edhe fakti se PKSH dhe E. Hoxha ishin besnikë të Jugosllavëve dhe pa marrë parasysh krimet e tmerrshme të brigadave partizane jugosllave mbi popullin shqiptar të Kosovës ato u rreshtuan përkrah tyre kundër nacionalistëve shqiptarë si në rastin e kolaboracionit në masakrën e Tivarit ku u ekzekutuan mbi 4.000 kosovarë dhe E. Hoxha viziton dhe Beogradin në vitin 1946 e që gati sa dhe Shqipëria ju aneksua Jugosllavisë. E gjithë politika afro 50 vjeçare e komunizmit në Shqipëri i shëbeu vetëm ideologjisë marksiste dhe pushtetit komunist dhe aspak interesit kombëtar të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Greqi jo se jo, po dhe as popullit e kombit shqiptar në Shqipëri.
Edhe në
se nga goja e ndonjë politikani pushteti kemi dëgjuar ndonjëherë ndonjë frazë
“burrërie” patriotizmi ajo mund t’i ketë rrëshqitur padashje dhe në mënyrë
emocionale ,po më shumë eshtë përmëndur në raste e momente të papërshtatshme
dhe qëllimisht dashakeqësie e tradhëtie finoke po dhe spekullimi për përfitim e
përmirësim imazhi për të fshehur dështimin, humbjen, tradhëtinë dhe
diskreditimin e vet dhe për të mashtruar opinionin për t’i marrë atij votat.
Sidomos më shëmbullori për patriotizëm të rrejshëm është shquar pushteti dhe
politika e PD në këtë periudhë tranzicioni. Do të ishte e mjaftueshme për
mëndjet e pastruara nga qorrollepsja intelektuale dhe nga interesi i ngushtë
vetëm fakte të tilla si shkelja e embargos së naftës për makinën ushtarake të
Serbisë dhe marrëveshja për hapësirën ujore ku Greqisë i dhurohen nga
ishpushteti PD-ist 350 km2 sipërfaqe ujore tona përvëç dhe dhjetra të tjerave
për tu bindur se për çfarë patriotizmi ishte i preokupuar ai ishpushtet.
Unë as nuk po shpik por po them ato që i ka thënë vetë politika kundër njëra- tjetrës po që janë perceptur si të vërteta te opinion se p.sh dihet tradhëtia e E. Toptanit që u dha malazezëve Shkodrën për të qëndruar si pric i Durrësit me rrethinë, dihet H. Qamili kundërshtar i Vidit dhe pro vorioepirotëve që dhe Jugun ishte dakord për t’ua dhënë atyre . Është shkruar e dokumentuar për Vermoshin e Shën Naumin që Zogu ja fali Jugosllavisë dhe iku pa bërë asnjë qëndresë e ja la Shqipërinë Italisë. Dihet për Hoxhën se për pushtet ja fali Kosovën Titos dhe gati dhe Shqipërinë e pati bërë republikë të shtatë të saj dhe po kështu dihet furnizimi dhe shkelja e embargos për Serbinë dhe falja e detit Greqisë që bëri Berisha. Askush nuk është shqetësuar e ngritur zërin për genocidin grek kundër çamëve dhe për trojet e pronat etyre.
Edhe sot Prishtina u lutet serbëve që kthehuni në Kosovë po nuk u thotë shqiptarëve të dëbuar nga regjimi serb një shekullor që të kthehen, dhe po kështu nuk i kërkon Serbisë që të lejojë e të kthehen 25 000 shqiptarët në Preshevë që janë larguar këto vitet e fundit pas çlirmit të Kosovës. Dhe nuk flet as Shqipëria e as Kosova për të drejtat e tyre pasi shqiptarët e Preshevës janë sot komuniteti më i diskriminuar në Europë, po kënaqen se bënë kushedi se çfarë pse u falën atyre 100.000 euro për pajisje të maternitetit, vlerë kjo sa për një makinë joshumëlluksoze.
Që të përmirësohemi kombëtarisht domosdo nuk është mëkat të themi të vërtetën qoftë dhe e hidhur ajo, pasi është shumë e dobishme njohja e saj në favor të përsosjes e realizimeve të objektivave tona kombëtare, të thuash të vërtetën edhe po qe negative nuk po bën antihistorinë ,por ta bësh këtë do të thotë që të kontribuosh që të ndreqesh dhe që gabimet të mos përsëriten më , dhe e vë kështu nën kontroll dhe nën presion poltikën që të matet mirë dhe të mos spekullojë me interesin kombëtar se dhe duhet të përgjigjet e të ndëshkohet për papërgjegjshmëritë që bën.
Po le të shpresojmë se tashmë ato të cilat u shkruan në letër më 11 Janar 2014 në Prizren do t’i përmbushin dy qeveritë tona se ato nuk janë ndonjë gjë kushedi se çfarë për tu bërë, ato nuk “frikësojne” askënd në Ballkan sepse dhe deklarata e kryeministrit të Shqipërisë në atë takim për pandryshueshmërinë e kufijve që do të thotë mosbashkim të shteteve shqiptare është në vazhdën e qëndrimeve historike të politikës së Shqipërisë që s’ka pasur kurrë vizionin dhe stratëgjinë e bashkimit kombëtar, dhe asnjëherë te vetme politika zyrtare e Tiranës kurrë nuk është shprehur për bashkimin e kombit, ndoshta e them dhe me padëshirueshmëri se po ta deklaronin bashkimin mund të akuzoheshin nga Beogradi si irredentistë dhe si “tradhëtarë” të Serbisë.
Ky takim në Prizren dhe marrëveshjet për të përmirësuar marrdhëniet mes dy shteteve shqiptare janë në nivel më të ulët se ato që kanë mes tyre shtetet dhe kombet e ndryshme në BE, dhe nëqoftëse ne presim që integrimin dhe bashkimin kombëtar ta realizojmë pasi të integrohemi në BE, kjo përbën mjerim, dështim, dhe asgjë patriotike dhe kombëtare për tu krenuar po vetëm konformizëm, padenjësi dhe pranim të marrësh vetëm se ç’të japin të tjerët.
Edhe ky integrimi i yni në BE nuk po e dimë se kur mund të vijë, se kjo vonesa jonë nuk po ka kufi, po mund të mos ndodhë dhe asnjëherë se edhe BE ku i dihet se edhe mund të shpërbëhet se një gjë e tillë edhe ka dhënë shenjat e veta jo rrallë herë, qoftë si opinione dipllomatike, deklarata politike e qeveritarësh si skepticizëm, si shenja dhe kriza ekonomike, financiare dhe pakënaqësie etj. dhe historia ka treguar se edhe perandori të fuqishme disa shekullore janë çintegruar ashtu siç dhe ndodhi me perandorinë e pamatë sovjetike që më shumë çuditi se si ra se sa si u krijua. Gjithçka ndodh në shoqërintë dhe në shoqërinë globale po ne duhet të shohim së pari se çfarë bëjmë ne pë vete dhe jo të presim se çfarë vetëm të lypim dhe të marrim prej të tjerëve si lëmoshë. Madje është për t’u habitur se në disa raste politika dhe diplomacia e disa vëndeve mike të shqiptarëve për çështjen tonë kombëtare dhe në favor të saj ka qenë më e avancuar se ajo e politikës së Tiranës që gjatë krizës kosovare për Kosovën kërkonin më shumë se sa ishministri i jashtëm i asaj kohe P. Milo dhe më shumë se sa edhe ishministri tjetër B. Mustafaj që kërkonte një lloj autonomie maskuar pas Pavarësisë së Kushtëzuar propozuar prej tij, madje ambasadori britanik në Beograd para ca ditëh shprehu dhe atë se duhen edhe të bashkohen Shqiëria me Kosovën.
Ato se çfarë u nënshkruan në Prizren mes dy qeverive tona nuk kërkojnë kushedi se çfarë përkushtimi e sakrifica të mëdha për t’i realizuar, pasi rrugën e kanë hapur sakrifica, gjaku dhe mundi i mijra shqiptarëve e patriotëve të vërtetë, po që as ata dhe as trashëgimtarët e tyre dhe të rilindasve nuk po i shohim gjëkundi tani, se edhe tani ata duhen, dhe nuk duhet që ata të jenë përjashtuar dhe të braktisen e të dëbohen nga politika ,pushteti, administrat e qeverisja e dy vëndeve.