| E shtune, 25.01.2014, 05:57 PM |
Vdekja e Presidentit - akt i
krijimit
Në të vërtetë AY kurr nuk kishte lënë edhe kur ne kujtuam...ne kemi mbetë në këkrim të Lutjes për njeriun që na bëri bashkë të gjithë dhe kështu bashkërisht të besojmë në Liri, në Dashuri ndaj atdheut e ndaj Zotit...
Shkruan: Bekim Toçani
Tetë vjet më parë Presidenti Ibrahim Rugova u largua nga ne. Heshtur dhe me dinjitetin e burrshtetasit dhe intelektualit të papërsëritshëm.
Vdekja e hershme, ato ditë të ftohta janari, erdhi si një tjetër vetsakrifikim i tij për ta bërë lirinë dhe pavarësinë e Dardanisë.
Një rrugëtim bëri AY, një ecje Biblike drejt lirisë, por që u mbyll herët dhe tepër dhembshëm për një gjysmë kombi që po vuante edhe pastaj...
Ai shkoi pa na pyetur, Zoti na e mori sepse siç dukej po ia bënim si Krishtit...A thua o Zot a vumë në një kryq të cilin do ta bartim me shekuj ne, të gjithë pa përjashtim, sot e edhe nesër...krejt përderisa të mos i zhveshim ata që e kanë privatizuar Lirinë dhe Ardhmërinë e shqiptarëve në Kosovë, duke u thirrë në luftën që e paskan bërë dhe prandaj liria dhe zhvatja e shtetit mbetet vetëm privilegj i tyre!
”Nuk vdiç bir, e vramë”, më pat thanë Baba im në mbrëmjen e 21 janarit 2006…Mëdyshja mbet: E vramë Mbretin a e vranë…apo e VRAMË bashkë me miqt…!?
Dua të besojë se dr. Rugovën e KRYQËZUAM sepse edhe po deshtëm a deshtën; Nuk vritet Engjëlli i krijimit…
Presidenti Ibrahim Rugova bëri më shumë: Na e riktheu besimin në fuqinë tonë njerëzore, kreative, intelektuale e kombëtare.
…ata rreshta të gjatë që nuk ngrinin dot edhe nën minus 21 gradë ishin fryma e shqiptarëve të përvuajtur të Kosovës nën ethe e pritje se çfarë do të ndodhte pas Tij…Një pikturë e gjallë e përkuljes dhe nderimit për Presidentin do të bëhet bebza e syrit tim e të qindar mijëra qytetarëve…
AY do të rikthehet…Sikur Shpëtimtar, ai po kthehet...e duan a jo antinjerëz që mbajnë për zemër ende edhe sot e kësaj dite portrete makabre të Enver Hoxhës, Stalinit, Leninit...
Në fakt, ai vetëm po rithehet aty ku gjeneza e lirisë nisi por po vuanë e atdheut po i dhemb sa s’bëhet më!
Sot kur Kosova pikon lotë e gjak nga krimi e korrupcioni, e shteti vuanë nga djaj të kuq me duar përlyer me gjak të pafajshëm…sot kur kasta e kriminelëve kalëron qeverisë e parlamentit dhe institucioneve të brishta e të prishta nga lakej e hijena që zhvatin shqiptarin në secilën mënyrë e formë të mundshme…sot kur IKJA nga atdheu është shndërrue në lajtmotiv që vret 24 orë pandalshëm vendlindjen se s’ka dritë në tunelin që na e gatuan “Komandantët çlirimtarë”…Soji i keq që koketon me vrasësit e shqiptarëve, dialogon e bën koncesione, pa kërkuar që të tillët, ti kërkojnë falje shqiptarëve të Kosovës për dhjeta mija viktimat e pafajshme, për mija të zhdukurit, për mbi 20 mijë nana shqiptare e femra të dhunuara...të kërkojnë falje për helmimin e tokës dardane!
...dhe mallkimi i nanave që humbën bijt e bijat, i grave që ua vranë burrat edhe gjatë e pas luftës, mallkimi i heshtur i fëmijëve që këkrojnë së paku eshtrat e etërve dhe mallkimi i brezave që nuk e mësuan dot atdhedashurinë nga Qeveritarët e sotëm po vazhdon...po klitthë aq shumë zë i heronjëve dhe vaj i shqiptarëve që i besuan Lirisë, asaj që e nisi, e ideoi dhe na e la amanet Presidenti Rugova.
Presidenti po kthehet…
Shqiptarët e Kosovës, veprimtarët e devotshëm të LDK-së nuk do kanë më pse të zgjedhin në mes të një ish Presidenti dhe një pretendenti për kryeministër...këta njerëz mjeranë që po e mbajnë peng jo vetëm partinë e parë antikomuniste shqiptare. Ky soj njerëzish të shpenzuar tejmase me inate e interesa klanore dhe kurr atdhetare, po mbajnë peng lirinë dhe ardhmërinë e Kosovës.
Duke shfaqur ambicjet e sëmura karrieriste, duke përqarë Rugovistët e vjetër e të rinj, soji i TË RICIKLUARVE, janë shndërrue në Demonë e Lugetër...
AY po kthehet, deshti ose jo edhe kjo kastë njerëzish të sëmurë e me biografi të dyshimta...Përderisa këta njerëz ende heshtin për vrasjet politike, duke pasur njohuri se kush mund ti ketë bërë dhe me urdhër të kujt, përderisa nuk flasin për lojërat e ndyta që bënë edhe sa ishte dr. Rugova gjallë...përderisa e kanë gojën plot Rugovë e nga ana tjetër mbysin filozofinë e tij politike të bashkimit të të gjithë njerëzve të LDK-së...ko soj miopësh po plagosë përditë edhe Lirinë e edhe Rugovistët...
Akti i krijimit po ndodhë...Ai po vjen sërish...Nëse vdekja ishte si ajo e 26 janarit 2006, atëherë fryma e Shpëtimtarit po ndihet aq thellësisht...se kush do të do të bëhet dishepull i Hyjit mbet mister i shenjt...
Në të vërtetë AY kurr nuk kishte lënë edhe kur ne kujtuam...ne kemi mbetë në këkrim të Lutjes për njeriun që na bëri bashkë të gjithë dhe kështu bashkërisht të besojmë në Liri, në Dashuri ndaj atdheut e ndaj Zotit...