| E diele, 26.01.2014, 05:23 PM |
Mashtruesi
TARTUFI, HARPAGONI DHE JAGO, E VENDOSIN NË KRYE TË VENDIT, “Mashtruesin” e Shpend Topollajt.
Nga Kadri Tarelli
E kam lexuar dhe rilexuar disa herë librin “Mashtruesi”, të shkrimtarit të mirënjohur durrsak, Shpend Topollaj. Them e kam rilexuar sepse vazhdimisht më qëndrojnë parasysh të gjtiha veprimet e “heroit” dhe pyes: Si është e mundur të ngjasin këto gjëra në mjedisin familjar e shoqëror, në ditët e sotme, që me mendjelehtësi ne e quajmë “moderne”? Ç`moderne zeza! Do të shprehet ndonjë njeri serioz, që s`pra ua ka besën këtyre llafeve të reja!? Ja që kështu ka ndodhur dhe po ndodh në dritë të diellit. Shkrimtari veçse i ka letarizuar ngjarjet dhe personazhin, i cili gjallon mes nesh, me të gjitha veset më të ndyra.
Përmenda
fjalën mendjelehtësi, pasi veprimet e shëmtuara nuk kanë lindur sot, madje
duhet thënë, nuk kanë vdekur dje apo kohë më parë, sepse e gjithë historia
njerëzore është e mbushur me përplasjen dhe luftën mes të mirës dhe të keqes.
Nuk e kam fjalën për nocionin filozofik të “Luftës të të kundërtave”. Me këtë
le të merren filozofët, sepse ata qëndrojnë lart e flasin me perënditë. Le që
ç`them edhe unë, ata janë marrë që në lashtësi, e kanë njohur, studjuar,
përgjithësuar dhe porositur hallkun për t`i hapur sytë, që mos bien pre e
mashtruesve.
Çudi, kur
është puna për të damkosur të keqen fjalët vijë lumë. Jam i bindur, se po të
bisedosh me Shpendin, atin e “Mashtruesit”, do të thotë se, romani është pak
për të pasqyruar të gjitha zullumet e një njeriu faqezi, i cili i ka të gjitha
vëset: është hajdut, aq sa vjedh edhe libra, përvetëson dhe shet pakot e
dërguara për muzukantët, të cilët janë edhe shokët e tij, fut në xhep fondet e
ndihmës nga shoqat patriotike, etj, etj. Është koprac, për qamet nuk nxjerr lek
nga xhepi, veç si tespije
Ka një meritë të madhe autori, se të gjitha ndodhitë i vendos në mjedis të vërtetë dhe nuk ka asgjë të zmadhuar, madje i vjen keq po t`i thuash se e ke tepruar. Ky merak tretet si vesa e mëngjezit, pasi shumë nga pesonazhet që e kanë pësuar, janë me ermrin dhe mbiemrin e vërtetë, gjë që e bën librin jo vetë më interesant, por edhe të besueshëm. Në një farë mënyre ky libër, më së shumti, paraqet shoqërinë shqiptare në këto njëzet vitet pas diktaturës, që rëndom i quajmë vitet e tranzicionit, të cilat nuk paskan të sosur e s`po i duket fundi. Është një lloj kronike e jetës dhe veprimtarive në qytetin e Durrësit, e ndërthurrur me ngjarjet e mbarë vendit, ku regëtin nervi për liri dhe jetë më të mire. Njëkohësisht zhgënjimi për paaftësinë e shtëtit dhe shoqërisë për t`i bërë ballë shpërthimit të dukurive të shëmtuara (dikush i quan negative), të panjohura më parë, ose më mirë të themi, të heshtura apo të tulatura, jo nga turpi dhe nderi, por nga frika e ndëshkimit.
Duke lexuar librin “Mashtruesi”, që të përcëllon në dorë e të bën të dridhesh, themi: O zot! Ku paskan qënë të gjithë këta njerëz hileqarë dhe plot vese! Si nuk i kemi pikasur më parë! Nga na mbinë këta, që s`njohin as turp e as frikë! Dhe gjithkush nga ne, bashkë me habinë dhe çoroditjen, shtron pyetjen: Vallë kaq e molepsur paska qënë shoqëria jonë? Përgjigjen e gjen në ato të thëna pa shumë kthesa e lale-lule, që autori i qëmton me mjeshtëri, dhe godet me lezet: “Vetëm kur i provojmë vetë mbi kurriz, besojmë”. Është një tjetër meritë e autorit që na shtyn drejt një përfundimi me llogjike të ftohtë: shoqëria jonë e mbyllur u hap, ndyrësitë dolën e qelbën dynjanë. Dhe të gjitha këto kanë edhe “heronjtë” e tyre, ku në krye qëndron Edon Leku.
Dikush, duke u nisur nga titulli shkrimit, do të thotë: Si shumë lart paske qëlluar, që e ve në krye të vendit “Mashtruesin”, duke i zbritur më poshtë ikonat botërore të veseve, Tartufin, Harpagonin dhe Jagon. Mbase kanë të drejtë. Le ta gjykojmë së bashku:
Tartufi, simboli i hipokrizisë, bënte çbënte në paudhësitë e tij, në një farë mënyre mundohej t`i fshihej syrit të shoqërisë, me një fjalë i druhej opinionit dhe turpit. Ndërsa Edoni ynë as që çan kokën se ç`thonë të tjerët, aq sa bëhet edhe qesharak kur të birit, djalit të vogël i merr flokët dy herë, si nga Françesko Bruneti dhe nga Kapidani i Mirditës, vetëm për të fituar 100.$. Por më shumë “Mashtruesi” ynë kënaqet e ngazëllehet, kur shikon viktimat që zemërohen e vuajnë, siç është Fatjoni dhe Aneta. Ndjejmë keqardhej kur mësojmë se Edoni veset e ndyra ia përcjell edhe të birit, i cili thotë: “Unë s`pyes për babanë tim, do më bëhet vonë për ty”. Epo, “Bëmë baba të të ngjaj”.
Harpagoni,
kurnaci monument, nuk çfaqet kaq hapur, madje nuk dëmton njeri. Kursen dhe
fsheh atë që e ka fituar. Ndërsa “Mashtruesi” i Shpendit shkon më tej, veç
koprac, nuk njeh kufi në etjen për të fituar e vënë pasuri, nuk kursen të
njohur e të panjohur. Boll të ndjejë erën e lekut dhe turret. Mashtron kë të
mundet. Ai shkon aq larg sa shkel edhe mbi gjakun e viktimave të rastësishme
siç është Rudini. Besmirit i dhemb shpirti dhe thot: “Sa i hidhur që duhet të
jetë…”. Ç`është më keq akoma, Edoni, jo vetëm që nuk fshihet dhe nuk mbulon
veprën e tij, por mburret duke thënë: “Jeta lojë është, por ti s`ke dashur ta
kuptosh. Ai që luan lojë të ndershme, është i destinuar të humbasë. Unë të kam
dalë borxhit, duke ta përsëritur me dhjetra herë këtë sekret të vjetër sa
bota”. Me këto fjalë libri arrin pikën e valimit. Ndërsa Salusti thotë:
“Kopracia zhduk besnikërinë, ndershmërinë dhe gjithë virtytet e tjera”.
Jago,
kryetrimi i intrigës, mendon dhe punon heshtur e ngadalë, gjersa e dërmon
viktimën, por asnjëherë nuk
Nuk di sa
i saktë jam në një gjetje, kur arrij në fund të leximit: Shpendi e ka kursyer
“Edonin” nga dy të “merita” të tjera: Hakmarrja e Hamletit dhe xhelozia e
Otellos, të cilat janë virtyt i njeriut të ndershëm me shpirt fisnik.
Sa për xhelozinë e Otellos, as që bëhet fjalë. As mund të mendohet edhe ajo traditë e nderit të gruas në familjen shqiptare. Pranon e fut në shtëpi një të huaj. E le gruan vetëm me italianin në shtëpi, ndërsa vetë ikën që pagdhirë. Luan rolin e viktimës që i nëpërkëmbet nderi nga Dredhëza, ha një të rrahur të mirë, e më pastaj i fal “mëkatin”, sikur s`ka ndodhur gjë.
Libri “Mashtruesi”, në një pikë ngjan me të gjitha veprat e shkruara nga Shpend Topollaj: Lidhja gërshet e të tashmes me lashtësinë, të cilën autori e njeh dhe e përdor me mjeshtëri. Janë të pafund citimet e dijetarëve të shquar, që në vetevete përbëjnë vlerë të shtuar. Me shumë finesë konflikti dhe dialogu ngërthehet magjishëm nga e sotmja e zakonshme tek antikja e ndritur. Çdo lexues këtu ka ç`të mësojë, për t`u bërë më i ditur.
Shumë konflikt ka në roman, mes Edonit dhe Besmirit, madje edhe në çstet e bukura e të gëzueshme. Në fakt, Besmiri është vetëm qendra ku mblidhen e rrëfehen, ndërsa konflikti është më i gjërë. Ai është me të gjithë, mjafton të çelë sytë paraja. Cili u njoh me Edonin dhe nuk u mashtrua!?
Në përfundim, një pyetje qëndron pezull për lexuesin: A do të bëhet “Mashtruesi” i Shpend Topollajt, simbol i mashtrimit njerëzor? E them këtë, pasi në Durrës, ku libri ka bërë jehonë dhe është lexuar nga një pjesë e mirë e durrsakve, fjala “mashtrues” ka hyrë në fjalor dhe përdoret nga intelektualët, ndërsa masivisht jo. Atherë i çelet shtegu pyetjes: si mund?
Mendoj se kam një përgjigje, pa u nisur nga zanati i mësuesis. Vështirë të arrihet kjo, pa u futur në tempullin e fjalës, në teatër, apo kinematografi. Unë nisem nga magjia e tyre në përgjithësimin e personazheve, për t`u bërë pronë e publikut të gjërë. Të gjithë heronjtë, pozitiv apo negativ, simbole të njerëzimit të gdhendura në art, që nga lashtësia e deri sot, të njohur e të famshëm i ka bërë teatri dhe ekrani. Gjithsesi, kam përshtypjen se do të rrjedhë edhe mjaft kohë.
Çudi, si ky roman me kaq vlera, i ka shpëtuar penës së dramaturgëve për ta vënë në skenë. Do t`i bënte nder gjithkujt.
Urime Shpend Topollaj! Ke krijuar një “Mashtrues”, model të së keqes.