| E diele, 01.06.2008, 10:36 PM |
GJAKDERDHJA NDËRSHQIPTARE NË „MAQEDONI“ DËSHMOI DEVIZËN ARMIKE „ PËRÇAJ E SUNDO“!
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të gjitha strukturat e tij, shumë ashpër e dënon gjakderdhjen ndërshqiptare, të cilën e kanë nxitur segmentet antishiptare sllavo-maqedonase, që iu ka interesuar dhe iu intereson që kombësisë shqiptare nën „Maqedoni“, para opinionit ndërkombëtar ta paraqesin si „dele e zezë“ e Ballkanit.
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) apeloi që shqiptaret të mos vriteshin për pushtet pa shtet, kur këtë pushtet dhe shtet (arrën dhe çekanin) e kanë pushtuesit e kolonizatorët sllavo-maqedonas, por për fatin tonë të keq, ky apel ra nën veshë të shurdhët, sepse dy forcave kryesore politike: PDSH ( Partia Demoktratike Shqiptare) e kryesuar nga Z. Menduh THAÇI, dhe BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) e kryesuar nga Z. Ali AHMETI, të cilëve iu janë terruar sytë nga etja për „ pushtet“ dhe kolaborim me pushtuesit sllavo-maqedonas të trojeve shqiptare, për të cilat synime bëhen masha, PDSH e VMRO-DPMN dhe BDI e LSDM-së.
Turp dhe haram iu qoftë djersa dhe gjaku i popullit !
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) kërkon që pupulli shqiptar nën “ Maqedoni” (ILIRIDË) t’i bojkotojë zgjedhjet e radhës, të cilat pushtuesi sllavo-maqedonas do t’i përserisi në zonat shqiptare të ILIRIDËS.
Zëdhënësi Politik i FBKSH,
Gafurr ADILI.
Tiranë, 01.06.2008.