Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Zgjohu Skënderbe!

| E merkure, 22.01.2014, 08:33 PM |


AGIM GASHI

 

ZGJOHU SKËNDERBE!

 

O Ti mbreti i shqiptarëve,

O Legjendari Skëndërbe,

A ke ndie në botë t´amshueshme,

Përsëri n´robëri i shtrenjti atdhe?

 

Sot n´këtë tokë poshtrisht ulërijnë,

karpatjanë e muxhahedinë,

Me i shporrë këto hijena,

Atdhe e popull të kërkon ndihmë.

 

Na e rrënuen bustin e Nënë Terezës,

Duan me të rrënue Ty e Ibrahim Rugovën,

Zgjohu o i Madhi Skënderbe,

Na e shpëto Shqipërinë, Na e shpëto Kosovën.´

 

Se ky popull i shkretë ka mbetë,

Nuk ka shtet e nuk ka ligje,

Vuejnë nga bandat liqej e detna,

Vuejnë fusha, male e brigje.

 

Zgjohu, zgjohu Skënderbe,

Zgjoje edhe Ibrahim Rugovën,

Zgjoji dëshmorët edhe njëherë,

Adem Jasharin ta shpëtojë Kosovën.

 

Zgjoje Isën e Idriz Seferin.

Zgjoje Shotën bashkë me Norën,

Zgjoje atë Nanë Terezën,

Atdheut njëherë t’i vejmë kurorën.

 

N´këtë janar kur zemra e kombit,

Tue ju kujtue flak po ndrit,

Zgjohu Jusf, Bardhosh e Kadri,

Ti Rexhep e ti Nuhi.

 

Zgjohuni e ndalnie vajin,

Që nji komb po qan me lot,

Se ky popull do liri,

E nesërmja s’pritet, po duhet sot.

 

Ju dëshmorë jeni liria,

U bëtë dhe n’fronte e kufi,

Të vdekur janë t’gjallët e atdheut,

E Arbëria kërkon liri.

 

Zgjohu pra, o Skënderbe,

Me brigadat plot dëshmorë,

Po shesin dheun edhe ujin,

Para botës na bënë hor.

 

Eja pra mos u vono,

Ta shpëtojmë çka mund t’shpëtohet,

Si një popull plot kulturë,

Me krenari botës ‘i shkohet.

 

19.01.2014 Düren